• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura Kreu

Ia hodhën eshtrat në lumin Osum/ Iljaz Vrioni, një ish-kryeministër pa varr!

Vinny nga Vinny
18 Shtator, 2025
Në Kreu, Kultura
0
Ia hodhën eshtrat në lumin Osum/ Iljaz Vrioni, një ish-kryeministër pa varr!
0
NDARJET
23
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Për kontributin e madh në marrëdhëniet ndërkombëtare është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920, me urdhrin e lartë “Grand Officier de la Legion d’Honneur”

Iljaz Vrioni ka lindur në Berat në vitin 1882 dhe ka vdekur në Paris, më 17 mars 1932. Ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministër, disa herë ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar.

Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në Janinë, kurse shkollimin e lartë në shkollën e lartë të administratës në kryeqytetin e perandorisë, ku u diplomua më 1905. Më 1909 – 1911 shërbeu si kryebashkiak i Beratit. Më 1912 delegat i Kuvendit të Vlorës, ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Në vitin 1914 anëtar i delegacionit shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit.

Më 1914-1918 qëndroi në Korfuz ku e shoqja, Xhemile Dino, lindi djalin e tyre, Jusufin. Më 1920 ishte delegat i Beratit në Kongresin e Lushnjës. Në qeverinë e dytë të dalur pas këtij Kongresi ishte kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Zgjidhet deputet i prefekturës së Dibrës 1921-1922, zëvendësohet më 1922.

Pas ndërhyrjes së ushtrive serbe më 1921, u krijua qeveria e dytë e tij në korrik. Ishte koalicion mes dy partive më të mëdha, Partisë Popullore dhe asaj Përparimtare – pjesë e së cilës ishte atë vit. Ambicia e disa njerëzve shkaktoi në tetor të po atij viti një interpelancë që rrëzoi qeverinë.

Më 1923-1925 rizgjidhet deputet, tashmë i prefekturës së Beratit. Tashmë ishte përfaqësues i grupit indipendent. Emërohet në qeverinë Vërlaci, ministër i Jashtëm dhe më pas është kryeministër për dhjetë ditët para së të ndodhte Lëvizja e qershorit.

Largohet nga Shqipëria, qeveria e Nolit e shpall në kërkim për arsye politike. Rikthehet me Triumfin e Legalitetit, shërben si ministër i Jashtëm në periudhën tranzitore prej dhjetorit 1924 gjer në janar të 1925, kur emërohet Imzot Gjergj Koleci.

Rikthehet si ministër i Punëve të Jashtme, nga 12 shkurti 1927 dhe deri më 18 prill 1929, në një periudhë brenda së cilës kryen si zëvendës edhe detyrën e ministrit të Drejtësisë. Nga 1929 e deri në 1932, ishte ministër fuqiplotë në Britani dhe Francë, për së dyti, pas periudhës 1925-1926.

Ndërron jetë nga infarkti në Paris, u varros në Berat. Në vitin 1946, regjimi do të zhvarroste eshtrat e ish-kryeministrit për t’i hedhur ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë pa varr. /observer/

Etiketa: eshtratiljazkryeministerlumvrioni
Shkrimi Mëparshëm

Visar Zhiti: Me fustanellat e bardha, Faik Konica dhe im atë, siç e mbante edhe Naimi…

Shkrimi Vijues

Zbulimet arkeologjike në Shurdhah/ Nallbani: Është një zonë shumë e pasur

Shkrimi Vijues
Zbulimet arkeologjike në Shurdhah/ Nallbani: Është një zonë shumë e pasur

Zbulimet arkeologjike në Shurdhah/ Nallbani: Është një zonë shumë e pasur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

15 Shtator, 2026
Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

14 Shtator, 2026
Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

10 Shtator, 2026
Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

10 Shtator, 2026
PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

9 Shtator, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist