• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Fantazmagoria e “Komedisë hyjnore” dhe e poemës “Histori e Skënderbeut”

Vinny nga Vinny
17 Nëntor, 2025
Në Kultura, Pikepamje
0
Fantazmagoria e “Komedisë hyjnore” dhe e poemës “Histori e Skënderbeut”
0
NDARJET
15
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Sadik Krasniqi

Çdo krijues, sado që synon ta ruajë origjinalitetin në vepër, me dëshirën apo pa dëshirën e vet, vepra e tij do të shëmbëllejë herë pas here me elemente të veprave (kryeveprave) të lexuara

Erudicioni i Naim Frashërit bëri që edhe vepra e tij të ketë elemente të shumta nga veprat e lexuara prej tij, qofshin ato mitologjike, historike, popullore apo të tradi­tës letrare.

Çdo krijues, sado që synon ta ruajë origjinalitetin në vepër, me dëshirën apo pa dëshirën e vet, vepra e tij do të shëmbëllejë herë pas here me elemente të veprave (kryeveprave) të lexuara, sepse edhe në art, si në çdo veprimtari tjetër, s’mund të ketë risi totale.

Edhe Historia e Skënderbeut, që sjell një risi dhe ori­gjinalitet në letërsinë e Rilindjes Kombëtare, sado që mban ngjyrë dhe qenie naimiane, nuk shpëtoi “e virgjër” nga ndikimi i veprave që pati rast të shfletonte ky autor. Nëse një vepër përmban elemente të huaja (si intertekstuali­tet), nuk do të thotë se ndërtohet prej tyre apo mos të ketë qenësinë e vet. Këtë ligjësi në art e vërteton edhe Historia e Skënderbeut, e cila, edhe pse ka shëmbëllesa nga më të ndryshmet, përjetohet përherë si vepër origji­nale naimiane, me ngjyrat lirike, emocionale, heroike, për­shkruese, figurative, stilistike dhe gjuhësore, që i takojnë vetëm asaj. Me gjithë origjinalitetin e autorit, kjo poemë është një mishërim figurash, ngjarjesh, përshkrimesh e personazhesh të veprave të ndryshme. Nëse i qasemi këtij interesimi, për hetimin e elementeve të huaja në këtë poemë të Naimit, mes të tjerash, hasim këto elemente: – atë të letërsisë popullore, në të cilën ngërthehet edhe mitologjia; homerik, të Barletit, iluminist, të Dante Aligerit, si dhe elemente nga shumë histori të shfrytëzuara.

Meqë Historia e Skënderbeut përkon me elemente të shumta të veprave të ndryshme, me veprën e përkryer sistematikisht të Dante Aligerit, Komedia hyjnore, përkon vetëm me një këngë, e cila në njëfarë mënyre është oazë imagjinare e poemës heroike. Kënga XII e Historisë së Skënderbeut, që përkon me Komedinë hyjnore të Dantes, është ndër këngët më të bukura të poemës së rilindësit tonë kombëtar, e cila thyen monotoninë e njëtrajtshme të rrjedhës së poemës. Naim Frashëri në këngën XII, pra kah gjysma e poemës, i vetëdijshëm që me gjatësinë e narrativës do ta rëndonte lexuesin, i largohet kësaj rrjedhe të njëtrajtshme me një sekuencë që nuk ishte hasur si e tillë deri atëherë në letërsinë shqipe: me elementin fan­tastik të shkuarjes së Skënderbeut në botën e fantazuar. Ky element fantastik puqet me sistemin e imagjinuar simetrik të Dante Aligerit në Komedinë hyjnore. Kënga XII është një fantazmagori e tërë, sikurse te Danteja, ku heroi është i shastisur prej syve të Beatriçes; ashtu edhe Skën­derbeu, i mahnitur pas bukurisë të së shoqes, kapërcen në botën e përtejme, sheh parajsë dhe skëterrë. Ndërsa Dante Aligerin për në parajsë e shoqëronte Virgjili, si sinonim i diturisë; Skënderbeun në “detin e diturisë” e shoqëron Engjëlli, që personifikon pastërtinë (shpirtë­rore), dashurinë dhe bukurinë. Si te Danteja ashtu edhe te Naimi heroin nëpër labirintet fantastike e të imagji­nuara e shtyn dashuria ndaj bukurisë së të dashurave të tyre. Kënga XII te Historia e Skënderbeut është një “komedi hyjnore” në miniaturë, sepse edhe në këtë këngë kemi ndarjen e botës hyjnore në tre rrathë, që përkojnë me rrathët koncentrikë e simetrikë të Dantes: ferri, purgatori dhe parajsa. Vetëm për dallim nga heroi i Dantes, heroi naimian depërton nga parajsa për në ferr. Botën hyjnore Naimi e ndan sipas kriterit etik. Kryeheroi kalon në ekstazë, shëtit i shoqëruar nga Engjëlli në një sinor të përsosur në aspektin e bukurisë.

Duke qëndruar pranë mbretëreshës, kalon në krahët e ekstazës shpirtërore.

Dhe vështron Pëllumbeshën

Q ́ish por si mollë e artë

Ra në det të bukurisë

Mendjen vala ia mori

Ra në detin e perëndisë

(Kënga XII)

Ndërsa te Dante:

Dhe Beatriçja më vështroi

me ata sy hyjnorë krejt flakë dashnie,

si e mundun forca ime u zmbrap mejhera

e me sy ulë e humba për një fije

1. H., Kënga IV, f. 451)

Ndërsa te Dante Aligeri rrathët koncentrikë stolisen me figura historike e mitologjike, te Naim Frashëri te këta rrathë gjejmë kategoritë etike: të mirën ose të keqën. Ai te “drita e perëndisë” has në të vërtetat: mirësinë, dashurinë, urtësinë, miqësinë, vëllazërinë, shpëtimin, gëzimin, diturinë, njerëzinë dhe trimërinë. Këto kategori etike poeti i vendos në një “shesh të lulëzuar”. Skënder­beu, ngjashëm me heroin e Dantes, kur s’ka diçka të qartë në atë botë ekstazë, e pyet Engjëllin, i cili i qartëson çdo gjë, porsi Virgjili poetit të madh italian. Si Dante që shëtit me Virgjilin, edhe heroi i poemës shqipe vepron njësoj:

Engjëlli i urtësisë

pastaj për dore e mori

jashtë rrënetit e nxori

dhe hapi me vrap një lesë

ca më tej ishe një lum

i thellë dhe i turbulluar

dhe zëmadh e valëshumë

i gjerë i tmerruar.

(K. XII)

Përtej këtij lumi gjendet një purgator naimian, të cilën poeti e cilëson si vend që s’ishte as i lig e as i mirë, as parajsë e as skëterrë. Pas këtij purgatori Skënderbeu kalon në skë­terrë, ku:

Atje tej ishte skëterra

një shkëmb e një shkretëtirë

njerëzit bërë derra

futur në errësirë

(K. XII)

Në këtë vend gjejmë karakteret e njerëzve amoralë, si: lakminë, babëzinë, kallëzimin, zinë, vrasjen, nakarin etj. Ashtu si Aligeri, që flet simbolikisht dhe me alegori për gjendjen ekzistuese në Italinë e asaj kohe, edhe Naimi alegorikisht, përmes kësaj kënge, pasqyron gjendjen e Shqipërisë së kohës së tij. Edhe në këtë këngë, si te Komedia hyjnore, shprehet një imagjinatë e thellë dhe e gjerë, me të cilën Naim Frashëri freskon poemën dhe njëherazi ngre nuancat artistike në poetikën e saj.

Etiketa: fantazmagoriagjergj kastriotihistorihyjnorekomediskenderbeu
Shkrimi Mëparshëm

Artan Fuga: Politikat kulturore në Shqipëri kanë qenë defektoze

Shkrimi Vijues

Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare

Shkrimi Vijues
Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare

Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

15 Shtator, 2026
Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

14 Shtator, 2026
Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

10 Shtator, 2026
Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

10 Shtator, 2026
Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

15 Shtator, 2026
Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

14 Shtator, 2026
Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

10 Shtator, 2026
Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

10 Shtator, 2026
Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

10 Shtator, 2026
PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

9 Shtator, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.