• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Robert Elsie, një nga veprimtarët më të devotshëm të albanologjisë, kontribuesi i patëdytë i përkatësisë sonë identitare

Vinny nga Vinny
2 Tetor, 2025
Në Kultura, Pikepamje
0
Robert Elsie, një nga veprimtarët më të devotshëm të albanologjisë, kontribuesi i patëdytë i përkatësisë sonë identitare
0
NDARJET
8
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Albert Vataj

Robert Elsie ishte një udhëtar i shpirtit shqiptar, një njeri që i fali kombit tonë një pasuri të pamatshme, duke e nxjerrë në dritë atë që shpesh ne vetë e kishim harruar ose lënë në mëshirë të fatit. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm për të promovuar dhe mbrojtur kulturën, traditat dhe pasurinë shpirtërore të shqiptarëve, është një thesar i cili kap kufijtë e përpjekjeve të të gjithëve që punuan dhe dhanë për integritetin e këtij populli, për dinjitetin e kësaj kulture dhe për gjallërinë e këtyre vlerave identitare. Elsie nuk ishte thjesht një studiues, ai ishte një urë mes shqiptarëve dhe botës, një mbrojtës i së vërtetës sonë historike dhe një dëshmitar besnik i shpirtit tonë kombëtar.

Më 2 tetor 2017 u shua Robert Elsie, një nga njerëzit më të përkushtuar e të pashoq të albanologjisë, një nga kontributorët më të mëdhenj për promovimin dhe njohjen e vlerave themelore dhe atributeve më krenuese të shqiptarëve. Veprimtaria e tij, e shtrirë në shumë fusha dhe e shquar për cilësinë e saj, është nga më përfaqësueset që njohu ndonjëherë lëmi i albanologjisë moderne. Vdekja e tij ishte një humbje e ndjerë dhe e pazëvendësueshme, një hendek i thellë në studimet hulumtuese dhe në përpjekjen për ta nxjerrë nga errësira e harresës figurat, etapat dhe momentet kyçe të historisë, gjuhës dhe kulturës së identitetit shqiptar.

Robert Elsie ishte nga ata të rrallët që luftoi me një përkushtim të pathyeshëm kundër harresës, kundër tjetërsimit dhe kundër çdo tentimi për denigrimin e thesareve tona shpirtërore. Ai i shpëtoi nga hija e fshirjes shumë pasuri të trashëgimisë sonë, duke i kthyer në një testament të gjallë të qenies sonë si komb.
Humbja e tij nuk qe thjesht ndalja e një hapi në udhën e jetës; ishte shuarja e një dielli, rrezet e të cilit depërtuan në mjegullat e kohës dhe nxorën në pah një univers vlerash të fshehura, të shpërfillura apo të cenuara. Përmes punës së tij ai i bëri të dukshme kapacitetet e një populli që u mbrujt nën stuhitë e shekujve, duke gdhendur një identitet që shpesh është vënë në sprovë por që kurrë nuk u shua.

Gjuha, letërsia, folklori, fotografia, gojtaria, historia, etnosi — këto ishin vetëm disa prej sferave ku Elsie ushtroi veprimtarinë e tij të palodhur, duke shqyrtuar dhe afirmuar gjithçka që lidhej me qenien shqiptare. Ai pati mirësinë të na shpërblente me një punë të pakursyer dhe bujarinë ta bënte këtë trashëgimi të njohur në arenën ndërkombëtare.
“Nuk ka një përkufizim të vetëm për albanologjinë,” – shprehej ai – “por për mua thelbi i saj është të prezantoj shqiptarët dhe botën shqiptare para gjithë botës. Të tregoj se kush janë, cila është historia, kultura dhe jeta e tyre. Shqipëria është ende një vend i panjohur, ndaj unë e shoh si detyrë që ta bëj të njohur.”

Shkrimtari, albanologu, përkthyesi dhe interpreti Robert Elsie, i cili ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare, la pas një trashëgimi të gjerë e të pashtershme. Materialet e tij të shumta — shkresore e fotografike, hulumtimet gjuhësore e historike, komentet dhe studimet — përbëjnë një kontribut të çmuar që ka ndriçuar shumë nga ato momente që dendësia e mjegullave i kishte verbuar. Ai rrëzoi hamendësime dhe i kundërshtoi me forcë sulmet denigruese të armiqve historikë të shqiptarëve, duke dëshmuar me fakte të gjalla për historinë, kulturën dhe përkatësinë europiane të popullit tonë.
Elsie nuk ishte thjesht një studiues i përpiktë, por edhe një avokat i së vërtetës shqiptare, një ndërkombëtarizues i vlerave tona më fisnike, që i kumtoi fuqishëm në foltoret e botës së qytetëruar. Ai iu bashkua brezave të albanologëve, historianëve e studiuesve që shkruan kapituj të rëndësishëm për shqiptarët, por ai do të mbahet mend si një nga ata që i dha zë më të fortë, më të besueshëm dhe më të dashur këtij populli.

Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër, Kanada. Mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe gjuhësisë në Universitetin e Kolumbisë Britanike më 1972, dhe më pas ndoqi studime të avancuara në Universitetin e Lirë të Berlinit, École Pratique des Hautes Études në Paris, Institutin e Dublinit për Studime të Larta dhe Universitetin e Bonit, ku mbrojti doktoraturën më 1978.

Që nga viti 1978 ai vizitoi herë pas here Shqipërinë në kuadrin e bashkëpunimeve shkencore mes Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe mori pjesë rregullisht në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë. Punoi për Ministrinë e Jashtme gjermane në Bon dhe, nga 2002 deri më 2013, për Tribunalin e Hagës. Ishte anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore, i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
U nda nga jeta më 2 tetor 2017, duke lënë si amanet të prehej në Shqipëri, vendin që e deshi me shpirt dhe i shërbeu me mendje e zemër.

Varri i albanologut dhe studiuesit Robert Elsie, i cili një jetë të tërë ja fali Shqipërisë dhe gjuhës shqipe!
I lindur në Vancouver tė Kanadasë, por dëshira e tij ishte të varrosej në Varrezat e Thethit!

Sot, kujtimi për Robert Elsie është një përkulje e thellë mirënjohjeje dhe një homazh për një jetë të vënë në shërbim të shqiptarëve. Ai mbeti i jashtëzakonshëm jo vetëm në veprën e tij, por edhe në dashurinë e sinqertë që i kushtoi një populli, të cilit nuk i përkiste me gjak, por me shpirt. Në çdo faqe libri, në çdo fotografi, në çdo përkthim e studim, ai na rikthen tek vetja, tek ajo pasuri që shpesh e kemi të vështirë ta ruajmë e ta çmojmë. Robert Elsie u bë zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare dhe mbetet një dëshmi e pavdekshme se shqiptarët kanë pasur e kanë miq të mëdhenj, që i deshën dhe i shërbyen pa kushte.
Kujtimi i tij është një amanet për të mos lënë kurrë të veniten ato vlera që ai ngriti lart, një thirrje që na fton të jemi krenarë për kulturën tonë dhe ta mbrojmë atë me po aq dashuri sa ai na e mësoi.

Etiketa: albanologelsierobertshquarveprimtar
Shkrimi Mëparshëm

Jusuf Gërvalla – universi unik i artistit dhe idealistit

Shkrimi Vijues

Përsosmëria e Kadaresë, analiza e dorëshkrimeve të shkrimtarit tregon korrigjimet e vazhdueshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist