E diel, 7 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

6 Dhjetor, 2025
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesa e dytë: Në vijim të “Përkatësia etnike shqiptare e himariotëve: Dëshmi historike, gjeografike dhe etnologjike”  

Dëshira për të hedhur një dritë të fortë qartësie mbi përkatësinë etnike dhe identitare të popullsive të Himarës, Sulit, mërgatës arvanitase dhe arvanitasve autoktonë në Greqi, na shtyn të kërkojmë edhe më thellë ndër dokumenta dhe dëshmi të padiskutueshme historike, që do i ndajmë me ju edhe tekstualisht. Kjo është pjesa e dytë e kësaj trajtese që shumë nga ne e mbajnë përzemër, ndaj për këdo që dëshiron të lexojë edhe pjesën e parë, në krye, -por edhe ketu,- mund të gjejë të bashkëngjitur lidhjen. Punimi është kryer duke u bazuar në hartografi historike, dëshmi të udhëtarëve të huaj, dokumente kishtare dhe studime onomastike, argumentohet se këto grupe ndajnë një substrat të përbashkët etnik shqiptar (arbëror). Analiza përfshin të dhëna mbi veshjen, gjuhën, organizimin farefisnor dhe vetë-identifikimin historik, duke dekonstruktuar narrativat e mëvonshme politike që kanë errësuar këtë origjinë. Referencat nuk jane thjesht tekst i gërshetuar me artikullimin në fund të shkrimit, por imazhe të dokumentave reale, nga ku kemi marrë edhe spunto për këtë shtjellim studimor.        

Përcaktimi gjeografik dhe politik i Shqipërisë në Mesjetë dhe Rilindje

Për të kuptuar identitetin e popullsive të jugut, është thelbësore të analizohet se si perceptohej gjeografikisht rajoni në shekujt e kaluar. Burimet hartografike dhe gjeografike të kohës e vendosin Himarën dhe Sulin pa ekuivok brenda kufijve të Shqipërisë natyrore dhe politike.

Sipas veprës gjeografike universale të Malte-Brun dhe Balbi (System of Universal Geography), rajoni i “Albania” përfshin në mënyrë eksplicite qytetet dhe krahinat si Janina, Arta, Chimera (Himara), Suli, Paramithia dhe Konica (Shih imazhin: System of Universal Geography). Kjo dëshmon se për gjeografët evropianë të shekullit XIX, këto zona ishin pjesë integrale e Shqipërisë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe në aspektin e popullsisë.

Kjo mbështetet edhe nga hartografia e hershme. Në hartën e vitit 1574 të Giovanni Francesco Camocio, e titulluar “Provincia di Albania”, Himara (Cimera) shfaqet qartësisht brenda kësaj province (Shih imazhin: Harta e Camocio 1574). Kjo vazhdimësi në dokumentimin hartografik nga shekulli XVI deri në shekullin XIX tregon se shkëputja e Himarës nga konteksti shqiptar është një konstrukt i mëvonshëm politik.

Antroponimia dhe Onomastika: Gjurmët e gjakut

Një nga provat më të forta të identitetit etnik është analiza e emrave (antroponimia) dhe mbiemrave. Antropologu Albert Doja, në studimin e tij “Naître et grandir chez les Albanais”, argumenton se mbiemrat shqiptarë shpesh rrjedhin nga toponimet, duke treguar origjinën e personit.

Në dokumentet mesjetare, krahas mbiemrave të njohur si Bushati, Kastrioti apo Dukagjini, shfaqet edhe emri Demetrius Chimara (nga Himara). Fakti që “Chimara” përdoret si mbiemër identifikues njëlloj si mbiemrat e tjerë të mëdha fisnike shqiptare, dëshmon integrimin e plotë të himariotëve në sistemin onomastik arbëror (Shih imazhin: Libri i Albert Dojas).

Për më tepër, burimet greke të shekullit XIX, si periodiku “Parnassos” (1877), i radhisin Himariotët krahas fiseve më të shquara shqiptare si Muzakajt, Dukagjinët, Arianitët dhe Kastriotët. Dokumenti thekson se këto fise, për të ruajtur besimin e krishterë dhe pavarësinë, u strehuan në male të paarritshme—Mirditorët në Shqipërinë e Epërme dhe Himariotët në malet e Akrokerauneve (Shih imazhin: Parnassos 1877). Kjo vendos një paralele të drejtpërdrejtë etnike dhe historike mes katolikëve të veriut (Mirditë) dhe ortodoksëve të jugut (Himarë).

Arvanitasit dhe lidhja organike me Himarën dhe Sulin

Termi “Arvanitas” është çelësi për të kuptuar lidhjen mes shqiptarëve të sotëm dhe popullsive historike në Greqi. Fjalorët etimologjikë grekë (Triantafyllidis, Kriaras) e përkufizojnë qartë termin Arvanitis si “banor i Shqipërisë” (katoikos tis Alvanias) ose “ai që e ka prejardhjen nga Shqipëria”, duke cituar burime mesjetare që barazojnë termat Albanites dhe Arvanites (Shih imazhin: Përkufizimet leksikore).

Studiuesi Kosta Biri, në veprën e tij monumentale “Arvanites: Dorët e Helenizmit të Ri”, sjell dëshmi të pakundërshtueshme për identitetin e Himariotëve. Ai citon dëshminë e Millingen, i cili përshkruan trupat e Spyromilios (kapedan himariot) gjatë revolucionit grek:

“Ata nuk dallojnë nga Arvanitasit, sepse veshja e tyre dhe gjuha e tyre janë krejtësisht të njëjta… edhe pse feja e tyre është greke [ortodokse], ata nuk kuptojnë asnjë fjalë greqisht.” (Shih imazhin: Kosta Biris).

Ky citim është vendimtar pasi konfirmon tri elemente:

  1. Gjuhën: Himariotët flisnin shqip dhe nuk dinin greqisht.
  2. Veshjen: Ishte identike me atë të arvanitasve të tjerë.
  3. Dallimin Fe/Komb: Përkatësia fetare (ortodokse) nuk nënkuptonte përkatësi etnike greke.

Veshja Kombëtare dhe Fustanella si markues identitar

Veshja tradicionale, veçanërisht fustanella, është një tregues vizual i përkatësisë kulturore. Në librin “Samiaka” (1899), përshkruhet një Peshkop (Kyrillos) i cili veshi fustanellë dhe thuhet shprehimisht: “u bë Liap” (egine Liapis). Termi “Liap” i referohet banorëve të Labërisë, krahinë etnografike shqiptare ku bën pjesë edhe hinterlandi i Himarës (Shih imazhin: Samiaka).

Identifikimi i fustanellës me termin “Liap” dhe përdorimi i saj nga klerikë apo luftëtarë të zonës, përforcon argumentin se kultura materiale e rajonit ishte, në thelbin e saj, kulturë shqiptare e Labërisë.

Lëvizjet e popullsisë dhe figura historike

Historia e figurave të shquara konfirmon gjithashtu origjinën shqiptare. Rasti i Krokodil Kladhës (1425-1490) është ilustrues. Ai përshkruhet në burime historike si “Luftëtar Shqiptar i Manit” (O Alvanos polemarchos tis Manis), i cili e kishte origjinën nga Himara. Babai i tij, Theodoros, migroi nga Himara në Peloponez. Fakti që një himariot identifikohet automatikisht si shqiptar dhe bëhet lider i arvanitasve në Man, tregon për një vazhdimësi të pandërprerë etnike nga Himara në jugun e Greqisë (Shih imazhin: Krokodeilos Kladas).

Gjithashtu, tezat historike sugjerojnë se Suliotët dhe Himariotët mund të kenë origjinë veriore (Gegë), të cilët zbritën në jug pas vdekjes së Skënderbeut. Letra e Himariotëve drejtuar Papës Gregori XIII në vitin 1581, ku ata e quajnë veten “të kombit Maqedonas [nënkupto epirot/shqiptar në kontekstin e kohës] dhe të gjinisë së Albanensium (Arbëror)”, është një vetë-deklarim i pastër i identitetit të tyre (Shih imazhin: Teksti mbi Suliotët/Gegët).

Pranimi i “gjakut të përbashkët”

Edhe historiografia greke e shekullit XIX, shpesh në përpjekje për të asimiluar elementin shqiptar, e ka pranuar lidhjen e gjakut. Panagiotis Aravantinos, në “Historinë e Ali Pashës”, flet për “dy popujt bashkë-gjak” (omaimonas laous), duke iu referuar grekëve dhe shqiptarëve (të krishterë e myslimanë). Ai pranon se ekziston një “origjinë e përbashkët” dhe “lidhje gjaku” që i bashkon këta popuj (Shih imazhin: Aravantinos).

Himariotët, Suliotët dhe Arvanitasit përbëjnë një trung të vetëm etnik shqiptar, i cili përmes rrethanave historike, fetare dhe politike, ka ndjekur trajektore të ndryshme zhvillimi, por duke ruajtur në bërthamën e tij identitetin arbëror.

***

Gjuha, besimi dhe statusi i veçantë: Dëshmi të pakundërshtueshme të identitetit arbëror

Le të analizojmë tashmë shkurtimisht strukturën sociale dhe kulturore të Himarës dhe Sulit përmes prizmit të dëshmive të kohës (shek. XVIII-XIX). Dokumentet e analizuara zbulojnë se gjuha shqipe ishte tipari kryesor dallues i këtyre popullsive dhe se ndarjet fetare ishin shpesh sipërfaqësore ose pragmatike, duke mos e cenuar unitetin etnik.

Kriteri Gjuhësor: Dëshmia e Christoforos Perraivos dhe Henry Skene

Një nga argumentet më të forta kundër tezës së “helenizmit të pandërprerë” vjen nga vetë burimet greke dhe udhëtarët perëndimorë të kohës, të cilët dëshmojnë se gjuha amtare e këtyre zonave ishte shqipja.

Christoforos Perraivos, në veprën e tij “Historia e Shkurtër e Sulit dhe Pargës” (1803), bën një përshkrim të detajuar të banorëve të zones nga Vjosa deri në Vlorë dhe Himarë (të cilët ai i quan Liapë). Dëshmia e tij është kategorike:

“Të gjithë këta në përgjithësi flasin dialektin shqiptar (homiloun tin alvanikin dialekton), dhe shumë pak prej tyre e njohin greqishten, edhe atë në mënyrë shumë barbare.”

Perraivos, edhe pse shpesh armiqësor ndaj “Liapëve” në përshkrimet e tij morale, nuk mund të mohojë realitetin gjuhësor: banorët e bregdetit dhe malësisë së Himarës ishin shqipfolës monolingë ose me njohuri rudimentare të greqishtes.

Kjo mbështetet nga studiuesi britanik Henry Skene (1848), i cili në prezantimin e tij para Shoqërisë Etnologjike të Londrës, klasifikon qartë Suliotët, Himariotët dhe Parganjotët si shqiptarë. Ai shkruan:

“Ata quhen Arvanitë nga Grekët dhe Arnautë nga Turqit… rastet më të shquara të besnikërisë ndaj Kryqit… ishin Suliotët, Himariotët dhe Parganjotët, të cilët mbetën besnikë ndaj Kishës Greke [Ortodokse], dhe Mirditorët ndaj asaj të Romës.”

Skene bën një ndarje të qartë: feja (Ortodokse apo Katolike) nuk e ndryshonte përkatësinë etnike. Himariotët barazohen me Mirditorët si dy degë të së njëjtës pemë etnike shqiptare, të ndarë vetëm nga riti kishtar.

Konvertimi, Kripto-Krishtërimi dhe “Papa-Mehmeti”

Një element kyç për të kuptuar identitetin e zonës është natyra e konvertimit fetar. Burimet tregojnë se kalimi në Islam në zonën e Labërisë dhe rrethinat e Himarës nuk ishte një proces asimilimi etnik, por një mbijetesë pragmatike ekonomike dhe sociale.

Dokumentet përshkruajnë se si banorët e zonës nga Butrinti deri në Vlorë (përveç 7 fshatrave) u detyruan të ndërronin fenë rreth 150 vjet para shkrimit të tekstit, për shkak të urisë dhe fanatizmit të Peshkopit të Delvinës. Gjatë kreshmës së Apostujve, banorët që kishin vetëm qumësht dhe djathë u ndaluan t’i hanin ato nga Peshkopi. Për të mos vdekur urie, ata “mohuan fenë e etërve dhe përqafuan muhamedanizmin” për të siguruar bukën.

Megjithatë, ky konvertim ishte shpesh sipërfaqësor. Fenomeni i “Klomides” (Kripto-të-krishterëve) ishte i përhapur. Tekstet përmendin se nuk ishte e rrallë të gjeje priftërinj me emra turkë ose anasjelltas, si “Papa-Mehmeti” apo “Hasan-Gjergji”. Kjo dëshmon se poshtë petkut fetar (mysliman apo i krishterë), popullsia ruante lidhjet e gjakut dhe solidaritetin klanor shqiptar, duke krijuar një sinkretizëm unik që mbronte identitetin e tyre nga tjetërsimi i plotë.

Autonomia dhe Paralelet Himarë-Mirditë

Statusi politik i Himarës gjatë periudhës osmane është një tjetër tregues i karakterit të saj shqiptar. Burimet historike theksojnë se pas nënshtrimit të Epirit nga Mehmeti II (1466), disa krahina si Himara dhe Mirdita fituan privilegje të veçanta.

Fakti që Himara (në jug) dhe Mirdita (në veri) trajtoheshin në mënyrë identike nga Porta e Lartë – si zona malore të panënshtruara, me organizim fisnor dhe popullsi luftarake shqiptare – tregon se në sytë e administratës osmane, ato ishin pjesë e të njëjtit korpus etno-gjeografik.

Këto privilegje u ruajtën falë rezistencës së vazhdueshme. Himariotët, së bashku me Suliotët, përshkruhen si dy pole të pavarësisë që “ngriheshin vazhdimisht kundër Guvernatorëve të Delvinës dhe Vlorës”. Aleancat e tyre ushtarake dhe rebelimet e përbashkëta ishin lëvizje brenda-etnike kundër administratës qendrore.

Diaspora në Itali: Ruajtja e gjuhës deri në 1870

Një provë e rëndësishme e “arkeologjisë gjuhësore” gjendet në diasporë. Emigrantët që u larguan nga Epiri dhe Himara drejt Italisë së Jugut (Palermo, Siçili) shërbejnë si një “kapsulë kohore”.

Burimet dokumentojnë se një popullsi e konsiderueshme rreth Palermos, me origjinë “Epiro-Shqiptare” (Epeiroalvanon), e ruajti dialektin shqiptar deri në vitin 1870. Nëse këta njerëz, të cilët migruan nga zona e Himarës dhe Epirit, flisnin shqip në Itali për shekuj me radhë, kjo rrëzon çdo pretendim se popullsia mëmë në Ballkan ishte grekofone.

Gjithashtu, përmendet se në vitin 1844, numri i këtyre “Epirotëve Grekë” (një term politik për shqiptarët ortodoksë) në Palermo arrinte në 14,000, dhe ata ruanin zakonet e tyre unike në dasma dhe pagëzime.

Analiza e dokumenteve të paraqitura çon në këto konkluzione shkencore:

Vazhdimësia Gjuhësore: Dëshmitë e Perraivos dhe Skene konfirmojnë se shqipja ishte gjuha mbizotëruese (dhe shpesh e vetme) e Himariotëve dhe Suliotëve në shekujt XVIII-XIX.

Feja si mburojë, jo kombësi: Konvertimet fetare ishin të diktuara nga mbijetesa (rasti i urisë). Fenomeni i emrave të dyfishtë (Papa-Mehmeti) tregon se solidariteti etnik shqiptar ishte më i fortë se ndarjet dogmatike fetare.

Uniteti Veri-Jug: Trajtimi i barabartë i Himarës dhe Mirditës nga administrata osmane konfirmon se këto shiheshin si dy bastione të së njëjtës popullsi shqiptare.

Prova e Diasporës: Ruajtja e gjuhës shqipe nga emigrantët himariotë/epirotë në Itali deri në fund të shekullit XIX është prova përfundimtare se zona e origjinës ishte shqipfolëse.

Këto të dhëna historike dekonstruktojnë mitin e një identiteti ekskluzivisht grek të këtyre zonave dhe rivendosin Himarën e Sulin në shtratin e tyre natyror historik: atë të botës shqiptare, me të gjitha kompleksitetet e saj fetare dhe rajonale. Përgatiti Elis Buba / usalbanianmediagroup.com

Simboli heraldik i Krokodil Kladhes
Etiketa: arbereshearvanitasepirotetnokulturorehimariotidentitetishqiptarsuliotvazhdimesia
Shkrimi Mëparshëm

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

Shkrimi Vijues

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Të Ngjashme

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO
Aktualitet

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″
Aktualitet

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit
Aktualitet

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore
Aktualitet

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025
“Qyteti ilir i Bylisit dhe fondet e Brukselit”/ Studiuesi ngre pikëpyetjet: Ku shkoi fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë në vitin 2018
Aktualitet

“Qyteti ilir i Bylisit dhe fondet e Brukselit”/ Studiuesi ngre pikëpyetjet: Ku shkoi fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë në vitin 2018

5 Dhjetor, 2025
U shfaq dokumentari “Hora e Arbëreshëvet” në Fakultetin Filozofik
Aktualitet

U shfaq dokumentari “Hora e Arbëreshëvet” në Fakultetin Filozofik

5 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist