E diel, 7 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministri i ri i Brendshëm, nip i kryetarit të Degës së 8-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit

18 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agron Tufa
Edip Çuçi, lindur në Delvinë në vitin 1914, kish mbaruar vetëm 4 klasë fillore kur partia e vendosi në pushtet. Pastaj në vitet 1946-1947 mbaroi 3 klasë unike për t’iu quajtur mbarimi i arsimit 7-vjeçar.
▪️Në vitin 1940 ishte regjistruar në dopolavoron fashiste. ▪️U pranua anëtar i PKSH-së në janar 1942, por u përjashtua në nëntor të këtij viti për çështje financiare. ▪️Në maj 1943 del partizan dhe në nëntor 1943 partia e pranoi në gjirin e saj. ▪️Në gusht 1945 emërohet në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit në Tiranë. ▪️Në mars-nëntor 1947 është drejtor i Punëve të Brendshme në Elbasan. më 1947-1949 në Komitetin Ekzekutiv të Tiranë dhe Ministrinë e Bujqësisë. ▪️Në janar-tetor 1949 kryetar i Degës së 8-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB. ▪️Më 1949-1951 kryetar i Degës së Punëve të Brendshme Korçë. ▪️Më 1951-1952 kryetar i Degës së 3-të dhe më 1952-1954 kryetar i Degës së 8-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB. ▪️Në vitet 1954-1966 ambasador. ▪️Më 1966-1974 drejtor i përgjithshëm i doganave.

MBI TRIUMFIN E KOMPLEKSIT EDIPAL TË PUSHTETIT TË RILINDJES
“Kompleksi i Edipit” (gjerm. Ödipuskomplex) – është një nocion gjerësisht i njohur, i futur në Psikoanalizë nga Zigmund Frojdi, dhe shenjon tërheqjen patologjike seksuale të pavetëdijshme apo të vetëdijshme ndaj njërit prej prindërve të gjinisë tjetër si dhe ndjenjat ambivalente (të dyzuara) ndaj prindit të së njëjtës gjini.
Por “kompleksi i Edipit” kundrohet sot si një sindromë kolektive dhe instrument pushtetesh politike autoritare e diktatoriale, të cilat i kanë rrënjët në fëmijërinë e diktatorëve dhe rrethit të tij të ngushtë në pushtet (Fuko, Delëz, Guatari, Lakan etj).

Ky kompleks edipal shfaqet në botën moderne jo në nivelin individual, por në nivel kolektiv, dhe jo në raport me dëshirat infantile të miturisë, por në raport me zotërimin absolut të pushtetit politik dhe demagogjisë që përligj strukturat diktatoriale të këtyre pushteteve.
Kompleksi i Edipit në pushtetin e Rilindjes është rilindja e strukturava ideologjike e politike të enverizmit, Bllokut dhe sidomos Sigurimit. Tashmë strukturat e pavetëdijes infantile (strukturat e trekëndëshit) kanë lulëzuar të qeta, legale, të vetëdijshme dhe janë shndërruar në instrumentë fanatikë të pushtetit.

Jo më kot recedivizmi i “parajsës” fëminore i kërkon këto instrumenta besnikë midis gardianëve më të zellshëm të diktaturës, kryesisht tek Sigurimi. Edhe zgjedhja që Rama bëri këto ditë për ministrin e Brendshëm u udhëhoq nga instinkti i pagabueshëm i kompleksit edipal, brenda një strukture të njohur trekëndëshe, që zotëron një origjinë plot jehonë e përkushtim besnikërie të pushtetit të dikurshëm prindëror. Ka dhe besnikëri e nostalgji të tjera, që ju i merrni me mend vetë…
I zgjedhuri ishte bash nip i Edip Çuçit (Bledar) përfaqësues i një platforme staliniste mishngrënësish, që vuri themelet e diktaturës komuniste në Shqipëri. Tani modelet e këtyre edipëve bashkë me pasardhësit, bij e bija, nipër e mbesa, janë kthyer të trashëgojnë pushtetin e etërve e gjyshërve dhe për t’u lidhur me origjinën e Edipëve të vërtetë, si portreti i përpiktë kolektiv frymëzues i pushtetit të rilindjes.

NJË EDIP BAZIK, ORIGJINAL

Edip Çuçi, lindur në Delvinë në vitin 1914, kish mbaruar vetëm 4 klasë fillore kur partia e vendosi në pushtet. Pastaj në vitet 1946-1947 mbaroi 3 klasë unike për t’iu quajtur mbarimi i arsimit 7-vjeçar.
Në vitin 1940 ishte regjistruar në dopolavoron fashiste. U pranua anëtar i PKSH-së në janar 1942, por u përjashtua në nëntor të këtij viti për çështje financiare. Në maj 1943 del partizan dhe në nëntor 1943 partia e pranoi në gjirin e saj. Në gusht 1945 emërohet në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit në Tiranë. Në mars-nëntor 1947 është drejtor i Punëve të Brendshme në Elbasan. më 1947-1949 në Komitetin Ekzekutiv të Tiranë dhe Ministrinë e Bujqësisë. Në janar-tetor 1949 kryetar i Degës së 8-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB. Më 1949-1951 kryetar i Degës së Punëve të Brendshme Korçë. Më 1951-1952 kryetar i Degës së 3-të dhe më 1952-1954 kryetar i Degës së 8-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB. Në vitet 1954-1966 ambasador. Më 1966-1974 drejtor i përgjithshëm i doganave.

EDIPËT E RINJ
I kemi tashmë në pushtet prej shumë vitesh. Me bëmat e tyre ata e kanë kthyer atdheun tonë në një çmendinë të pajetueshme, të korruptuar e të pashpresë.

Ashtu si në tragjedinë e Sofokliut, murtaja nuk do të zhduket nga Teba jonë, pa u larguar Edipi dhe edipët e formatit të vet. Po si duket Edipi me shallvare nuk ka ndërmend të largohet, sepse po thërret pasardhësit besnikë të edipëve të parë. Ata që pushkatonin njerëz në mesnatë me dhe pa lista të zeza. Dhe murtaja do të vazhdojë ta shuajë Tebën tonë, nëse nuk do të kemi kurajon ta dëbojmë me çdo kusht.

 

Shkrimi Mëparshëm

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

Shkrimi Vijues

Gjenocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Të Ngjashme

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO
Aktualitet

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″
Aktualitet

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit
Aktualitet

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore
Aktualitet

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025
“Qyteti ilir i Bylisit dhe fondet e Brukselit”/ Studiuesi ngre pikëpyetjet: Ku shkoi fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë në vitin 2018
Aktualitet

“Qyteti ilir i Bylisit dhe fondet e Brukselit”/ Studiuesi ngre pikëpyetjet: Ku shkoi fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë në vitin 2018

5 Dhjetor, 2025
U shfaq dokumentari “Hora e Arbëreshëvet” në Fakultetin Filozofik
Aktualitet

U shfaq dokumentari “Hora e Arbëreshëvet” në Fakultetin Filozofik

5 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

Gjenocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist