• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Fati tragjik i firmëtarëve të pavarësisë në diktaturën komuniste

Vinny nga Vinny
27 Nëntor, 2025
Në Kultura, Pikepamje
0
Fati tragjik i firmëtarëve të pavarësisë në diktaturën komuniste
0
NDARJET
25
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Kur komunistët erdhën në pushtet në vitin 1944, 31 prej personaliteteve që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë ishin ende gjallë. Ata nuk u nderuan, as nuk u lejuan të shërbenin si ura lidhëse mes historisë dhe së tashmes. Shumë prej tyre u pushkatuan nga diktatura komuniste, të tjerë vdiqën nga torturat nëpër burgje, u mohuan, u zhdukën nga dokumentet, madje edhe eshtrat e tyre u hodhën në lumenj. Pasardhësit e tyre u përndoqën, u burgosën dhe u lanë pa të drejta, duke e shndërruar historinë e 28 Nëntorit në një shfaqje të shfytyruar.

Lef Nosi – Firmëtar i Pavarësisë dhe ministër i qeverisë së parë. U fsheh pas ardhjes së komunistëve, u arrestua më 7 gusht 1945, u dënua me pushkatim më 12 shkurt 1946 bashkë me Harapin e Bushatin. Asnjë krim nuk iu provua. U ekzekutua menjëherë dhe iu sekuestruan pasuria e dorëshkrimet. Edhe firma në aktin e Pavarësisë iu fshi.

Shefqet Daiu – Firmëtar, avokat i Ismail Qemalit. U arrestua në vitin 1945 dhe vdiq në burg nga torturat ose sëmundja.

Sami Vrioni – Firmëtar; arrestuar pas luftës; vdiq në burg.

Qazim Kokoshi – Firmëtar, i internuar më parë nga pushtuesit në Bergamo; u arrestua nga regjimi komunist dhe vdiq në burg.

Qerim Begolli – Pushkatuar nga partizanët jugosllavë në Pejë.

Bedri Pejani – I dorëzuar serbëve, mendohet i helmuar.

Zihni Hamzaraj Kanina – Arrestuar në 1951, torturuar në hetuesi, dërguar në Burgun 313, vdiq më 1959.

Të dënuar, bashkë me familjet

Sherif Langu – Firmëtar; klerik mysliman. Arrestuar në 1945 si “bashkëpunëtor i Ballit e Legalitetit”; mbijetoi pas 7 vitesh burg në moshë të thyer.

Përndjekja kaloi te familjet e tyre:

Djali i Isa Boletinit – i vrarë me atentat në Shkodër.

Dhëndri i Bedri Pejanit – i pushkatuar.

Djali i Ismail Qemalit – i burgosur; pasardhësve iu mohua çdo nderim edhe pensioni special.

Djali i Shefqet Dajiut – i dënuar me 9 vjet burg; fëmijëve iu ndalua arsimi.

Djali i Iliaz Vrionit – i burgosur.

Shumica e firmëtarëve të mbetur në Shqipëri u dënuan; ata që nuk bashkëpunuan u zhdukën nga jeta publike. Regjimi komunist kujtonte vetëm ngritjen e flamurit në Vlorë, ndërsa firmëtarët e Pavarësisë dhe pasardhësit e tyreu trajtuan si armiq, duke lënë në hije një pjesë thelbësore të historisë së 1912-ës./Tema

Etiketa: fatifirmateretpavarsitragjik
Shkrimi Mëparshëm

“Kur krijimtaria udhëton: nga skena e luftës në Kosovë”

Shkrimi Vijues

Gëzuar 28 Nëntorin, një datë që i ka sjellë historikisht nder e shpresë historisë shqiptare

Shkrimi Vijues
Gëzuar 28 Nëntorin, një datë që i ka sjellë historikisht nder e shpresë historisë shqiptare

Gëzuar 28 Nëntorin, një datë që i ka sjellë historikisht nder e shpresë historisë shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Travel and Tour World”, ja arsyet pse Berati është destinacioni i përsosur për vitin 2026?

“Travel and Tour World”, ja arsyet pse Berati është destinacioni i përsosur për vitin 2026?

15 Janar, 2026
Përkujtohet Ernest Koliqi, misionari i dijes që solli shkollën shqipe në Kosovë

Përkujtohet Ernest Koliqi, misionari i dijes që solli shkollën shqipe në Kosovë

15 Janar, 2026
Homazh për Reçakun/ Hapet Ekspozita “Çmimi William Walker 2026″

Homazh për Reçakun/ Hapet Ekspozita “Çmimi William Walker 2026″

15 Janar, 2026
Epiri i vitit 1855: Shqipëria e Jugut nën penelin e një kapiteni irlandez

Gjergj Arianiti themeluesi i qëndresës antiosmane. Strategu i madh i lënë në hijen e epopesë së Skënderbeut

Gjergj Arianiti themeluesi i qëndresës antiosmane. Strategu i madh i lënë në hijen e epopesë së Skënderbeut

14 Janar, 2026
Arvanitët zot shtëpie në Greqi: Konstantinos Sathas dhe prania mijëvjeçare shqiptare në tokën helene

Arvanitët zot shtëpie në Greqi: Konstantinos Sathas dhe prania mijëvjeçare shqiptare në tokën helene

14 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist