E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Ndre Mjeda, ma i bylbylshmi za qi ka lmue kandjen e këndimit e kumtimit shqip

20 Nëntor, 2024
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Albert Vataj – 

Ma i bylbylshmi za qi ka lmue kandjen e këndimit e kumtimit. Kangën e zashme të amshtit dhe kandës kurrkush nuk mujti me e ligjëru me atë amë hyjnie ma mirë se Dom Ndre Mjeda. Kurrkush, atëherë e dermsot, nuk ka mujt me e thuar me kaq amëlsi dhe finesë, më një shqipe t’kullueme zanin e shpirtit, kushtrimin e xanun vend thellë në të gjalltë e një prej figurave ma t’kandshme të letërsisë shqipe, personaliteteve ma t’venosun të politikës, shërbestarit të devotshëm të fjalës së shenjtë dhe nacionalistit . Tash rrëmojmë në mbamendjen e kandës së shqipes në gjininë e ligjërimit të hyjnive, poezisë, e sandejmi munena me nxjerr shumë emna, shumë skalitës së asaj gegnishtë t’kulluet, të asaj finesse kumtuese, por s’pariherë na yshtena me e vu përpara në këtë pjedestal Ndre Mjedën. Buzëhollin e lirikës shqipe, zanin e patëdytë të kumbimit.

Jeta dhe përpjekjet

I lindun në Shkodër më 20 nandor 1866, ai gjasi me ken e me met nji maj në krenin e shqipes dhe shqiptarëve. Kushtet e vështira ekonomike nuk e zhytën dot në terr shndritjen enjë ylli, të cilin e pikasën jesuitët, të cilët panë tëk ai tharmin e një shërbestari të devotshëm. Spanjë, Itali dhe Poloni, ishte gjeografia e studimeve dhe formimit teologjike të Mjedës. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci, prej ku u dëbuar nga urdhri jezuit për mosbindje, duke u kthyer në vendlindje. Që në ag të vrulleve, u lidh që herët me lëvizjen patriotike. Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë “Agimi”, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Ai shkroi për mirditorët një memorandum, drejtuar përfaqësuesëve të Fuqive të Mëdha në Shkodër, ku ankoheshin kundër pushtetit osman. Poeti ngriti zërin e kushtrimit pas mbylljes së shkollës së mesme shqipe në Korçë. Kjo veprimtari do ti kushtonte lirinë. Më 1902 Ndre Mjeda, arrestohet, por I shpëton në syrgjynosje në Anadoll, kapërcyell të jetës së tij që e himnizon me poemthin, “I tretuni”. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift në famullinë e Kukël. Vitet e fundit shërbeu si mësues i gjuhës shqipe në qytetin e Shkodrës, dhe vdiq më 1 gusht 1937 në këtë qytet.

Ndihmesa e shqipshkrimit

Ndre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë. Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë “Agimi” me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesë të shënuar në lëvrimin e gjuhës letrare. Në historinë e gramatologjisë shqiptare janë për t’u përmendur Vërejtje mbi artikuj e premna pronës të gjuhës shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndër dialektet e ndrtyshme të gjuhës shqipe (1902). Ndre Mjeda është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin dhe transkriptimin e veprave të letërsisë sonë të vjetër. Transkriptoi pjesërisht veprën e P. Bogdanit (1930) dhe të P. Budit (1932), shkroi për dialektin shqiptar të Istries (1932) dhe për Perikopenë e ungjillit të shek. XIV-XV (1933).

Mjeda dhe poezia

Me Mjedjen kemi një nga mendjet më të mëdha të kohës, njeriu që dinte pothuajse gjithçka për poezinë. Duhet të kujtojmë se ai nuk qe rob i rregullave të ngurta të vjershërimit, pasi siç shkruan “masa e plotëson poezinë, por nuk asht nji gja e domosdoshme e saj”. Kjo thënie ka vlerë të veçantë kur kemi parasysh një poet që ka kultin e formës: duhet kuptuar se, megjithëse mjeshtër i formës, ai nuk e ka kërkuar atë, ka qenë ideja që ia ka organizuar, duke u përftuar kështu katreni katërrrokësh me rimat ABAB, gjashtëvargëshi shtatërrokësh me rimat ABABCC, gjashtëvargëshi shtatërrokësh me rimat ABABCD etj. Botimi i veprës “Juvenilja” më 1917 pati fatin e veprave të dorës së parë, ato me të cilat mediokriteti i zakonshëm nuk hyn dot në marrdhënje: pra, nuk u shkrua për të. Gjergj Fishta ishte zëdhënës i letërsisë romantike kur do të donte (Hylli i dritës, 1921) që kjo poezi të vinte “më tepër prej zemrës se sa prej mendjes”. Mirëpo s`duhet harruar se në kulmin e postulatit romantik “poezia është shpërthim spontan i ndjenjave” (Wordsworth), John Keats thoshte se poezia është diçka “impersonale”, pa dashur të përmendim Edgar Alan Po e Charles Baudelaire, të cilët sollën shkëputjen e plotë nga kjo atmosferë.

Që në shkulmet e rinisë ai do të hidhte sytë nga poezia, poemthi “Vaji i bylbylit” u botua me 1881. “Liria” do të vinte më 1937. Në xherdanin e kangës ai I ka jo më pak shndritëse poemthat me tingëllima “Lissus” dhe “Scodra”, kjo e fundit e papërfunduar.

Mjeda e kaloi gati gjithë jetën e tij si prift në krahinat e Shkodrës, veçojmë shërbesën 1906-1907 në famullinë e Kuklit.

Etiketa: kendimkumtimjedandreshqipza
Shkrimi Mëparshëm

Monument Kulture/ Manastiri i Cepos në Gjirokastër, ndërtuar poshtë një prerjeje shkëmbore

Shkrimi Vijues

Letrat e Jeronim De Radës për inteligjencën shqiptare

Të Ngjashme

Kristo Luarasi, patrioti i shquar i Rilindjes Kombëtare
Kultura

Kristo Luarasi, patrioti i shquar i Rilindjes Kombëtare

16 Dhjetor, 2025
Noli dhe Konica në vitin 1915, si të dërguarit e “Vatrës” në Vjenë
Kultura

Noli dhe Konica në vitin 1915, si të dërguarit e “Vatrës” në Vjenë

16 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia gjuhësore Trako-Ilire dhe lidhja me shqipen: Një vështrim mbi “Genesis of the earth and of man” (1860)
Kultura

Vazhdimësia gjuhësore Trako-Ilire dhe lidhja me shqipen: Një vështrim mbi “Genesis of the earth and of man” (1860)

16 Dhjetor, 2025
Lahuta shqiptare jehon në Vatikan në aktivitetin për nder të Shën Terezës
Aktualitet

Lahuta shqiptare jehon në Vatikan në aktivitetin për nder të Shën Terezës

16 Dhjetor, 2025
Vangjel Ljapi— 94 vite dëshmi të gjalla të pasurisë kulturore arvanitase
Kultura

Vangjel Ljapi— 94 vite dëshmi të gjalla të pasurisë kulturore arvanitase

16 Dhjetor, 2025
Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”
Kryesore

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Letrat e Jeronim De Radës për inteligjencën shqiptare

Letrat e Jeronim De Radës për inteligjencën shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kristo Luarasi, patrioti i shquar i Rilindjes Kombëtare

Kristo Luarasi, patrioti i shquar i Rilindjes Kombëtare

16 Dhjetor, 2025
Noli dhe Konica në vitin 1915, si të dërguarit e “Vatrës” në Vjenë

Noli dhe Konica në vitin 1915, si të dërguarit e “Vatrës” në Vjenë

16 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia gjuhësore Trako-Ilire dhe lidhja me shqipen: Një vështrim mbi “Genesis of the earth and of man” (1860)

Vazhdimësia gjuhësore Trako-Ilire dhe lidhja me shqipen: Një vështrim mbi “Genesis of the earth and of man” (1860)

16 Dhjetor, 2025
Lahuta shqiptare jehon në Vatikan në aktivitetin për nder të Shën Terezës

Lahuta shqiptare jehon në Vatikan në aktivitetin për nder të Shën Terezës

16 Dhjetor, 2025
Kristo Luarasi, patrioti i shquar i Rilindjes Kombëtare

Kristo Luarasi, patrioti i shquar i Rilindjes Kombëtare

16 Dhjetor, 2025
Noli dhe Konica në vitin 1915, si të dërguarit e “Vatrës” në Vjenë

Noli dhe Konica në vitin 1915, si të dërguarit e “Vatrës” në Vjenë

16 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia gjuhësore Trako-Ilire dhe lidhja me shqipen: Një vështrim mbi “Genesis of the earth and of man” (1860)

Vazhdimësia gjuhësore Trako-Ilire dhe lidhja me shqipen: Një vështrim mbi “Genesis of the earth and of man” (1860)

16 Dhjetor, 2025
Lahuta shqiptare jehon në Vatikan në aktivitetin për nder të Shën Terezës

Lahuta shqiptare jehon në Vatikan në aktivitetin për nder të Shën Terezës

16 Dhjetor, 2025
Vangjel Ljapi— 94 vite dëshmi të gjalla të pasurisë kulturore arvanitase

Vangjel Ljapi— 94 vite dëshmi të gjalla të pasurisë kulturore arvanitase

16 Dhjetor, 2025
Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist