E mërkurë, 29 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Nënë Tereza, shenjtëresha e dashurisë dhe vobektësisë

4 Shtator, 2025
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

FRANO KULLI

Kur Nënë Tereza pati fituar çmimin “Nobel të Paqes”, siç rrëfen Don Lush Gjergji, biografi i vetëm ndër shqiptarë, dëshmitar fatlum i ngjarjes së madhe, më 10 dhjetor 1979, ora 9:30, në Oslo, i bën një vizitë mbretit Otavo i V i Suedisë. Pas përshëndetjes dhe një bisede të shkurtë, Nënë Tereza e pyeti mbretin: “Madhëri, a do të jeni i pranishëm sot në ceremoninë e prezantimit të Çmimit Nobel?”. – ”Unë do të vija me dëshirë, por unë jam gjithmonë në qendër të vëmendjes së njerëzve, prandaj nuk dua që edhe sot të ndodhë kjo. Sot është dita jote… Nuk dua që të jem në qendër të vëmendjes”! – i përgjigjet Mbreti. – “Madhëri! Mos ngurroni të vini – i thotë Nënë Tereza – në qendër të vëmendjes nuk do të jeni, as Ju e as unë. Aty ku është Zoti, nuk bie në sy mbreti”! Dhe për befasinë e të gjithëve, sidomos të organizatorëve pas shpjegimit të saj dhe ftesës kështu të arsyetuar të saj, mbreti ishte i pranishëm në ceremoni… Më 4 shtator 2016, e Lumja Nënë Tereza, e shpallur shenjtëresha më e re e Kishës Katolike dhe e njerëzimit mbarë, do të shfaqej në sheshin “San Pietro” në Romë, në dimensionin e Shenjtes së Dashurisë dhe Mëshirës.

Në sheshin “San Pietro” qe bashkuar bota përreth shenjtërisë së asaj dite. Asohere patëm qenë edhe ne bashkëkombës të saj, shqiptarë të ngadoardhur. Dhe u ndjemë ngrohtë, shumë ngrohtë nën mbulojën e shenjtërisë së saj. Si edhe të tjerët, natyrisht. Por edhe diçka më shumë si vëllezërit e gjakut të saj. Ndërsa delegacionet e parësisë sonë, patën qenë të ndarë në tresh; Presidenca më vete, Kryeministria më vete, Kuvendi më vete. (Njësoj siç qe e ndarë në tresh dërgata e shqiptarëve në Konferencën e Paqes në Paris, 1919-1920).

URDHRI I KRIJUAR PREJ SAJ

Ajo pati ardhur në këtë ditë të Lume si “dërgatë” e Kongregatës (Urdhrit) së Misionarëve të Bamirësisë. Një urdhër i krijuar prej saj dhe i miratuar prej Ipeshkvit të Kalkutës. Më pas, Urdhri miratohet edhe nga “Propagada Fide” në Romë dhe kështu ajo fiton “legalitetin” për të ndërtuar e perfeksionuar mbretërinë e saj të përshpirtshme të dashurisë dhe mëshirës në tokë. Në fillim e përgjithmonë në Kalkuta të Indisë. Por edhe anembanë botës, me prezencën e saj. Në 123 shtete, rreth 750 shtëpi bamirësie, në të cilat gëlojnë më se 4000 motrat me uniformën bardhekaltër të kongregatës së bamirësisë. Pa shënuar këtu edhe shtëpitë e shërbesat e vëllezërve kontemplativë (soditës, kundrues). Më pas, së bashku me Atë Sebastian Vazhakala, ka themeluar edhe “Misionarët Laikë të Dashurisë”, një lloj urdhri i Tretë i Misionarëve të Dashurisë. Bashkëpunimi ynë me të na ka sjellë edhe në shqip, pas botimit në shumë gjuhë të botës kroniken e përndritshme pranë Nënës së Lume… (Atë Sebastian Vazhakala M.C., “Jetë me Nënë Terezën-Miqësia ime tridhjetëvjeçare me nënën e të varfërve”, Enti Botues “Gjergj Fishta”, 2008)

DREJT BOTËS HYJNORE

Më pas… Më pas, kështu deri në çastin që shkëputet prej botës së tokës drejt botës hyjnore të qiellit, pa u ndalur asnjëherë, në shërbesën e mëshirës për nevojtarët e gjithësojshëm e të gjithëkundgjendshëm (kudondodhur). Ajo i apelon njerëzimit, sot e përgjithmonë, nevojën e përjetshme për më shumë dashuri ndërnjerëzore, për më shumë vëmendje prej të pasurve për më të varfrit e të varfërve, për më shumë drejtësi prej atyre që kanë në dorë pushtet, për më shumë afri e mbështetje prej të fuqishmëve për të pafuqishmit, për më shumë buzëqeshje, si ilaç për dhimbjet. “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe, – do ta përsëriste shpesh si devizën e misionit të saj, Nënë Tereza – Se gjërat e mëdha i bën tjetërkush…”.

Shenjtërimi i saj vinte pas lutjeve të pandërprera kurrë, asnjëherë, për asnjë çast të vetëm. Vinte gjithashtu pas veprave të përditshme e të përorëshme, duke ua kushtuar gjithçka të përshpirtshme të saj, të varfërve, të uriturve deri në pragvdekje, të pamundurve e të papërkrahurve. Sipas ritualit kanonik, shenjtërimi i saj vjen pas shpalljes E Lume trembëdhjetë vjet më parë, si mrekullibërëse, si shëruesja e një gruaje indiane të sëmurë me sëmundje të pashërueshme. Me vargun e paprerë të lutjeve, me shpirtin dhe me duart e saj të imta… Sot, në vigjiljen e përvjetorit të Shenjtërimit të saj, patetika nuk vlen, heshtja më shumë. Dhe lutjet e saj për ne./ Gazeta Panorama 

Etiketa: franoneneshenjtoreshqiptaretereza
Shkrimi Mëparshëm

Akuadukti i Bënçës, vepra hidrike e shekullit XIX, shpallur Monument Kulture 

Shkrimi Vijues

105 vjet nga përfundimi i Luftës së Vlorës

Të Ngjashme

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim
Aktualitet

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit
Kultura

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit
Kultura

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues
105 vjet nga përfundimi i Luftës së Vlorës

105 vjet nga përfundimi i Luftës së Vlorës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist