E enjte, 23 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

76 vjet më parë, u konkretizua me gjuhën e armëve Rezistenca Antikomuniste e Koplikut

25 Janar, 2021
Në Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

76 vjet më parë, pranë Urës së Rrjollit, u zhvillua njëra nga betejat më të rëndësishme të kryengritjes antikomuniste të Koplikut, qëndresa e parë e armatosur në Shqipëri dhe e para revoltë antikomuniste në vendet që sapo kishin rënë nën thundrën e diktaturës bolshevike.

Rezistenca e Koplikut, edhe pse shpërtheu para kohe dhe nuk arriti të sinkronizohej me qëndresën e Dukagjinit, Shkodrës, zonave të tjera të Malësisë së Madhe, Mirditës dhe të gjitha krahinave të tjera të veriut të vendit, pati një jehonë të gjerë kombëtare, dhe i dha mesazhin klikës që sapo kishte marrë pushtetin, dhe të gjithë botës mbarë, se populli shqiptar nuk e pranonte diktaturën, se ai nuk do të kthehej në një skllav të saj dhe se ndaj forcave që synonin t’i merrnin lirinë nuk mund të kishte veçse rezistencë të armatosur.

Në betejën heroike të Urës së Rrjollit, rezistenca e burrave që udhëhiqeshin nga Llesh Marashi, Gjon Martini dhe Mirot Paloka, shkaktoi panik deri në zemër të diktaturës. Kundër popullit që s’pranonte kërbaçin e nënshtrimin, u nisën falangat më të pashpirta, të drejtuara nga krahu më mizor i regjimit vasal të Jugosllavisë komuniste, nga Mehmet Shehu. Porosia e tyre ishte e prerë: kundër revoltës së parë antikomuniste duhej përdorur terrori në shkallë masive.

Pas kësaj, dihet se historia e revoltave antikomuniste u shndërrua në një histori masakrash mizore, me vrasje masive, pushkatime me e pa gjyq si dhe me internime të familjeve e fiseve të tëra në thuajse të gjitha zonat e veriut të vendit. Gjon Martini e Mirot Paloka mbetën të vrarë në betejë, drejtuesi i betejës, Llesh Marashi u pushkatua, ndërkohë që pas qëndresës së Dukagjinit, erdhi vrasja e legjendës Prekë Cali, arrestimi dhe vrasja e dhjetëra banorëve të Shkodrës, Koplikut, Dukagjinit e Mirditës si dhe burgosja e internimi i mijëra të tjerëve. Terrori fitoi përkohësisht mbi rezistencën e parë të armatosur kundër diktaturës komuniste në të gjithë Evropën Lindore, por në librat e historisë u shënua përjetësisht se shqiptarët e nisën të parët luftën e tyre kundër komunizmit dhe patën edhe përplasjen më afatgjatë me diktaturën më të egër në Evropë.

Në këtë përvjetor të betejës së Urës së Rrjollit kujtojmë heroizmin e atyre mendjeve e shpirtrave të lirë, klerikë, prijës e intelektualë, që na nderojnë e na japin përditë leksion se për të drejtën duhet luftuar përditë, pa bërë llogari se si del kjo përpjekje.

Secili nderon detyrën e tij për t’i shërbyer lirisë së të gjithëve. Ky leksion i përjetshëm po mundohet të errësohet këto ditë nga pasardhës të mekanizmave zbatues të dhunës së diktaturës, por legjendat janë legjenda dhe heroizmi i Koplikut, Dukagjinit dhe zonave të tjera që u ngritën me armë kundër diktaturës, për të mos e lënë atdheun të shndërrohej në një shesh për pazar-përsheshin e vasalëve të Jugosllavisë komuniste, nuk errësohet nga kalemxhinj që rezistojnë t’i përfshijnë këto përpjekje madhështore në librat e historisë, me shpresën miope se kështu ato do të harrohen.

Kryengritja e Koplikut djeg sot e gjithë ditën tek pasardhësit e metastazave të diktaturës, të cilat sot, në një realitet të ri, po synojnë që diktaturën ta shndërrojnë në një qeverim të përjetshëm, përmes korrupsionit dhe varfërimit. Armiqtë e sotëm të përkujtimit të Kryengritjes së Koplikut janë të dëshpëruar, sepse ata s’kanë në dorë armën e baballarëve të tyre, terrorin shtetëror, por mundohen që përditë ta imitojnë atë me dhunën ndaj historisë, ndaj fjalës së lirë e ndaj kujtimit të heronjve të popullit.

Por për dëshpërimin e tyre, Shqipëria e ka regjistruar faqen e lavdishme të Kryengritjes së Koplikut, dhe kush synon ta errësojë atë është në anën e gabuar të historisë, është në anën e të dështuarve dhe për ta historia regjistron vetëm turpin.

Lavdi të përjetshme heronjve të Kryegritjes së Koplikut, të parës rezistencë të armatosur kundër diktaturës komuniste në të gjithë Evropën ish-komuniste.

Pamjet nga ceremonia përkujtimore e një viti më parë:

Shkrimi Mëparshëm

Ambasada ruse në Facebook fyen rëndë, pas deklaratës së Haradinajt. Shpërthejnë reagimet

Shkrimi Vijues

Afera me Dubain, porti Durrësit dhe pashai i fundit

Të Ngjashme

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh
Kryesore

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike
Kryesore

Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

21 Tetor, 2025
Kosova 1389: E vërteta e harruar pas mitit serb
Kryesore

Kosova 1389: E vërteta e harruar pas mitit serb

11 Tetor, 2025
Turistët evropianë zbulojnë thesaret shqiptare/ Parku i Bylisit mikpret vizitorë nga Polonia, Gjermania, Franca e Çekia
Aktualitet

Turistët evropianë zbulojnë thesaret shqiptare/ Parku i Bylisit mikpret vizitorë nga Polonia, Gjermania, Franca e Çekia

7 Tetor, 2025
Ra një shi e zbuti dhenë, erdhi Tafili në Tepelenë…
Aktualitet

Ra një shi e zbuti dhenë, erdhi Tafili në Tepelenë…

6 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Afera me Dubain, porti Durrësit dhe pashai i fundit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist