E hënë, 8 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Lumturimi i Shën Terezës, humanistes së ndërgjegjes njerëzore! I dha botës, dashurinë për të pamundurin

20 Tetor, 2025
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

ILIR ÇUMANI/ Në historinë e njerëzimit, pak figura kanë ndriçuar aq fort me dritën e dashurisë sa Nënë Tereza. Ajo dha njerëzimit kuptimin e vërtetë të dashurisë dhe mëshirës. Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, ndërsa më 4 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli “Shenjtore” në një ceremoni madhështore në Vatikan, duke vulosur përjetësisht misionin e saj hyjnor. 

E lindur në Shkup më 26 gusht 1910, Gonxhe Bojaxhiu u bë simbol i përulur i mirësisë njerëzore, duke i kushtuar çdo ditë të jetës së saj “më të varfërve ndër të varfrit”. Shpërblimi i saj më i madh nuk ishte Çmimi Nobel për Paqe që mori, por dashuria dhe drita që ndezi në zemrat e njerëzve. Padyshim, në historinë e njerëzimit ajo mbetet frymëzim i përhershëm për botën dhe krenari e pavdekshme e kombit shqiptar – një dëshmi e gjallë se humanizmi nuk njeh kufij, fe apo gjuhë, por vetëm DASHURI. Në vitin 1979, e gjithë bota u përul me veneracion të thellë para një gruaje të imët e shëndetlig; ajo vinte si një pranverë e heshtur që lulëzonte pa u vënë re nga askush në mes të një bote të ftohtë. Trupi i saj ishte i vogël, por kraharori i saj mbante një energji të fuqishme, një rrjedhë të pafund dhembshurie që përshkonte çdo zemër njerëzore.

Ajo grua nuk kishte pushtet, as pasuri, as vokacion politik, por mbante në vetvete një forcë më të madhe se çdo titull apo fron — një fuqi që ngjall shpresë dhe ngroh çdo shpirt të lodhur. Asokohe, sytë dhe mendjet e burrave më të pushtetshëm të botës, por edhe të njerëzve më të zakonshëm, ishin të drejtuara nga një çast i heshtur dhe i madh: Nënë Tereza nderohej me Çmimin Nobel për Paqen. Jo për fjalët e saj, por për veprën madhështore që fliste vetë, që përkthehej si një poezi e gjallë e veprimit për dashurinë ndaj njeriut, për të varfrin, për jetimët, për të moshuarit e braktisur, për të sëmurët dhe të harruarit e kësaj bote… Ajo bëri që dhimbja të gjejë prehje, një dorë që përkëdhel dhe një strehë të thjeshtë ku shpresa mund të ripushtohej. Nënë Tereza nuk ngriti ura të mëdha betoni, por ura të padukshme që lidhin zemrat dhe shpirtin e njeriut me njeriun. Nuk ndërtoi gradaçela luksi, por strehëza të thjeshta ku jeta mund të rikuperonte frymën e humbur. Nuk mbajti ligjërata për dashurinë, sepse ajo ishte vetë dashuria në veprim, një premtim që mbahet në çdo përqafim, në çdo dorë që jep forcë dhe shpresë. Nënë Tereza ishte me origjinë shqiptare dhe këtë fakt e mbante me krenari të heshtur, si një gur i çmuar i fshehur në zemër.

Me rrënjët e saj të forta, ajo dëshmoi se nga një popull i vogël mund të lindë një shpirt i madh, një fuqi që ndryshon botën. Ajo i dha botës atë pjesë të bukur të humanizmit që shqiptarët e mbajnë të rrënjosur brez pas brezi — filozofinë e bashkëjetesës dhe harmonisë, dashurinë për tjetrin, për të pamundurin, për njeriun në nevojë. Në shoqëritë ku shpesh mungon ndjeshmëria, Nënë Tereza na kujton se pa drejtësi sociale nuk ka paqe; pa paqe nuk ka lumturi të përbashkët, dhe çdo njeri meriton një vend në tryezën e dinjitetit, një vend ku shpresa dhe dashuria janë ushqim për shpirtin.

Në botën e sotme, ku egoizmi shpesh mbizotëron mbi dhembshurinë, fjala e saj mbetet profeci: “Nëse gjykon njerëzit, nuk ke kohë t’i duash ata”. Një fjalë e vogël, por e fortë dhe e rëndë si një shkëmb, që na kujton se dashuria nuk është luks, por detyrë, dhe vetëm zemrat e hapura mund të ndërtojnë një botë edhe më të mirë. Nënë Tereza nuk është vetëm një simbol i mirësisë, por më së shumti një testament shpirtëror që u flet brezave për jetën e përjetshme të dhembshurisë. Dashuria e saj nuk ishte luks shpirtëror, por revolucioni më i madh i njerëzimit, një thirrje për çdo shoqëri që dëshiron të mbetet njerëzore, një kujtesë se zemra mund të bëjë atë që pushteti, pasuria dhe titulli nuk mundin kurrë ta bëjnë: të ndryshojë botën.

Etiketa: cumaniilirlumturiminenetereza
Shkrimi Mëparshëm

Cili ishte Theodor Ippen (1861-1935), diplomati austriak i përkushtuar ndaj çështjes shqiptare?!

Shkrimi Vijues

Thoma Turtulli, filantropi që i dhuroi Korçës; spitalin, bibliotekën, kinemanë, liceun, jetimoren dhe mbeti pa varr

Të Ngjashme

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO
Aktualitet

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″
Aktualitet

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit
Aktualitet

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve
Kultura

Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore
Aktualitet

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025
“Qyteti ilir i Bylisit dhe fondet e Brukselit”/ Studiuesi ngre pikëpyetjet: Ku shkoi fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë në vitin 2018

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist