• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër” për identitet e vlera universale

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
18 Shkurt, 2026
Në Aktualitet, Kultura
0
“Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër” për identitet e vlera universale
0
NDARJET
11
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

“Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër” është një letërnjoftim në shqip e anglisht i Kosovës me krejt mozaikun e saj të diversitetit ndër shekuj. Kjo vepër e Arsim Canollit bashkon trashëgiminë arkeologjike, atë arkitekturore e shpirtërore për ta paraqitur sa më të plotë historinë e shtetit që të martën festoi 18-vjetorin e Pavarësisë. Libri përfshin trashëgiminë e krejt rajoneve të vendit dhe e paraqet atë si aset të njerëzimit. Kosova në këtë botim është “një vend ku asgjë nuk fillon nga zeroja”. Libri përfshin trashëgiminë e krejt rajoneve të vendit dhe e paraqet atë si aset të njerëzimit

Identiteti i Kosovës dhe trashëgimia e saj kulturore e historike janë jo rrallë në fokus të studiuesve vendorë e ndërkombëtarë. Leximi që i bëhet trashëgimisë kulturore të Kosovës shpesh merr edhe ngjyra politike varësisht nga këndvështrimi.

Guidat që shpërfaqin pak nga identiteti i vendit, janë edhe pre e këndvështrimeve politike. Por te vepra “Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër” e antropologut dhe profesorit universitar, Arsim Canolli, s’bëhet fjalë për anime e as tjetërsime. Leximi – sipërfaqësor siç janë guidat – i trashëgimisë kulturore të Kosovës në këtë vepër vjen real e në konturat e pikëpamjeve universale të së kaluarës. Në këtë vepër të promovuar të hënën mbrëma në Prishtinë, trashëgimia kulturore vjen si identitet e po ashtu si vlerë e njerëzimit e jo veç e një vendi apo populli.

“Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër” është një letërnjoftim në shqip e anglisht i Kosovës me krejt mozaikun e saj të diversitetit ndër shekuj. Botimi i shtëpisë botuese “Albas” me redaktor Arben Hajdarin, bashkon trashëgiminë arkeologjike, atë arkitekturore e shpirtërore për ta paraqitur sa më të plotë historinë e shtetit që të martën festoi 18-vjetorin e Pavarësisë. Libri përfshin trashëgiminë e krejt rajoneve të vendit dhe e paraqet atë si aset të njerëzimit.

Profesoresha universitare e arkitekturës, Florina Jerliu, ka thënë se autori nuk e trajton Kosovën si një listë monumentesh, por si një trup me shtresa dhe kjo është një mënyrë e bukur që e përshkruan librin: “Kosova si një territor stratigrafik – një vend ku asgjë nuk fillon nga zero”.

“Nga Dardania te Justiniana Secunda, te kishat më të vjetra të ruajtura, te struktura më të hershme, te muzetë e luftës, e prapë te fragmentet e përditshme, ky libër e refuzon idenë e një identiteti linear. Ai na e prezanton Kosovën si një bashkëjetesë shtresash: Jo vetëm ‘tokë manastiresh’; jo vetëm ‘vend i luftës’; jo vetëm ‘shteti i ri’. Por territor i lashtë, i ndërthurur, i përbërë nga vazhdimësi dhe ndërprerje”, ka thënë ajo në promovim. Ka thënë se si arkitekte e sheh këtë libër si objekt me struktura solide e strukturimi sipas rajoneve që krijon një gjeografi të lexueshme. Më pas ka thënë se fotografia nuk është vetëm ilustruese, por ajo ndërton atmosferë dhe hartat, ikonografia dhe dizajni e bëjnë librin të përshkueshëm.

“Për atë që kërkon spektakël të madh turistik, të diktuar nga një turizëm konvencional, Kosova nuk e jep. Kosova i jep njeriut të kulturës, politikës, jetës sociale, por edhe njeriut të ekologjisë. Kosova duhet të vizitohet, më vete, por gjithmonë edhe në kontekst të vizitës së rajonit”, shkruan Arsim Canolli në fjalën hyrëse të librit të tij, “Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër”

“Në disa segmente, libri prek çështje të ndjeshme: trashëgimia e përvetësuar, artefaktet e zhvendosura, narrativat e imponuara. Ne kemi punuar bashkë në projekte ku kujtesa nuk është neutrale dhe ku historia është e dhimbshme. Dhe ajo që e vlerësoj këtu është qetësia me të cilën Arsimi i trajton këto tema, me ton dokumentues, jo polemik, me vetëdije dhe pjekuri intelektuale”. Sipas Jerliut, sa herë që shfletohet libri ndjehet një ftesë për ta parë Kosovën me më kujdes e për ta përshkruar më ngadalë.

“Për ta kuptuar përmes shtresave. Dhe unë e shoh më shumë si ftesë për ne që e banojmë Kosovën, sesa si ftesë për vizitorë…”, ka thënë ajo.

Autori Arsim Canolli në ceremoni ka qenë krejt i shkurtër dhe ka falënderuar bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar për këtë botim.

Por në parathënie të librit, ai ka treguar se mbi çfarë bazash e çfarë bindjesh e ka shkruar këtë vepër. Krejt në fillim ka treguar se Kosova është republikë demokratike me një histori të shtresuar. Sipas tij, nuk ka dyshim se në trojet kosovare kultura është e shtresuar dhe ka rrënjë që në kohën e neolitit, mijëra vjet para Krishtit. Sipas tij, në Kosovë jetojnë edhe komunitete më të vogla, disa prej të cilave kanë jetuar në Kosovë me shekuj të tërë.

“Ndërsa, shqiptarët, përmes gjuhës dhe kulturës materiale, lidhen me dardanët e vjetër, me një entitet fisnor, politik e gjeografik, që kishte kultivuar Kosovën para periudhës helenistike të zhvillimit të rajonit. Në anën tjetër, Kosova qe romanizuar, por edhe qe kujtuar nga Roma e Lindjes, gjegjësisht nga perandori bizantin, Justiniani i Madh, që ishte dardan i kësaj zone. Kjo vërehet edhe me rastin e ndërtimit të Justiniana Secundas, të cilin e quajti ‘qytet dardan’. Por, më vonë, Kosova u bë qendër e zhvillimeve dhe e ndryshimeve të shumta. Mbi kishat paleokristiane u ndërtuan kisha të reja ortodokse e xhami islame”, ka shkruar ai. Ka vënë theksin edhe tek ajo se shpesh, kur cilësohet Kosova e lashtë, cilësohet si vendi i manastireve mesjetare. Sipas tij, s’ka dyshim, se për shkak të faktit se manastiret mesjetare ekzistojnë ende, ngrihet motivi për një cilësim të tillë.

“Por, nëse gërmojmë më thellë, vërehet se Kosova ka qenë vend i kështjellave e fortifikimeve të lashta, prej atyre të periudhës dardane të shekullit IV-II para Krishtit, deri tek ato të antikitetit të vonë, 600 vjet pas Krishtit. Gjithandej Kosovës, nëpër fshatra e qytete, ekzistojnë kështjella e fortifikime, të cilat herë quhen ‘gjytete’, herë ‘gradina’ e herë ‘gradishta’”, ka shkruar Canolli. Më pas ka marrë disa shembuj. Në vepër ai ka ilustruar me fotografi e përshkrime asete të ndryshme të trashëgimisë kulturore në secilin rajon. Përtej kësaj ka shkuar edhe te trashëgimia natyrore.

Edhe në parathënie tregon se Kosova ka kulturë e natyrë, histori e trashëgimi, art e sport.

“Ka shumë për t’u njohur me të, për ta vizituar e për t’u inspiruar. Ekziston një numër muzesh që mund të vizitohen, ekzistojnë lokalitete të shumta arkeologjike, kështjella, monumente e shtëpi tradicionale. Po ashtu, ekziston një numër i madh festivalesh e manifestimesh të ndryshme. Kosova është vatër e kultivimit të rakisë e verës. Kosova është vatër e flisë, ushqimit me festë, një formë më e shprehur e bujarisë”, shkruan ai. Sipas autorit, ata që duan ta vizitojnë Kosovën nuk janë turistë të syrit nevrik, por të syrit të qetë, kureshtar. Për atë që kërkon spektakël të madh turistik, të diktuar nga një turizëm konvencional, Kosova nuk e jep. Kosova i jep njeriut të kulturës, politikës, jetës sociale, por edhe njeriut të ekologjisë. Kosova duhet të vizitohet, më vete, por gjithmonë edhe në kontekst të vizitës së rajonit”, shkruan Canolli. Shton se libri është edhe një lloj ditari personal mbi trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Me fotografitë shumë ilustrative të Kron Krasniqit, libri rrëfen në shumë mënyra. Autori u thotë lexuesve qysh në parathënie se sikurse secili libër, edhe ky libër udhëpërshkrues mund të ketë lëshime, anashkalime, mangësi e selektime.

“Megjithatë, nëse arrin ta inspirojë lexuesin që t’i vizitojë këto vende, të fotografuara dhe të përshkruara këtu, libri e arrin qëllimin”, ka shkruar ai. Dhe Canolli këtë qëllim e ka tash e sa kohë. Punon që trashëgimia kulturore e vendit të flasë për identitetin, por të trajtohet edhe si trashëgimi universale me vlera për krejt njerëzimit. Vepra e tij shërben si letërnjoftim i tillë për Kosovën.

Etiketa: identitetkosovaudhepershkrim shkurteruniversalevlera
Shkrimi Mëparshëm

Gjergj Kastrioti konsiderohej mbret për arvanitasit. Lavdia historike, si një element përbashkues

Shkrimi Vijues

Pavarësia e Kosovës, publikohet letra e Konicës drejtuar Gjeçovit për fatin historik të shqiptarëve

Shkrimi Vijues
Pavarësia e Kosovës, publikohet letra e Konicës drejtuar Gjeçovit për fatin historik të shqiptarëve

Pavarësia e Kosovës, publikohet letra e Konicës drejtuar Gjeçovit për fatin historik të shqiptarëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqiptarët në piedestalin e historisë: Vëzhgimet epistemologjike të Henry Holland

Shqiptarët në piedestalin e historisë: Vëzhgimet epistemologjike të Henry Holland

5 Prill, 2026
Shqipëria Etnike sipas Nikolaos Lorentis: Nga Epiri, Ohëri e deri në Kosovë, një komb nën një emër

Shqipëria Etnike sipas Nikolaos Lorentis: Nga Epiri, Ohëri e deri në Kosovë, një komb nën një emër

5 Prill, 2026
“Artistët në hap me luftëtarët” – ekspozitë në shenjë pakënaqësie ndaj gjykimeve në Hagë

“Artistët në hap me luftëtarët” – ekspozitë në shenjë pakënaqësie ndaj gjykimeve në Hagë

4 Prill, 2026
Program i integruar investimesh dhe ndërhyrjesh në Parkun Kombëtar të Butrintit

Program i integruar investimesh dhe ndërhyrjesh në Parkun Kombëtar të Butrintit

4 Prill, 2026
Shqiptarët në piedestalin e historisë: Vëzhgimet epistemologjike të Henry Holland

Shqiptarët në piedestalin e historisë: Vëzhgimet epistemologjike të Henry Holland

5 Prill, 2026
Shqipëria Etnike sipas Nikolaos Lorentis: Nga Epiri, Ohëri e deri në Kosovë, një komb nën një emër

Shqipëria Etnike sipas Nikolaos Lorentis: Nga Epiri, Ohëri e deri në Kosovë, një komb nën një emër

5 Prill, 2026
“Artistët në hap me luftëtarët” – ekspozitë në shenjë pakënaqësie ndaj gjykimeve në Hagë

“Artistët në hap me luftëtarët” – ekspozitë në shenjë pakënaqësie ndaj gjykimeve në Hagë

4 Prill, 2026
Program i integruar investimesh dhe ndërhyrjesh në Parkun Kombëtar të Butrintit

Program i integruar investimesh dhe ndërhyrjesh në Parkun Kombëtar të Butrintit

4 Prill, 2026
Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

5 Prill, 2026
Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

5 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.