E diel, 2 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

14 Korrik, 2025
Në Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Famullitari Dom Vlash Palaj, në meshën e mbajtur ditën e djeshme në Shkodër, ka dhënë një mesazh të fortë lidhur me situatën e krijuar në Theth ditët e fundit. Ai është shprehur kundër aksioneve të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje, ku thekson se e gjithë çështja mund të zgjidhet me dialog mes të dy palëve.

“Për shkak se populli jonë vazhdon fatkeqësisht me kenë i mbushun prapë me armiqësi, me urrejtje, me nji varfni të theksume shpirtnore, atëherë nuk merr parasysh se atij tjetrit je duke ia shkatërru jetën, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetu e ka vepru në mënyrë të gabume.”, thote Dom Vlash Palaj ndër të tjera.

Gjithashtu ai shprehet se marrëdhëniet mes njerëzve nuk zgjidhen me ndëshkime e dënime, ndërsa bën thirrje për një rrugëzgjidhje që të jetë në të mirën e të gjithëve.

Më tej ai thotë se kjo situatë të sjell kujtimë nga e shkuara kur njerëzit vritenin për uje e tokë, ndërsa sot po vriten për disa kabina dërrasash. Në fund të fjalës së tij, Dom Vlash Palaj këshillon emigrantët që gjatë pushimeve të tyre në Shqipëri të shmangin Thethin, sepse sipas tij “aty humbni qetësinë mendore dhe shpirtnore, e si pasojë, edhe fizikisht nuk keni me gjet paqe.”

FJALA E FAMULLITARIT:

Një konflikt i madh atje në Theth, më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin.

Faik Konica thotë nji fjalë, e cila, duhet të na bajnë të reflektojmë. E keqja ma e madhe e Shqipnisë janë shqiptarët. Por, cilët shqiptarë? Ato, të cilët s’i kanë mësu ende fjalët e jetës. Krishti thotë: Në qoftë se don me zgjidh problemin me vëllaun tand, me të afërmin tand, jena pjesë e nji kombi. Shqipnia është një fshat i vogël me e krahasu me vendet e tjera.

Merre përpara vëllaun tand, ulu me të, mos e kushtëzo dialogun tand në kohë. Kërko ta bindësh se cila është e mira dhe e vërteta. Por, mundet me të ndodh që s’ndigjon. Atëherë, të lutem, mos e dëno, mos e gjyko as mos e paragjyko, sepse nuk je ti Zoti i jetës së tij. Thirri edhe 2-3 dëshmitarë, edhe në praninë e tyre, thuaji edhe njiherë. E në qoftë se edhe ato nuk i ndigjon, e prapë nuk ndigjon, prapë mos u dorëzo. Ftoje krejt bashkësinë. Uluni të gjithë së bashku. Diskutoni sesi mund të zgjidhet problemi i këtij personi. Mund të ndodhin që as ato nuk i ndigjon. Atëherë, kur ke ba edhe tentativën e tretë, dhe i ke vu në dijeni të gjithë, atëherë kur nuk merr vesh, leçite – veçoje, thotë. Sepse nuk e don të mirën. Kurse, në atë realitet të atij fshati malor, ça vërejmë? A thua se jena armiq të njeni-tjetrit. Më besoni, të krishtenë të dashtun, dhe ju ftoj që të mendoni seriozisht në lidhje me këtë gja.

Për shkak se populli jonë vazhdon fatkeqësisht me kenë i mbushun prapë me armiqësi, me urrejtje, me nji varfni të theksume shpirtnore, atëherë nuk merr parasysh se atij tjetrit je duke ia shkatërru jetën, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetu e ka vepru në mënyrë të gabume. Por, kurrë ti mos merr pretendimin se je Zoti i tjetrit. Kërkoni të bindni njeni-tjetrin e të gjeni nji rrugëzgjidhje, e cila, është në të mirën e të gjithëve. Nuk është ligji mbi çdo gja.

Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë dhe kena shkel atë prani Hyjnore, e cila, e ka stolis jetën njerëzore për me gjet rrugëzgjidhje ma paqësore dhe ma dialoguese mes vëlleznish. Duhet me dit gjithmonë me u marr vesh, sepse nuk zgjidhet raporti i vëllaznisë me gjykime e me dënime. Por, ato të cilët, janë skllevër të jetës, skllevër të sjelljeve të saj, ato s’marrin parasysh se tjetrit i shkatërrohet jeta. Dashtë Zoti që të piqen edhe ato kushtet kulturore, historike, njerëzore e të lartësohemi disi në ndërgjegjen tonë. Përndryshe, s’kena me pas kurrë paqe.

Ashtu siç shumë njerëz kanë humbur jetët e tyre, kena shumë, shumë kujtesë të keqe nga e shkumja, sepse janë vra për nji copë tokë, për nji vijë ujit, e sot tuj u vra për disa kabina dërrasash, të cilat, përbajnë e shprehin nji sakrificë të nji popullit, që historikisht ka vuajt e don me mujt me jetu e me pa vetvedin se është disi i sigurt në atë dinjitetin e jetës së tij. Por ja që, ka prapë shumë ligësi dhe nuk din me u marr vesh për të mirën.

Zoti ia shndrittë mendjen çdokujt e çdokush dittë me u naltësu në atë dinjitetin e të kenunit njerëz të shprehjes së njerëzisë, sepse jena të gjithë bij të të njëjtit Atë, që i bjen me kenë vëllezën e motra mes nesh. Pa harru se duhet me i dhanë mirëseardhjen emigrantëve, uroj që të kaloni ditë të paqta, plot me bekime shpirtnore, qetësi e liri mendore, por edhe me pushim fizik. Sepse pushimet duhet të jenë integrale, domethënë të gjitha aspektet e jetës njerëzore. Fatkeqësisht, ju këshilloj të mos shkoni në Theth, se aty humbni qetësinë mendore dhe shpirtnore, e si pasojë, edhe fizikisht nuk keni me gjet paqe. Nuk është faji juaj. Faji kuptohet është i atyre, të cilët, janë ma shumë të prirun me ba keq dhe me shkatërru, sesa me ndërtu. Kujdes, sepse ato të cilët janë më të padrejtit, bajnë çmos me kenë të dhunshëm për me imponu drejtësinë e tyre të tjerëve.

Etiketa: domfamullitaripalajshkodresshqiptarthethivlash
Shkrimi Mëparshëm

Gjuha shqipe – një trashëgimi e vyer që duhet mbrojtur e mbrothësuar

Shkrimi Vijues

Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri

Të Ngjashme

“Bashibozuku duke pushuar”, një shqiptar në tablonë e një mjeshtri serb
Kultura

“Bashibozuku duke pushuar”, një shqiptar në tablonë e një mjeshtri serb

1 Nëntor, 2025
George Fred Williams – Shqipëria Etnike dhe faji i diplomacisë evropiane
Kultura

George Fred Williams – Shqipëria Etnike dhe faji i diplomacisë evropiane

1 Nëntor, 2025
Aleksandër Stipçeviq: Etnogjeneza e shqiptarëve nga ilirët
Kultura

Aleksandër Stipçeviq: Etnogjeneza e shqiptarëve nga ilirët

1 Nëntor, 2025
Revista franceze ”Figaro Histoire” lavdëruese mbi librin “Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë”
Aktualitet

Revista franceze ”Figaro Histoire” lavdëruese mbi librin “Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë”

31 Tetor, 2025
Letra që Napoleon Bonaparti i dërgoi Ali Pashë Tepelenës
Kultura

Letra që Napoleon Bonaparti i dërgoi Ali Pashë Tepelenës

31 Tetor, 2025
Gjuha e Epirotëve është shqipe: dëshmia e harruar e Francesko Rossi-t dhe e një të vërtete historike
Kultura

Gjuha e Epirotëve është shqipe: dëshmia e harruar e Francesko Rossi-t dhe e një të vërtete historike

31 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues
Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri

Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Lahuta e Malcis’ merr formë të re në skenën e Lezhës

‘Lahuta e Malcis’ merr formë të re në skenën e Lezhës

1 Nëntor, 2025
“Bashibozuku duke pushuar”, një shqiptar në tablonë e një mjeshtri serb

“Bashibozuku duke pushuar”, një shqiptar në tablonë e një mjeshtri serb

1 Nëntor, 2025
George Fred Williams – Shqipëria Etnike dhe faji i diplomacisë evropiane

George Fred Williams – Shqipëria Etnike dhe faji i diplomacisë evropiane

1 Nëntor, 2025
Aleksandër Stipçeviq: Etnogjeneza e shqiptarëve nga ilirët

Aleksandër Stipçeviq: Etnogjeneza e shqiptarëve nga ilirët

1 Nëntor, 2025
‘Lahuta e Malcis’ merr formë të re në skenën e Lezhës

‘Lahuta e Malcis’ merr formë të re në skenën e Lezhës

1 Nëntor, 2025
“Bashibozuku duke pushuar”, një shqiptar në tablonë e një mjeshtri serb

“Bashibozuku duke pushuar”, një shqiptar në tablonë e një mjeshtri serb

1 Nëntor, 2025
George Fred Williams – Shqipëria Etnike dhe faji i diplomacisë evropiane

George Fred Williams – Shqipëria Etnike dhe faji i diplomacisë evropiane

1 Nëntor, 2025
Aleksandër Stipçeviq: Etnogjeneza e shqiptarëve nga ilirët

Aleksandër Stipçeviq: Etnogjeneza e shqiptarëve nga ilirët

1 Nëntor, 2025
Arbëreshët midis kohëve përballë narrativës së re

Arbëreshët midis kohëve përballë narrativës së re

31 Tetor, 2025
Shqipëria prezanton Bylisin në Bursën Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik

Shqipëria prezanton Bylisin në Bursën Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik

31 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist