• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

13-vjetori i Marrëveshjes së Brukselit, Vuçiq: Shqiptarët s’deshën paqe – duan vetëm që ta njohim Kosovën

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
18 Prill, 2026
Në Aktualitet, Politika, Rajoni
0
13-vjetori i Marrëveshjes së Brukselit, Vuçiq: Shqiptarët s’deshën paqe – duan vetëm që ta njohim Kosovën
0
NDARJET
9
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot, me rastin e 13-vjetorit të Marrëveshjes së Brukselit, se kjo periudhë është shënuar me “gënjeshtra” dhe vlerësoi se Kosova nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që parashihet me atë marrëveshje.

Në një intervistë për “Kosovo Online”, siç ka raportuar ky portal, Vuçiq tha se edhe në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes, sikurse edhe sot, ishte i përqendruar kah e ardhmja, dëshironte marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe besonte se qëllimi i tyre i vetëm “nuk ishte vetëm t’i dëbojnë serbët, por se dëshironin paqe dhe stabilitet”.

Ai shtoi se ishte mashtruar, duke thënë se këtë “nuk e dëshironin as ata, e aq më pak ata që e detyronin Beogradin për gjithçka”.

Vuçiq tha gjithashtu se e ka “turp” që gjashtë nga dhjetë pikat e Marrëveshjes së Brukselit, që kanë të bëjnë me themelimin e AKS-së, nuk janë përmbushur, duke shtuar se mendon se turpi nuk është i tij, “por i atyre që e garantuan këtë – Bashkimit Evropian”, duke konstatuar se kanë kaluar 13 vjet gënjeshtrash.

“Mbajtëm, nuk do ta besoni, 245 takime në procesin e dialogut, 38 në nivelin më të lartë, Zoti e di sa ditë e net gjithsej, Zoti e di sa takime shumëpalëshe në margjinat e Bashkësisë Politike Evropiane dhe shumë organizatave e institucioneve të tjera. Dhe gjithmonë ka ekzistuar vetëm një dëshirë – si, dhe në çfarë mënyre t’i detyrojnë serbët ta pranojnë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.

Presidenti serb vlerësoi se të gjitha këto janë “lojëra dhe lojëra të vogla”, ndërsa qëllimi është vetëm një – që Serbia “de jure”, e në fund edhe “de fakto”, ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Shtoi se është i bindur se Kosova nuk do ta themelojë AKS-në, duke pretenduar se tani pret që disa “gjysmëmiq” ta thërrasin në takime të përbashkëta me propozimin që të mos jetë AKS, por diçka e ngjashme, dhe përsëri brenda sistemit të Kosovës.

“Kjo është ideja e tyre e radhës. Thelbi është se ata e kanë shterur pusin dhe rezervuarin e gënjeshtrave të tyre dhe kjo nuk kalon më askund. E vetmja mënyrë si mund të bisedojnë tani është – ‘duhet ta bëni këtë, përndryshe sanksionet do të jenë të tilla’”, tha Vuçiq.

Ai porositi se pavarësisht presioneve, Serbia nuk do ta pranojë dhe njohë pavarësinë e Kosovës dhe se “nuk ka qeveri që mund ta bëjë këtë në të ardhmen”.

“Ai 19 prill i vitit 2013 nuk ishte ditë e lehtë për ne. Ishte ditë e mbushur me kompromise në kushte pothuajse të pamundura. Lehtë është të bëhesh gjeneral pas betejës, por arritëm diçka që garantonte të drejtat elementare të popullit tonë në Kosovë e Metohi, mbijetesën në Kosovë e Metohi, e nuk e pranonte pavarësinë apo shtetësinë e Kosovës”, tha ai.

Vuçiqi shtoi se personalisht nuk e kishte nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, por se e dinte që ajo ishte “e keqja më e vogël që në atë moment mund ta merrnim”.

Më 19 prill, 2013, u arrit marrëveshja e parë e parimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, në atë kohë kryeministër i Kosovës dhe Ivica Daçiq firmosën ujdinë 15 pikëshe, që synonte normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. /klankosova

Etiketa: brukselitkosovemarreveshjapaqevucic
Shkrimi Mëparshëm

Historia e vërtetë e trungut familjar të Vëllezërve Frashëri!

Shkrimi Vijues

Në kurthin e Serbisë: Kur Aristidh Kola çirrte maskën propagandistike të “vëllazërisë greko-serbe”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Në kurthin e Serbisë: Kur Aristidh Kola çirrte maskën propagandistike të “vëllazërisë greko-serbe”

Në kurthin e Serbisë: Kur Aristidh Kola çirrte maskën propagandistike të “vëllazërisë greko-serbe”

18 Prill, 2026
13-vjetori i Marrëveshjes së Brukselit, Vuçiq: Shqiptarët s’deshën paqe – duan vetëm që ta njohim Kosovën

13-vjetori i Marrëveshjes së Brukselit, Vuçiq: Shqiptarët s’deshën paqe – duan vetëm që ta njohim Kosovën

18 Prill, 2026
Historia e vërtetë e trungut familjar të Vëllezërve Frashëri!

Historia e vërtetë e trungut familjar të Vëllezërve Frashëri!

18 Prill, 2026
Zbulohet fasada e Muzeut Historik Kombëtar pas restaurimit të plotë

Edouard Dentu dhe “grekët në të gjitha epokat”: sa prej asaj që dimë për antikitetin është histori, dhe sa është montim kulturor?

Edouard Dentu dhe “grekët në të gjitha epokat”: sa prej asaj që dimë për antikitetin është histori, dhe sa është montim kulturor?

18 Prill, 2026
Çami i madh i historisë, Dhimitër Karatasho: Identiteti shqiptar i “Gjeneralit të Maqedonisë” që nuk u tjetërsua kurrë

Çami i madh i historisë, Dhimitër Karatasho: Identiteti shqiptar i “Gjeneralit të Maqedonisë” që nuk u tjetërsua kurrë

17 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist