• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Mid’hat Frashëri: Popullsia e Epirit

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
16 Janar, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
Mid’hat Frashëri: Popullsia e Epirit
0
NDARJET
10
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

(Sipas esesë “Popullsia e Epirit”, Sofje, 1915)

   Ngjarjet dhe debatet e shfaqura së fundmi në hapësirën publike shqiptare, veçanërisht në jug të vendit, dëshmojnë një rikthim të narrativave antishqiptare dhe një dobësim shqetësues të ndjenjës kombëtare. Aktivitetet me prirje antikombëtare, të shoqëruara me heshtjen ose indiferencën shoqërore, kanë krijuar një terren ku historia, identiteti dhe e vërteta shqiptare shpesh relativizohen ose deformohen.

Fenomenet e shfaqura në zona si Himara, trajtimi i eshtrave të shqiptarëve në Kosinë të Përmetit, drejtimi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare pa theksimin e identitetit të saj kombëtar, si edhe regjistrimet masive të qytetarëve shqiptarë në shoqata me orientim vorioepirot, përbëjnë shenja konkrete të një largimi gradual nga vetëdija kombëtare. Kjo prirje është forcuar edhe nga praktika të tilla si pajisja me pasaporta të huaja në qytete të jugut dhe procedurat gjyqësore për përfshirje formale në struktura që nuk pasqyrojnë realitetin etnik shqiptar. Në shumë raste, interesat personale afatshkurtra kanë mbizotëruar mbi përgjegjësinë historike dhe identitare.

Megjithatë, kjo situatë nuk mund t’u faturohet vetëm qarqeve të jashtme apo veprimtarive antishqiptare. Një pjesë e përgjegjësisë bie edhe mbi vetë shoqërinë shqiptare dhe zgjedhjet e saj politike. Përfaqësimi i minoritetit grek në institucionet shtetërore shpesh tejkalon përmasat reale demografike, duke reflektuar jo vetëm tolerancën, por edhe mungesën e vigjilencës kombëtare në politikën shqiptare. Ndërkohë, zëri i shqiptarit me vetëdije të qartë kombëtare mbetet i dobët ose i papërfaqësuar në institucionet vendimmarrëse.

Depërtimi i këtyre mentaliteteve në Parlament, në qeverisje dhe në pushtetin vendor ka prodhuar pasoja të thella: dobësim të patriotizmit, ç’rrënjosje të virtyteve qytetare shqiptare dhe një largim të rrezikshëm nga ideali kombëtar. Kjo përbën një goditje historike ndaj ndërgjegjes kombëtare dhe trashëgimisë së brezave që ndërtuan shtetin shqiptar mbi sakrifica dhe vetëdije identitare.

Në këtë kontekst, përgjegjësia individuale merr një peshë të veçantë. Çdo shqiptar i ndershëm ka sot detyrimin moral dhe qytetar të kontribuojë, sado pak, në mbrojtjen e së vërtetës historike dhe të interesit kombëtar.

Pikërisht për këtë arsye, po i rikthehemi lexuesit shqiptar mendimit të një prej figurave më të ndritura të Rilindjes Kombëtare, Mid’hat Frashëri, i cili në vitin 1915, në Sofje, trajtoi me thellësi dhe qartësi çështjen e Epirit dhe martirizimin e popullsisë shqiptare në këto troje. Shkrimet e tij mbeten edhe sot një burim i pazëvendësueshëm për të kuptuar jo vetëm të shkuarën, por edhe sfidat e së tashmes.

“ La Population de l’Epire”​




Marrë nga libri i Mid’hat Frashërit


“Qëndroni, tha Virçov,Ja raca me të vërtetë superiore e këtyre vendeve. Njëri nga kolegët tuaj më ka sjellë të parën dhe më pas unë gjeta edhe dy të tjera. Janë kafka shqiptarësh të vrarë prej turqve. I vëreni me kujdes këto kafka: a nuk janë të bukura? A nuk janë madhështore?

Kur më ra në dorë kafka e parë, mendova se mos ishte ndonjë rastësi. Por pashë se të gjitha kafkat e shqiptarëve janë krejt të ngjashme mes tyre. Ja raca superiore mbi të gjitha të tjerat”!

Dhe dr. Virçov përkëdhelte me një ëmbëlsi entuziaste kafkën në fjalë që e mbante ndër gjunjë…..Gjithmonë ai i rikthehej atyre kafkave shqiptare dhe kur fliste përkulej për t’i prekur me gishta, ndërkohë që të tjerat i tregonte me majën e këmbës….”


Do të na dukej krejt e kotë dhe pa vlerë që të flisnim për kombësinë e Epirit. Mendojmë se të shkruash një artikull të tillë, është sikur të provosh vërtetësinë e dritës së diellit apo të nxehtësisë së zjarrit. Por paturpësia e grekëve nuk paska kufij dhe padituria e publikut qenka kaq e madhe, saqë ajo që po thuhet dhe po përsëritet çdo ditë rrezikon të besohet dhe të merret si e vërtetë. Në fakt, rrallë mund të gjesh, një në njëmijë njerëz, që të kenë dëshire të studiojnë dhe të thellohen në një çështje; shumica mjaftohen me ato çka i rrëfejnë të tjerët dhe i gëlltisin idetë pa i përtypur.

Duke përshkruar egërsitë e grekëve në Epir, kemi thënë se në të gjitha provincat e Korçës dhe të Gjirokastrës nuk ka grekë, përveç banorëve të nja pesë a gjashtë fshatrave në jug të Delvinës, në kufirin e përcaktuar nga Komisioni Ndërkombëtar i kufijve jugorë të Shqipërisë. Ne kemi deklaruar se nuk ka patur asnjë grek në provincën e Korçës dhe këmbëngulim në këtë fjalë; A S N J Ë

Kështu nuk do të përpiqemi aspak të provojmë mendimin tonë me anë të thënieve të autorëve dhe udhëtarëve të huaj; ne vetëm do t’u kërkojmë kundërshtarëve tanë grekë që të na japin provat e pretendimeve të tyre.

Lexuesve inteligjente dhe të sinqertë ne do t’u rekomandonim që të hedhin një sy shkarazi mbi hartat etnografike të Lejean, Shafarik, Kiepert. Të lexojnë cilindo libër udhëtimesh, me kusht, që ai të mos jetë vepër e ndonjë njeriu dashakeq; të kalojnë nëpër duar të gjitha shënimet e udhëtarëve që kanë vizituar trevat e Korçës dhe të Gjirokastrës dhe do të shohin vetë se çfarë mendon popullsia e tyre. Për më tepër, vetë grekët e kanë pranuar gjithmonë karakterin shqiptar të banorëve të Korçës dhe të Gjirokastrës. Vetëm gjatë luftës Ballkanike, ata kanë shfaqur një ringjallje të shovinizmit dhe të fanatizmit të verbër.

Ne themi se rajonet e Korçës dhe të Gjirokastrës janë shqiptarë. Me këtë nënkuptojmë se banorët e tyre flasin gjuhën shqipe, ndjehen tërësisht shqiptarë. Në këtë mënyrë e kuptojmë ne konceptin shkencor të etnografisë së një populli.

Tani kur grekët pretendojnë se këto rajone janë të banuara prej bashkëkombësve të tyre, atyre iu pëlqen të nisen nga disa iluzione dhe koncepte të gabuara.

Në fillim grekëve iu pëlqen të ngatërrojnë kishën me kombësinë. Është një gabim, ndaj të cilit ne kemi tërhequr shpesh vëmendjen e lexuesit tonë, por që grekët nuk e kanë marrë asnjëherë parasysh sepse ai është shumë i dashur për ta..

Pra, kur një grek përdor këtë fjalë, (kombësinë), ai më shpesh nënkupton ritin ortodoks, kishën greke. Fantazia e tij nuk njeh asnjë kufi kur futet në këtë qorrsokak. Atëherë, ai është i zoti të bëjë montime nga heleno-shqiptar në heleno-turk, duke dashur të tregojë me këtë një shqiptar të krishterë të ritit ortodoks dhe një tjetër të besimit mysliman. Vetëm se në vend që të përdori termat “ortodoks” e “mysliman” që tregojnë racat, kombësitë. Dhe kështu, me këtë logjikë së prapthi, një njeri që ndryshon fenë ipso Facto do të kishte ndërruar njëkohësisht edhe racën.

Por, logjika greke nuk ndalet këtu. Ata kanë gjithashtu edhe shprehje të çuditshme si alvanofonë-helenë, vollahofonë-helenë, bullgarofonë-helenë, duke dashur të nënkuptojnë me këto helenë që flasin shqip, vllahisht, bullgarisht.

Është një letërsi tepër zbavitëse ajo e broshurave dhe e librave propagandistike të fabrikuara nga shoqata Helenizimi i Athinës, Kazazis e Cie; aty do të gjesh të gjitha këto marrëzi të grumbulluara në mënyrën më të habitshme.

Nganjëherë, për sa i përket afërsisë me shqiptarët, grekët kanë një histori me një seriozitet grotesk. Flasin për Pellazgët e vjetër, Ilirët, Dorianët e ku di unë se çfarë dhe arrijnë në konkluzionin se grekët dhe shqiptarët janë dy raca motra, dy popuj vëllezër. Vëllezër sigurisht sipas gjenezës biblike pra, atëherë jemi vëllezër edhe me Zulu-të dhe Samojedët.


Por le t’i kthehemi”argumenteve” të fqinjëve tanë jugorë. Jo rrallëherë në statistikat e botuara nga grekët mund të shohësh shifra të nxjerra nga statistikat e botuara nga grekët mund të shohësh shifra të nxjerra nga statistika zyrtare të Turqisë (salname; të vilajeteve). Kjo mënyrë dokumentimi u vjen mjaft mirë për shtat politikanëve të Athinës, sepse në çështjet e kombësive dhe të komuniteteve fetare turqit nuk janë aspak më të saktë se grekët: mentaliteti i tyre dhe mënyrat administrative janë të mbështjella me një çoroditje të pashembullt. Kujtojmë në fillim se Turqia ka në bazë të administrimit të vet ligjet e nxjerra nga kanuni. Sipas këtyre principeve, Turqia ka njohur vetëm dy klasa njerëzish: myslimanët dhe jomyslimanët: këta të fundit të quajtur “qafirë” (të pafe), “raja” dhe “zimmi”. Me këto përcaktime janë poshtëruar të gjitha racat jomyslimane të tokës, përveç çifutëve të quajtur gjithmonë me emrin që atyre Kurani (Jehudi, xhehud).

Kur turqit u zëvendësuan nga perandoria e Bizantit, Mehmeti 2 qe pa dyshim shumë i lumtur kur gjeti një peshkop në Kostandinopojë që pranoi të marrë përsipër administrimin e klasës së papastër të qafirëve.

Kështu patriarku mori juridiksionin shpirtëror dhe laik të të gjithë krishterëve të ritit ortodoks, të cilët ishin të regjistruar nga burokracia otomane vetëm me emrin “roum” (d.m.th. romakë): ata të perandorisë së poshtëm shënoheshin me termin Diari-i-roum, ndërsa grekët thirreshin Romios, romakë.

Të veshur me këtë fuqi supreme që i bënte me të vërtetë ekumenikë, patriarkët në vend të proselitizmit fetar nisën të bëjnë proselitizmin kombëtar. Ky zell i madh i klerit ortodoks është lehtësisht i kuptueshëm nëse kujtojmë se administrimi i kishave, manastireve dhe shkollave (më shumë fetare se laike) ishte në duart e patriarkut. Dhe kështu që ishte kleri ortodoks u bë një kler krejtësisht grek dhe Helen, siç i pëlqente ta quante veten.

Ka patur një moment ku të gjithë të krishterët ortodoksë të Turqisë Evropiane u quajtën greke. Në fillim ishte më tepër një zell fetar, por nuk vonuan të shfaqen edhe idetë kombëtare e politike, sidomos gjatë këtyre 200-vjetëve të fundit.

Atëherë patriarkati u bë qendra e helenizimit dhe e politikës helenike. Shkollat u shtuan, propaganda e letrave dhe e gjuhës greke mori një shtrirje të gjerë: sigurisht lindën edhe shkollat për vajza me qëllim që të ndërhyjë akoma më shumë në familje deri te djepi i fëmijës. Dhe të gjithë shqiptarët, bullgarët, rumunët dhe vllehtë u quajtën romë(grekë) si të gjithë qafirët. Prifti në kishë, mësuesi dhe kujdestarja në shkollë bënin ç’ishte e mundur për rrënjosjen e kësaj ndjenje të rreme kombëtare, për shkatërrimin dhe paragjykimin e karakterit të vërtetë etnik të popujve dhe kombësive.

Ja pra, cilat janë arsyet që grekët janë të dashuruar me të dhënat zyrtare turke mbi popullsinë e Epirit dhe të Maqedonisë. Në Salname (vjetarët) e vilajeteve të gjithë myslimanët janë të emëruar ISLAM, ndërsa ortodoksët ROUM, d. m. th grekë dhe varen nga juridiksioni fetar i Patriarkales së Fanarit. Vetëm në vitin 1872 idhëtarët e kishës bullgare u quajtën zyrtarisht bullgarë nga autoritetet otomane.

Ortodoksët shqiptarë, duke mos patur një kishë autoqefale dhe duke qenë të varur ndaj juridiksionit të Patriarkatit të Fanarit, kanë figuruar gjithmonë si romë në regjistrat turq. Një tjetër argument i përdorur nga grekët është ai i shkollave. Sidomos në këto vitet e fundit ky argument është përdorur dhe konsideruar prej tyre si një armë tepër e fuqishme në duart e veta.

Grekët nuk kanë munguar kurrë të publikojnë numrin e shkollave, të mësuesve dhe të nxënësve. Në çdo vend tjetër, përveç Turqisë, këto të dhëna do të kishin patur një vlerë mjaft të madhe: ato do të kishin qenë një udhërrëfyes për të përcaktuar karakterin e vërtetë etnik dhe aspiratat e vërteta të një populli. Por ajo që kemi thënë më lart mjafton për të kufizuar këtë argument në vlerën e tij të saktë. Dhe ja përse;

1. Drejtimi i shkollave është në duart e komuniteteve, të cilët janë grupuar rreth kreut fetar, pra shkollat dhe komuniteti përbëjnë një trup të vetëm me kishën dhe Qeveria turke i njihte këto institucione vetëm nëpërmjet kreut fetar, i cili ishte ngarkuar me administrimin.

2. Komunitet kishin në dispozicion të tyre fonde të mëdha, donacione e trashëgimi, të gjitha të shënuara në emër të komunitetit si entitetit fetar: atëherë kuptohet se sa i madh ishte roli shtypës i këtyre shumave të mëdha që ndodheshin në duart e klerit dhe të komuniteteve.

3. Kleri ka në duart e tij edhe një forcë tjetër, atë të komunikimit me jashtë dhe të persekutimeve fetare. Këto armë mbështeten nga Qeveria, e cila është një konservatore e thellë që sheh me frikë çdo inovacion…

  • Mid’hat Frashëri: “Çështja e Epirit” Popullsia e Epirit

La Population de l’Epire, 1915, Sofje.

Mid’hat Frashëri
Etiketa: ceshtjaepiritMid’hat Frashëripopullsiashqiptare
Shkrimi Mëparshëm

Shqiptarët, helenët dhe bizantinët, sipas Teodor Metohitit: Simbioza e së njejtit identitet apo divergjencë historike?

Shkrimi Vijues

Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

Shkrimi Vijues
Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Ernest Koliqi, qëndrestar i paepur i stuhive politike, i keqkuptuar dhe i anatemuar nga çaprazitë e rendeve ideologjike

Ernest Koliqi, qëndrestar i paepur i stuhive politike, i keqkuptuar dhe i anatemuar nga çaprazitë e rendeve ideologjike

16 Janar, 2026
Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

16 Janar, 2026
Mid’hat Frashëri: Popullsia e Epirit

Mid’hat Frashëri: Popullsia e Epirit

16 Janar, 2026
Shqiptarët, helenët dhe bizantinët, sipas Teodor Metohitit: Simbioza e së njejtit identitet apo divergjencë historike?

Shqiptarët, helenët dhe bizantinët, sipas Teodor Metohitit: Simbioza e së njejtit identitet apo divergjencë historike?

16 Janar, 2026
Ernest Koliqi, qëndrestar i paepur i stuhive politike, i keqkuptuar dhe i anatemuar nga çaprazitë e rendeve ideologjike

Ernest Koliqi, qëndrestar i paepur i stuhive politike, i keqkuptuar dhe i anatemuar nga çaprazitë e rendeve ideologjike

16 Janar, 2026
Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

16 Janar, 2026
Mid’hat Frashëri: Popullsia e Epirit

Mid’hat Frashëri: Popullsia e Epirit

16 Janar, 2026
Shqiptarët, helenët dhe bizantinët, sipas Teodor Metohitit: Simbioza e së njejtit identitet apo divergjencë historike?

Shqiptarët, helenët dhe bizantinët, sipas Teodor Metohitit: Simbioza e së njejtit identitet apo divergjencë historike?

16 Janar, 2026
“Travel and Tour World”, ja arsyet pse Berati është destinacioni i përsosur për vitin 2026?

“Travel and Tour World”, ja arsyet pse Berati është destinacioni i përsosur për vitin 2026?

15 Janar, 2026
Përkujtohet Ernest Koliqi, misionari i dijes që solli shkollën shqipe në Kosovë

Përkujtohet Ernest Koliqi, misionari i dijes që solli shkollën shqipe në Kosovë

15 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.