• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Sociale

Ju akuzoj! Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi

Vinny nga Vinny
9 Janar, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Pikepamje, Sociale
0
0
NDARJET
51
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Ju akuzoj! Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi dhe gjithë hordhinë tuaj në llogoret e këtij ferri.

Unë ju akuzoj se jeni ndër fajtorët kryesorë të kalbëzimit kulturor të vendit tonë, të barbarizmit të tij shoqëror, të korrupsionit dhe gërryerjes të tij morale, shkatërrimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik të tyre dhe shtrembërimit të edukimit të fëmijëve tanë.

Ju, me televizionet tuaja plehra, me programet tuaja të pista, shfaqjet tuaja artificiale, false, mashtruese, pseudo, keni kontribuar në vetën e parë dhe pa skrupuj në kalbëzimin e Mijëvjeçarit të tretë, i cili këtë herë, për fat të keq, nuk mbart ndonjë vlerë, por vetëm zeron (asgjënë) kozmike.

Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të atij procesi pervers mediatik që ka ngulitur bindjen për një vetë-realizim të bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në shfaqjen e famës, suksesit dhe bukurisë, në kërkimin e vazhdueshëm të duartrokitjeve, në miratimin e publik, për ndërtimin e asaj që të tjerët duan dhe jo të asaj që jemi.

Kjo është bota juaj, kjo është ajo që villni nga studiot tuaja televizive për vite me radhë.

Ju promovuat vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve dhe njohjes shoqërore, sepse programet tuaja janë të mbushura, me sharlatanë, injorantë dhe të paedukuar. U keni dhënë famë dhe i keni shndërruar në modele për t’u imituar personazhe që nuk kanë vlera, nuk kanë kulturë, nuk kanë asnjë busull morale.

Ju përfaqësoni poshtërimin e të diplomuarve, turpërimin e atyre që studiojnë, të atyre që investojnë kohë dhe burime në kulturë, të atyre që janë të zhgënjyer dhe më në fund braktisin Italinë, sepse vëmendja është për aktorët e programeve tuaja.

Unë flas si një mësues, i cili sheh me zemërim si nxënësit e tij imitojnë arrogancën, gënjeshtrën, pamjen e jashtme, provokimin, vrazhdësisë që përhapin personazhet në televizionin tuaj. Flas si ai që sheh të njëjtën dinamikë në një realitet të trishtë që përsëritet në klasat e mia, me nxënës që besojnë se kjo dhe vetëm kjo është mënyra për tu lidhur me bashkëmoshatarët e tyre dhe për tu pranuar prej tyre dhe për t’u vlerësuar prej tyre. Si mësues i cili sheh hutim, frikë, izolim në sytë e atyre fëmijëve që nuk përshtaten, që nuk i dorëzohen më joshjes së kësaj bote të tmerrshme, por që për këtë shpërblehen me veçim dhe tallje.

Kam parë në vitet e mia si mësimdhënës së pari me hutim, pastaj me shqetësim dhe tani me terror qindra nxënës që sillen si kopje të personazheve të turpshëm që mbushin programet tuaja, duke u përpjekur të jenë si ata. Dhe unë jam i neveritur nga vetëkënaqësia që ju kullon në programet tuaja në prani të personazheve të caktuara.

Unë ju akuzoj, sepse ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha këto.

Shpresoj për fundin tuaj profesional dhe zhdukjen tuaj mediatike, sepse këto janë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar vendit./dritare.net

*Letra është shkruar nga Marco Galice, mësues dhe gazetar italian!

Shkrimi Mëparshëm

Kuptimi i kodit të fshehtë të përkrenares së Skënderbeut

Shkrimi Vijues

“Zgjerohemi 12 milje!” Qeveria greke çon projektligjin në parlament, sakaq që Rama viziton Athinën

Shkrimi Vijues

"Zgjerohemi 12 milje!" Qeveria greke çon projektligjin në parlament, sakaq që Rama viziton Athinën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Fabrika e falsifikimeve” nga Giannis Vlachogiannis –   “Arvanitika” shpirti pas maskës “Greke”

“Fabrika e falsifikimeve” nga Giannis Vlachogiannis –   “Arvanitika” shpirti pas maskës “Greke”

1 Maj, 2026
“Një muze që prek ndërgjegjen e vizitorëve”, dëshmitë e së kaluarës komuniste tërheqin turistë nga e gjithë bota në Shkodër

“Një muze që prek ndërgjegjen e vizitorëve”, dëshmitë e së kaluarës komuniste tërheqin turistë nga e gjithë bota në Shkodër

1 Maj, 2026
Letrat e Trifon Xhagjikës kundër regjimit të Hoxhës, publikimi në Moskë më 1962! Dokumentet që tronditën diktatorin

Letrat e Trifon Xhagjikës kundër regjimit të Hoxhës, publikimi në Moskë më 1962! Dokumentet që tronditën diktatorin

1 Maj, 2026
Konferenca e Londrës më 1912: “Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit është e vetmja rrugë për në Adriatik, kurse hekurudha e …”

Dhaskarina Pinoçi: “Skipetarissa” që i dha zë lirisë në Egje – Sa e qënësishme ishte vetëdija arbërore të Laskarina Bubulinës

Dhaskarina Pinoçi: “Skipetarissa” që i dha zë lirisë në Egje – Sa e qënësishme ishte vetëdija arbërore të Laskarina Bubulinës

30 Prill, 2026
Muzeu Marubi bëhet pjesë e rrjetit fotografik të themeluar në Milano

Muzeu Marubi bëhet pjesë e rrjetit fotografik të themeluar në Milano

30 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist