• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Jusuf Vrioni në dosjen e sigurimit, 13 vite burg e punë e detyruar, përktheu Kadarenë nën survejim

Vinny nga Vinny
30 Shtator, 2025
Në Kultura, Pikepamje
0
Jusuf Vrioni në dosjen e sigurimit, 13 vite burg e punë e detyruar, përktheu Kadarenë nën survejim
0
NDARJET
15
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Përkthimi është një hapësirë e pafund diturie për njerëzimin. Nëpërmjet tij kalojnë idetë, kulturat dhe letërsia e popujve. Pikërisht në këtë botë të ndërlikuar të fjalës së përkthyer spikat një nga figurat më të ndritura të kulturës shqiptare – Jusuf Vrioni, i cili i mbijetoi terrorit komunist për të mbetur ura që lidhi letërsinë shqipe me botën frankofone.

Arrestimi dhe dënimi si “spiun francez”
I lindur më 16 mars 1916 në një familje të shquar beratase, i shkolluar në Paris e Romë për drejtësi, Vrioni kishte perspektivën e një intelektuali evropian. Por në Shqipërinë e pas Luftës, rrugët e tij u ndërprenë brutalisht.

Më 13 shtator 1947 ai u arrestua me akuzën si “anëtar i organizatës tradhtare Social-Demokrate dhe agjent i spiunazhit francez”. Pas një hetuesie shkatërruese mbi një vit, Gjykata Ushtarake e dënoi më 8 korrik 1950 me 15 vite burg dhe punë të detyruar. Burgun e kreu kryesisht në Burrel, si dhe në punët e detyruara të Maliqit.

Liria e cunguar dhe puna si përkthyes
Pas lirimit, Vrioni u internua në Fier. Në vitin 1960 iu mundësua të punonte si përkthyes në Tiranë, në shtëpinë botuese “8 Nëntori”. Aty përktheu në frëngjisht veprat e Ismail Kadaresë, Enver Hoxhës dhe literaturën propagandistike të regjimit dhe të tjera vepra të njohura të letërsisë botërore.

Përmes tij, letërsia e Kadaresë arriti në Paris dhe botën frankofone, duke u bërë njohur për kritikën e huaj, ndërkohë që vetë Vrioni mbetej i survejuar.

27 vite nën përndjekjen e Sigurimit
Nga 1964 deri në 1991, Jusuf Vrioni u ndoq pa ndërprerje nga Sigurimi i Shtetit, në përpunim 2/A dhe 2/B. Raportet e dosjes e etiketonin si “element feudal, zogist dhe me lidhje me të huajt”. Në rrethin e tij mbaheshin nën kontroll mbi 17 persona të tjerë.

Kundër gjyqeve të komunizmit
Në dokumente del qartë se Vrioni kishte shprehur rezerva për Gjyqin Special ndaj “kriminelëve të luftës”, duke e cilësuar si inkompetent dhe arbitrar. Ai kritikonte mungesën e lirisë së shtypit dhe faktin se “njerëzit merren në qafë për një fjalë goje, sepse nga torturat të gjithë e japin një deklaratë”. “Demokracia e vërtetë – shprehej Vrioni – nuk vendoset me burgje dhe me vrasje.”
Mbijetesa në diktaturë, nderimi pas
Jusuf Vrioni u ndoq deri në rënien e regjimit. Dosja e tij e përpunimit (nr. 1452) u deklasifikua nga AIDSSH më 21 janar 2019 dhe sot është e hapur për studiuesit dhe qytetarët.

Nga qelitë e Burrelit te përkthimet që hapën dritaren e letërsisë shqipe në botë, Vrioni mbetet shembull i një njeriu që edhe pse i gjymtuar nga diktatura, i dha Shqipërisë një pasuri kulturore të pavdekshme.

Pas rënies së diktaturës, Jusuf Vrioni u angazhua në shoqërinë civile dhe për një periudhë shërbeu si kryetar i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Kriza e vitit 1997 e detyroi të largohej sërish drejt Parisit. Në vitin 1998 u emërua Ambasador i Shqipërisë pranë UNESCO-s dhe u dekorua nga Franca me urdhrin “Chevalier de la Légion d’Honneur”, nderim që dikur i ishte dhënë edhe të atit, Iljaz Bej Vrionit.

Ai ndërroi jetë në maj 2001 në Paris, gjatë shërbimit diplomatik. Pas vdekjes, u shpall “Qytetar Nderi” i Beratit (2001). Në vitin 2006 u krijua Çmimi “Jusuf Vrioni” nga Ministria e Kulturës, ndërsa më 2017 iu akordua dekorata “Nderi i Kombit”.

Ndër përkthimet e tij nga shqipja në frëngjisht spikasin veprat e Ismail Kadaresë: Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Ura me tri harqe dhe Dimri i madh. /autoriteti/

Etiketa: dosjejusufkadareneperktheusigurimivrioni
Shkrimi Mëparshëm

Gjergj Basta – Pesha historike e një gjenerali shqiptar në Europë dhe privilegji i perandorit Rudolf II

Shkrimi Vijues

Zbulime të reja në Akrolisin antik, skanimi i parkut të Lezhës zbulon fortifikimin e shekujve IV–V p.e.s.

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist