• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit”- Ben Blushi: Patriotët myslimanët iu bashkuan Fishtës, Frashërit, Gurakuqit dhe Mjedës! Çfarë do ndodhte sikur islamikët të kishin fituar!  

Vinny nga Vinny
22 Nëntor, 2025
Në Kultura, Pikepamje
0
“Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit”- Ben Blushi: Patriotët myslimanët iu bashkuan Fishtës, Frashërit, Gurakuqit dhe Mjedës! Çfarë do ndodhte sikur islamikët të kishin fituar!  
0
NDARJET
77
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

NGA BEN BLUSHI

Sot është dita e Kongresit të Manastirit i cili në nëntor të vitit 1908 vendosi që gjuha shqipe të shkruhej me një alfabet të vetëm. Historia e atyre ditëve të Kongresit të Manastirit është një sintezë e historisë së Shqipërisë. Në tavolinën e delegatëve që vendosën se me çfarë alfabeti do shkruhej gjuha shqipe ishin tre mundësi.

Një alfabet me shkronja latine, një alfabet me shkronja greke dhe një alfabet me shkronja arabe.  Për këtë arsye Kongresi i Manastirit nuk ishte një takim gjuhëtarësh, por një parlament. Ai parlament vendosi që Shqipëria të shkonte me Perëndimin.

Në atë kohë nuk kishte Europë, nuk kishte BE dhe as institucione. Shqipëria nuk ishte shtet i pavarur dhe i vetmi institucion që përcaktonte përkatësinë në një bashkësi politike ishte gjuha. Prandaj vendimi i Kongresit të Manastirit është akti i parë pro evropian që ka marrë elita shqiptare që nga vdekja e Skënderbeut.

Që të kuptohet sa i guximshëm ishte ky vendim duhet kujtuar se vetë Turqia, vendi që na kishte pushtuar për 500 vjet e ndryshoi alfabetin e vet nga arab në latin në vitin 1928, 20 vjet më vonë se Shqipëria. Në një kuptim provinca udhëhoqi edhe Perandorinë e saj. Siç ndodh edhe sot dhe siç nuk mund të mos ndodhte, në Kongresin e Manastirit kishte një pakicë që kërkonte që shqipja të shkruhej me alfabet arab.

Këta ishin islamikët shqiptarë, mbeturina të të cilëve ka ende sot nëpër Shqipëri.Për fat të mirë aty u ndanë myslimanët dhe islamikët. Shumë hoxhallarë të ndritur dhe patriotë myslimanë u bashkuan me Gjergj Fishtën, Mit’hat Frashërin, Luigj Gurakuqin dhe Ndre Mjedën për të votuar pro shkronjave latine.

Myslimanët zgjodhën Shqipërinë, islamikët zgjodhën Islamin. Të parët zgjodhën Perëndimin, të dytët Lindjen. Imagjinoni për një çast sikur islamikët të kishin fituar. Ndoshta Shqipëri nuk do kishte, gjuha shqipe do ishte një variant arab dhe gjithë kultura jonë do ishte primitive e deformuar dhe shumë e varfër.

Mund të mos kishim fare letërsi, art dhe filma. Në vend të shqiponjës, në flamur do kishim një syre nga Kurani, siç vërtet ka pasur shumë islamikë që e kanë kërkuar me zell të madh. Kongresi i Manastirit e ndau Shqipërinë nga Perandoria Osmane që është fatkeqësia më e madhe e historisë sonë.

Të gjithë ata që thonë se Perandoria Osmane na shpëtoi nga asimilimi sepse nuk u bëmë grekë apo serbë janë islamikë të mjerë. Kjo është një tezë e shëmtuar që justifikon pushtimin dhe ata që janë me pushtimin janë edhe më të kqëqinj se vetë pushtuesit.

E kundërta është e vërtetë. Shqipëria u copëtua padrejtësisht nga fqinjët serbë dhe grekë sepse u konsiderua një Turqi e vogël e cila e humbi luftën bashkë me Perandorinë Osmane. Kur rrëzohen, Perandoritë thyhen si copa pasqyrash të mëdha, duke marrë me vete dhe vazot e vogla përreth. Ky është rasti jonë.

Ne ramë bashkë me vetratën dhe u thërmuam. Nëse nuk do kishte ndodhur kështu, sot Kosova do ishte Shqipëri bashkë me gjysmën e Maqedonisë, Janinën, dhe një pjesë të Malit të Zi.

I humbëm këto territore si bashkëpuntorë të një Perandorie humbëse dhe primitive e cila e shkretoi Shqipërinë në mënyrën barbare. Evropa e pranoi dhe e certifikoi ndarjen tonë duke na paragjykuar padrejtësisht si osmanë. Kjo është e vërteta e hidhur e historisë sonë. Stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi ishte njëri nga 50 delegatët e Kongresit të Manastirit.

Kur mendoj se ai ishte një djalë 25 vjecar që votoi kundër Perandorisë Osmane mbushem me krenari. Një vit më vonë turqit ia morrën hakun dhe e sakatuan në Elbasan, kur zbuluan se ai ishte pjesë e një shoqërije sekrete që po organizohej për të marrë armët kundër tyre.

Duke rikujtuar të parët e mi më vjen mirë të them se gjithmonë kemi zgjedhur të jemi në anën e duhur të historisë. Kemi qenë gjithmonë kundër pushtuesve. Kjo është dhe dita për t’i kërkuar shtetit shqiptar të bëjë ç’mos për ta marrë në administrim godinën e Kongresit të Manastirit që ndodhet e rrënuar në Bitola të Maqedonisë. Ajo godinë na takon. Aty është historia jonë. Aty është muzeu i qëndresës sonë. Aty do punoja si ciceron për t’i mësuar të rinjve se si Shqipëria lindi nga shkronjat.

Etiketa: alfabetitben blushiditamyslimanepatriotet
Shkrimi Mëparshëm

Polifonia shqiptare 20 vjet në UNESCO, grupet polifonike koncert në TKOB

Shkrimi Vijues

Telegraph: Presidenti serb akuzohet se ka marrë pjesë në “safari snajperësh” që vrisnin civilë në Sarajevë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Travel and Tour World”, ja arsyet pse Berati është destinacioni i përsosur për vitin 2026?

“Travel and Tour World”, ja arsyet pse Berati është destinacioni i përsosur për vitin 2026?

15 Janar, 2026
Përkujtohet Ernest Koliqi, misionari i dijes që solli shkollën shqipe në Kosovë

Përkujtohet Ernest Koliqi, misionari i dijes që solli shkollën shqipe në Kosovë

15 Janar, 2026
Homazh për Reçakun/ Hapet Ekspozita “Çmimi William Walker 2026″

Homazh për Reçakun/ Hapet Ekspozita “Çmimi William Walker 2026″

15 Janar, 2026
Epiri i vitit 1855: Shqipëria e Jugut nën penelin e një kapiteni irlandez

Gjergj Arianiti themeluesi i qëndresës antiosmane. Strategu i madh i lënë në hijen e epopesë së Skënderbeut

Gjergj Arianiti themeluesi i qëndresës antiosmane. Strategu i madh i lënë në hijen e epopesë së Skënderbeut

14 Janar, 2026
Arvanitët zot shtëpie në Greqi: Konstantinos Sathas dhe prania mijëvjeçare shqiptare në tokën helene

Arvanitët zot shtëpie në Greqi: Konstantinos Sathas dhe prania mijëvjeçare shqiptare në tokën helene

14 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist