• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Përkthimi i parë shqip i Biblës Ortodokse i zbuluar në Polis të Librazhdit dhe disa çështje rreth emrit të tij

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
19 Mars, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
Përkthimi i parë shqip i Biblës Ortodokse i zbuluar në Polis të Librazhdit dhe disa çështje rreth emrit të tij
0
NDARJET
27
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

PËRKTHIMI I PARË SHQIP I BIBLËS ORTODOKSE I ZBULUAR NË POLIS TË LIBRAZHDIT DHE DISA ÇËSHTJE RRETH EMRIT TË TIJ

Shkruar nga Avni ALCANI

      Në vitin 1949 studiuesi Dhimitër S. Shuteriqi publikoi për herë të parë një dorëshkrim me tekstin më të vjetër në gjuhën shqipe. Dorëshkrim, i cili ishte i panjohur më parë, ishte një përkthimi i Biblës ortodokse, që përmbante disa fragmente ungjijsh nga Mateu dhe Gjoni. Ai ishte shkruar me një alfabet krejt të veçantë dhe original(1) dhe mendohet se është pasardhës i një tradite të hershme të shkrimit shqip, para pushtimit turk.

      Por në Polis është zbuluar dhe një sistem i veçantë matematikor, i quajtur “Sistemi i numërimit me rabush i Polisit”, i cili është zbuluar në vitet ’70-të dhe është publikuar në vitin 1987 të shekullit të kaluar.(2) Sistemi ka 7 simbole të veçantë, të cilat përfaqsojnë numrat: 1, 5, 10, 50, 100, 500 dhe 1000. Sistemi i numërimit me rabush i Polisit ka qenë i ngjashëm me sistemin romak, i cili, ashtu si sistemi ynë i Polisit, ka gjithashtu 7 simbole me të njëjtët numra: 1, 5, 10, 50, 100, 500 dhe 1000, ç’ka dëshmon për lashtësinë e tij mijëra vjeçare.(3) 

      Objekt i këtij shkrimi do të jetë dorëshkrimi original i zbuluar në Polis të Librazhdit, si përkthimi i parë në gjuhën shqipe i Biblës ortodokse, rëndësia e zbulimit dhe disa problematika në lidhje me emrin të tij.

      Dorëshkrimi i gjetur në Polis është një nga reliket më të rralla dhe më të çmuara në historinë e shkrimeve shqipe. Ai është zbuluar në shekullin e 19-të dhe, sipas dëshmisë që jep prof. Shuteriqi, libri kishte qenë në pronësi të një fshatari nga Polisi i Librazhdit, i cili quhej Haxhi Tarushi. Losh Papamihali nga qyteti i Elbasanit, shok i Kostandin Kristoforidhit dhe një veprimtar i njohur i mësimit të shqipes, ia kishte blerë atij librin së bashku me disa libra të tjerë të vjetër. H. Tarushi i pati thënë Loshit se këto libra ishin “të kohës kur Polisi nuk ishte kthyer ende mysliman”.(4)

      Titulli origjinal i dorëshkrimit është “Psalltiko”,(5) por ai njihet edhe si “Dorëshkrimi i Elbasanit”,(6) kurse në literaturën shkencore njihet si “Anonimi i Elbasanit”.(7) Pas publikimit dorëshkrimi u kthye në objekt hulumtimi i disa studiuesve më në zë të studimeve albanologjike, si prof. Mahir Domi, prof. Injac Zamputi dhe dr. Robert Elsie. Ky i  fundit (R. Elsie) i vuri emrin “Dorëshkrimi i Ungjijve”.(8) Zamputi mendon se dorëshkrimi ka qenë hartuar para Buzukut dhe se autori i tij ishte anonim.(9) Prof. Shuteriqi, sikurse Zamputi, mendon se autori është anonim, por teksti është hartuar rreth shek. 17-të.(10) Ndërsa M. Domi dhe R. Elsie mendojnë se dorëshkrimi është i vitit 1761 dhe autori i tij është Grigori i Durrësit.(11)

      Studiuesi dr. Robert Elisie, i cili i ka kushtuar një artikull me titullin: “Alfabeti i Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve”, shkruan se ky dorëshkrim i përshtatet mjaft mirë gjuhës shqipe. “Mund të thuhet, shkruan ai, se ai i përshtatet (gjuhës shqipe) më mirë se alfabeti shqip i sotëm. Me pak përjashtime, alfabeti i Elbasanit përdor një gërmë për çdo fonemë. Ka tre gërma për g (nga të cilat, dy gërma u përdorën vetëm për fjalë të huaja greke), dhe ndryshimi midis r dhe rr dhe midis l dhe ll bëhët me anë të një pike mbi gërmën përkatëse. Një pikë mbi d krijon nd. Në përgjithësi, sistemi grafik i Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve është i qartë dhe i mirë-konceptuar nga krijuesi”.(12) Pas tekstit të shkurtër të Ungjillit të Pashkëve të shekullit të XV-të, shkruan R. Elsie, dorëshkrimi i gjetur në Polis është vepra më e vjetër e letërsisë orthodokse shqiptare dhe, në të njejtën kohë, përkthimi i parë orthodoks i Biblës.(13)    

      Ndonëse nga disa autorë konsiderohet libër, në fakt ai është një dorëshkrim (kodik) me format të vogël, 10 cm × 7 cm dhe ka gjithsej rreth 30 fletë, apo 59 faqe. Teksti i librit ka 40 gërma dhe 6,113 fjalë të shkruara, nga këto 35 gërma të zakonshme dhe 5 gërma të rralla. Shumica e gërmave jenë krijime të reja, të pa ndikuara nga gjuhë dhe alfabeteve të popujve të tjerë fqinjë. Shkronjat janë një ndërthurje e disa gërmave të alfabetit grek (shtatë gërma), të alfabetit sllav (dy germa) dhe pjesa më e madhe prej tyre (rreth 31 gërma) janë krijime të reja origjinale. Pas tekstit të shkurtër të Ungjillit të Pashkëve të shek. të 15-të që u përmend më sipër, ai, ndoshta, është përkthimi më i vjetër i Biblës në letërsinë orthodokse shqiptare.

      Pas botimit të parë në vitin 1949,(14) Shuteriqi publikoi artikullin e dytë të tij, të cilin këtë herë e botoi në një revistë shkencore të Institutit të Shkencave të Tiranës, duke konfirmuar në një botim shkencor emrin e tekstit, si “Anonimi i Elbasanit”.(15) Të gjithë studiuesit që janë marrë me dorëshkrimin që Shuteriqi e kishte gjetur në Polis, e kanë quajtur në vijimësi me emrin që e kishte “pagëzuar” Shuteriqi.  

      Dorëshkrimi është një nga reliket më të rralla dhe më të çmuara, me vlera të mëdha të kulturës dhe në historikun e shkrimeve shqip. Ai ishte shkruar në pergamenë dhe fletët e tij ishin te lidhur në formën e një libri të vogël.(16)

***

      Objektet e rralla, që kanë vlera të jashtëzakonshme historike, kulturore etj., mund të jenë nga të gjitha llojet dhe format. Ato zakonisht marrin emrin e vëndit ku janë zbuluar. Kjo është një praktikë e njohur në të gjithë botën. Kjo është bërë për shumë arsye. Së pari, pasi emri i vëndit i jep një referencë të qartë gjeografike objektit. Së dyti, sepse është një mënyrë neutrale dhe shkencore për emërtimin e tij. Së treti, sepse ndihmon për dallimin e tij nga llojet e objekteve të ngjashme të zbuluara diku tjetër. Mund të sjellim shembuj të shumtë nga bota. P. sh., “Guri i Rozetës” , i cili ka qenë “çelësi” për deshifrimin e hieroglifeve të Egjiptit të lashtë, është zbuluar në qytetin egjyptian Rosetta (Rashid). Termi “Njeriu i Neandertalit” e ka marrë emrin e luginës Neander Valley (Gjermani), në të cilën janë gjetur fosilet e para njerëzore në Europë. Statuja neolotike prej guri, me emrin “Venusi i Willendorfit”, që paraqet figurën e parë neolitike të femrës, është zbuluar në vëndin e quajtur Willendorf (Austri) etj.

      Shembuj të tillë kemi dhe te ne, në Shqipëri, ku objektet identifikojnë drejtpërdrejt vendin ku janë zbuluar. Kështu, p.sh., kemi “Mozaikun e Mesaplikut”, i cili ka marrë emrin e fshatit Mesaplik (Vlorë), ku është zbuluar. “Varret monumentale të Selcës së Poshtme”, nga emri i fshatit Selca e Poshtme në Mokër (Pogradeci), në të cilin janë zbuluar varret monumentale të mbretërve ilirë, “Dea e Butrintit” (koka e Apollonit), që u zbulua në vitin 1928, gjatë gërmimeve Arkeologjike të misionit Italian në Butrint (Sarandë), drejtuar nga arkeologu italian Luigi Ugolini, “Epitafi i Gllavenicës” i cili është zbuluar në kishën e Gllavenicës (Ballshin) etj. etj.

      Edhe dorëshkrimi ynë, i zbuluar në Polis të Librazhdit, duhej të kishte marrë me kohë emrin e vendit ku ishte gjetur, por, fatkeqsisht, kjo nuk ka ndodhur. Alfabeti i zbuluar në Polisi ka mbi 70 vjet që ia kanë ndërruar disa herë emrin, herë si “Anonimi i Elbasanit”, herë si “Alfabeti i Papa Totasit”, herë si “Alfabeti i Teodor Bogomilit”, si “Dorëshkrimi i Ungjijve” dhe “Alfabeti i Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve”.

       Përse ka ndodhur kjo ne ende nuk e dimë, por mund të themi se mosmarrja e emrit të vendit ku ishte zbuluar ka qenë gabim.  A nuk do të kishte qenë korrekte edhe nga ana shkencore, që ky dorëshkrim i rrallë të kishte marrë emrin:  “Dorëshkrimi i Polisit” dhe alfabeti i tij si “Alfabeti i Polisit”? Le të sjellim si shëmbull sërish “Mozaikun e Mesaplikut”, i cili ishte zbuluar në fshatin Mesaplik të rrethit, apo qarkut të Vlorës dhe sikur zbuluesit mos t’i kishin vënë emrin që ai ka sot, por t’ia kishin vënë emrin, p.sh., “Mozaiku i Vlorës” (?!). A nuk do të kishte qenë ky një absurditet?

REFERENCA:

1. Shuteriqi 1949: Zbulim tekstesh të vjetra shqipe. Gazeta “Zëri i Popullit”, datë 09.01. 1949.

2. Alcani 1987: “Disa tradita blegtorale në zonën e Polisit. Sistemi i numurimit me rabush”, Rev. Etnografia shqiptare”, Nr. 15. Tiranë 1987, faqe 281-295.

3. Alcani 2023: Sa i lashtë është sistemi i numërimit me rabush i Polisit? Shkrime për Librazhdin, Tiranë 2023.

4. Shuteriqi 1979: Mbi Barletin dhe shkrime të tjera, f. 6-7;

5. Po aty, f. 6-7;

6. Shuteriqi 1949: Anonimi i Elbasanit. Shkrimi shqip në Elbasan në shekujt XVIII-XIX dhe Dhaskal Todhri. Buletin i Institutit të Shkencavet.

7. Po aty.

8. Elisie 1994: “Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve, 1761, dhe lufta për krijimin e një alfabeti shqiptar, Prishtinë 1994,

9. Zamputi 1965, f. 400. Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike, Tiranë 1965.

10. Shuteriqi 1979.

11. Domi 1965, Elsie, 1994.

12. Po aty.

13. Elisie 1994, f. 2.

14. Shuteriqi 1949: Gazeta “Zëri i Popullit”, datë 09.01. 1949.

15. Shuteriqi 1949, “Anonimi i Elbasanit…”

16. Shuteriqi 1979, art. i cituar.

Etiketa: biblalibrazhdortodokseperkthyer
Shkrimi Mëparshëm

Ky është shqiptari që ndikoi në historinë e botës, duke pushtuar Kostandinopojën

Shkrimi Vijues

Aristidh Kola: “Në Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” Lufta e heshtur ndaj gjuhës dhe kulturës arbërore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shkupi një kryeqendër historike Dardane nën dritën e dokumenteve akademike

Shkupi një kryeqendër historike Dardane nën dritën e dokumenteve akademike

19 Mars, 2026
Aristidh Kola: “Në Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” Lufta e heshtur ndaj gjuhës dhe kulturës arbërore

Aristidh Kola: “Në Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” Lufta e heshtur ndaj gjuhës dhe kulturës arbërore

19 Mars, 2026
Përkthimi i parë shqip i Biblës Ortodokse i zbuluar në Polis të Librazhdit dhe disa çështje rreth emrit të tij

Përkthimi i parë shqip i Biblës Ortodokse i zbuluar në Polis të Librazhdit dhe disa çështje rreth emrit të tij

19 Mars, 2026
Papa Klementi XI, shqiptari i fronit të Shën Pjetrit, sot në 305-vjetorin e ngjitjes në altarin e shenjtërisë

Dimitrios Storaitis: “Armiqësia midis Shqiptarëve dhe Grekëve është një “vorr kombëtar” për të dy”

Dimitrios Storaitis: “Armiqësia midis Shqiptarëve dhe Grekëve është një “vorr kombëtar” për të dy”

18 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist