• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Paskal Milo flet për herë të parë për “sekretet” e takimit Nano-Millosheviq në Kretë

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
25 Mars, 2026
Në Pikepamje
0
Paskal Milo flet për herë të parë për “sekretet” e takimit Nano-Millosheviq në Kretë
0
NDARJET
5
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Historiani dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Paskal Milo, ka kujtuar bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë, 27 vite më parë.

Gjatë një interviste në KlanTV, Milo u pyet për takimin e liderëve të Ballkanit të zhvilluar në Kretë më 4 nëntor 1997, ku kryeministri i asaj kohe i Shqipërisë, Fatos Nano, u takua me liderin serb Sllobodan Millosheviq.

Ai tha se takimi i paraparë në nivel delegacionesh nuk u realizua, pasi, sipas tij, Shqipëria i kishte vënë kusht Millosheviqit që të shtrohej çështja e Kosovës. Ky i fundit thotë se pati refuzuar.

“Takimi nuk u bë në rang delegacionesh sepse ne u thamë që në bisedime duhet të shtrohet çështja e Kosovës. Refuzoi Millosheviqi dhe e lamë ne. Ne hoqëm dorë nga takimi dhe vetëm pasi hëngrëm drekën, ishim ulur të gjithë bashkë, duke dalë në derë aty u takua Nano me Millosheviqin, takim i paplanifikuar, aty i shtrënguan dorën njëri-tjetrit dhe aty është ajo fotografia… aty Millosheviqi i propozoi Nanos: ‘Takohemi?’. Dhe Nano i tha: ‘Po, takohemi’”.

“Dhe u takuan vetëm për vetëm, në orën 4 pasdite, pa delegacione, në katin e dytë të asaj ndërtese ku ne ndodheshim, takim që ka zgjatur rreth 90 minuta dhe që unë në atë kohë nuk e mbështeta, për hir të së vërtetës”, u shpreh Milo.

Më tej, ish-ministri sqaroi se nuk ishte dakord, për shkak se Nano dhe Millosheviqi u futën vetëm në takim dhe nuk dhanë detaje të plota mbi çfarë biseduan: “Asnjë gjë. Ata u futën vetëm. Nano e ka dhënë versionin, por është një version i cekët, jo i plotë, i padetajuar se çfarë është folur në 90 minuta”.

Edhe nga pala jugosllave, Milo tha se ka vetëm deklarata me fjalë të përgjithshme. “Ata pas takimit dolën dhe bënë një konferencë shtypi, kishte gazetarë që i prisnin prapa derës, bënë deklarata të rrumbullakosura pa thënë asgjë në thelb për çfarë kishin biseduar”, sqaroi Milo.

Milo tha se Millosheviqi ishte një njeri që kërkonte gjithmonë që të imponohej, dhe se “nuk ishte një njeri që mund të qëndronte në pozita të barabarta, edhe kur e kërkoi takimin në Kretë”.

“Se ne ishim përgatitur për takimin, kishim marrë edhe pëlqimin amerikan ta takonim. Pritësit e takimit ishin grekët dhe atyre u interesonte që shqiptarët dhe jugosllavët të mund të takoheshin në Kretë, meqë ata ishin pritësit e një samiti siç ishte ai i Evropës Juglindore. Ishte një plus për ta”, u shpreh më tej Milo në këtë intervistë.

I pyetur se çfarë e bëri Millosheviqin të besonte se mund t’i rezistonte misionit të NATO-s, Milo tha se beson se ishin dy arsye kryesore.

“E para, se ai nuk besonte se NATO dhe ShBA-ja vërtetë do të shkonin deri në fund në sipërmarrjen e tyre për ta goditur. Ai shpresonte dhe mendonte që vende të tilla si Franca, Italia apo ndonjë vend tjetër, do të mund të refuzonin që të sulmohej një vend evropian me të cilin kishin pasur dhe kishin marrëdhënie të ngushta, relativisht, sidomos në aspektin ekonomik”, tha Milo.

Sipas tij, Millosheviqi besonte në një thyerje brenda Aleancës mbi çështjen.

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Milo, tha në kohën kur nisën bombardimet mbi Serbi, ai gjendej në aeroportin e Vjenës duke shkuar në Bruksel.

Atje, ai tha se kishin biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s “për të mbledhur me urgjencë Këshilli Politik të NATO-s për të prezantuar dhe diskutuar rrezikun që e kërcënonte Shqipërinë nga Jugosllavia për një ndërhyrje të armatosur në kufirin tonë”.

Milo tha se kërkuan nga NATO që të dinë se çfarë ndihme do të merrnin nga organizata për t’u mbrojtur nga agresioni i forcave jugosllave në territorin shqiptar.

“Pasi kemi marrë pëlqimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Javier Solana, kemi biseduar edhe me amerikanët dhe pasi na është dhënë edhe mbështetja e tyre, ne kemi filluar të procedojmë, dhe unë u thirra për të raportuar në Këshillin Politik të NATO-s. Të raportoja për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria dhe rreziqet që e kërcënonin atë”.

“Ne kishim të gjitha forcat që kishim, i kishim rreshtuar në kufi, të gjithë arsenalin më të rëndë ushtarak, të gjitha ishin bërë gati për luftë. Dhe pa dyshim që ne, meqë kishim marrë garanci nga ShBA dhe NATO se Shqipëria nuk do të lihej e vetme nëse do të kërcënohej… ishte një situatë lufte”.

Etiketa: historianmilloshevicnanopaskal milotakimi
Shkrimi Mëparshëm

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Shkrimi Vijues

Argyris Eftaliotis përball Ioannis Vilaras. Greqia e re gjatë krizës së identitetit nuk u kërkoi ndjesë arvanitasve, por u rrëmbeu fustanellën e u mohoi gjuhën?!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Argyris Eftaliotis përball Ioannis Vilaras. Greqia e re gjatë krizës së identitetit nuk u kërkoi ndjesë arvanitasve, por u rrëmbeu fustanellën e u mohoi gjuhën?!

Argyris Eftaliotis përball Ioannis Vilaras. Greqia e re gjatë krizës së identitetit nuk u kërkoi ndjesë arvanitasve, por u rrëmbeu fustanellën e u mohoi gjuhën?!

25 Mars, 2026
Paskal Milo flet për herë të parë për “sekretet” e takimit Nano-Millosheviq në Kretë

Paskal Milo flet për herë të parë për “sekretet” e takimit Nano-Millosheviq në Kretë

25 Mars, 2026
Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

25 Mars, 2026
Publikuan video me ngjyrat kuqezi, katër shqiptarë arrestohen në Serbi: Përdorën simbole të Shqipërisë së Madhe

“Studimet Epirote” (1875-1878) të Vasileios Zotos Molossos: Arkitekti i sintezës Greko-Shqiptare dhe mbrojtësi i botës pellazgjike

“Studimet Epirote” (1875-1878) të Vasileios Zotos Molossos: Arkitekti i sintezës Greko-Shqiptare dhe mbrojtësi i botës pellazgjike

24 Mars, 2026
Media gjermane: Ilirët ndërtuan qytetet e para evropiane para 3 mijë viteve

Dokumenti bizantin përcakton identitetin etnik shqiptar që në vitin 1043

24 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist