• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
28 Prill, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor
0
NDARJET
4
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Milutin L. Cerović / aktuelno.me

Toponimia, ose shkenca e emrave të vendeve, nuk është vetëm një disiplinë e thjesht gjuhësore -është njëkohësisht edhe çelësi për të kuptuar historinë, vazhdimësinë dhe identitetin e një hapësire. Ballkani Perëndimor, një hapësirë ku janë ndërruar qytetërimet, ka lënë pas një rrjet të shtresëzuar emrash: nga ato proto-indoevropiane, ilire dhe trake, tek ato greke dhe romake, e deri tek ato sllave dhe më të vonshme. Emrat e lumenjve, maleve dhe qyteteve ruajnë në vetvete gjurmë të së kaluarës më të vjetër se dy mijë e pesëqind vjet.]

Megjithatë, ajo që befason është se shumë prej këtyre emrave largohen sistematikisht jashtë kujtesës publike. Ndërsa disa përpiqen të përvetësojnë titullin e “më të vjetërve”, e vërteta reale tregon se rrënjët më të thella të toponimisë në Ballkan janë shumë më të ndërlikuara dhe shumë më të vjetra sesa duan të pranojnë mitologjitë zyrtare.

Shtresat më të vjetra

Emrat më të vjetër të hapësirës lidhen me njësitë natyrore – lumenjtë dhe malet. Këto nuk janë rastësi: hidronimet dhe oronimet mbijetojnë për mijëra vjet, sepse popujt që vijnë rrallë i ndryshojnë emrat e lumenjve të mëdhenj dhe vargmaleve. Kështu gjejmë rrënjë proto-indoevropiane tek emrat si:

Tara – lumë dhe mal, i lidhur me rrënjën indoevropiane tar- (rrjedhë, kalim).

Drinus (Drina) – një nga emrat më të vjetër në Ballkan.

Bathinus (Bosnja) – hidronim me prejardhje proto-indoevropiane.

Morava – emër lumi, i lidhur me konceptin “det, ujë”.

Shtresa ilire

Me shfaqjen e ilirëve, nga viti 1200 p.e.s. deri në pushtimin romak, zhvillohet një rrjet i qendrave të para urbane. Toponimet më të njohura të asaj kohe janë:

Scodra (Shkodra) – kryeqyteti i mbretërisë ilire.

Narona – qytet pranë Metkoviqit të sotëm.

Neretva (Narenta, Naroenta) – hidronim ilir.

Zenta (Zeta) – lumë dhe rajon në Mal të Zi.

Dardania – rajon i Kosovës dhe i një zone më të gjerë.

Shtresat greko-romake

Me ardhjen e grekëve dhe romakëve, emrat ilirë në përgjithësi u përvetësuan, por u krijuan edhe rinj:

Naissus (Nishi) – qytet kelto-ilir.

Dyrrachium (Durrësi) – port kyç.

Aspalathos / Spalatum (Spliti) – emër nga shtresa greko-latine.

Epidaurum (Cavtati) dhe Doclea (Dukla) – qendra urbane në Malin e Zi dhe Dalmacinë e sotme.

Shtresa sllave

Me ardhjen e sllavëve në shekujt VI-VII shfaqen emra të rinj, kryesisht të tipit përshkrues:

Kosova – “tokë e kosëve (zogjve)”.

Toplica – “ujë i ngrohtë”.

Bijello Pole, Crna Gora [Mali i Zi] – emra përshkrues.

Këta emra lidhen me emra më të vjetër, por rrallë i zëvendësojnë hidronimet dhe emrat e maleve, gjë që dëshmon për një vazhdimësi të thellë.

Përfundim

Nga analiza e toponimeve të Ballkanit Perëndimor shihet qartë se vazhdimësia historike është shumë më e vjetër dhe më e ndërlikuar sesa pretendojnë sot mitet politike. Emrat më të vjetër – Tara, Drina, Bosna, Morava, Neretva – rrjedhin nga shtresa proto-indoevropiane dhe ilire. Qendrat më të vjetra urbane – Shkodra, Narona, Nishi dhe Dukla – kanë formësuar këtë hapësirë shumë përpara se sllavët të shfaqeshin në burimet e shkruara.

Këto fakte rrëzojnë iluzionin për “popullin më të vjetër në Ballkan” që është imponuar prej dekadash. Befasia më e madhe nuk janë Crna Gora [Mali i Zi] dhe toponimet e saj shumë të lashta, por mbi të gjitha Shqipëria dhe pjesërisht Kosova, ku shihet qartë një vazhdimësi emrash që nuk ka asnjë lidhje me identitetin serb.

Madje tregohet se Nishi është një toponim më i vjetër dhe më i rëndësishëm se Beogradi, i cili në kohët antike nuk përmendet fare.

Ky tekst, pra, ka qëllim të dyfishtë:

1. T’u tregojë gënjeshtarëve famëkeq të cilët gjatë gjithë shekujve XX dhe XXI përsërisin me këmbëngulje mitet e tyre se sa të zbrazëta janë këto rrëfime.

2. Ndërsa për ne të shërbejë si kënaqësi dhe si konfirmim se ajo që kemi ditur dhe kemi parandier, sot po merr edhe mbështetje shkencore.

Toponimet nuk gënjejnë. Janë dëshmitarë të përjetshëm të historisë. Dhe, kur lexohen me kujdes, të gjitha maskat bien përfundimisht. (Telegrafi)

Etiketa: ballkanCerovićgenjejnegjysmeserbetshekulltoponime
Shkrimi Mëparshëm

Hapet Muzeu Arkeologjik në Durrës, pjesëmarrës Rama dhe Gonzato

Shkrimi Vijues

Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

Shkrimi Vijues
Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
PELASGICA nga Iakovos Thomopoulos: Riformatimi i historisë dhe “çelësi” shqip i saj

PELASGICA nga Iakovos Thomopoulos: Riformatimi i historisë dhe “çelësi” shqip i saj

28 Prill, 2026
Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

28 Prill, 2026
Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor

Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor

28 Prill, 2026
Hapet Muzeu Arkeologjik në Durrës, pjesëmarrës Rama dhe Gonzato

Hapet Muzeu Arkeologjik në Durrës, pjesëmarrës Rama dhe Gonzato

28 Prill, 2026
PELASGICA nga Iakovos Thomopoulos: Riformatimi i historisë dhe “çelësi” shqip i saj

PELASGICA nga Iakovos Thomopoulos: Riformatimi i historisë dhe “çelësi” shqip i saj

28 Prill, 2026
Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

28 Prill, 2026
Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor

Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor

28 Prill, 2026
Hapet Muzeu Arkeologjik në Durrës, pjesëmarrës Rama dhe Gonzato

Hapet Muzeu Arkeologjik në Durrës, pjesëmarrës Rama dhe Gonzato

28 Prill, 2026
Sir Arthur Evans: Ilirët dhe Epirotët, një gjak: Mbretëritë autoktone përballë paragjykimit dhe pushtimit romak

Sir Arthur Evans: Ilirët dhe Epirotët, një gjak: Mbretëritë autoktone përballë paragjykimit dhe pushtimit romak

27 Prill, 2026
Harry Mountain: Gjurmët Ilire në ishujt Britanikë: Një perspektivë e re mbi migrimet e lashta

Harry Mountain: Gjurmët Ilire në ishujt Britanikë: Një perspektivë e re mbi migrimet e lashta

27 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist