E premte, 12 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Roli i Fan S. Nolit në Lidhjen e Kombeve/ Diplomati i parë shqiptar që punoi në diplomacinë ndërkombëtare

13 Shtator, 2024
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

MIMOZA DAJÇI

Me rastin e 100-Vjetorit të Misionit të Fan S. Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, nën moderimin e Ambasadores së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara në New York, Znj. Suela Janina zhvilloi punimet Sesioni Shkencor kushtuar figurës së Fan S. Nolit. Ky event i rëndësishëm u mbajt më datë 9 shtator 2024 në Selinë Qendrore të OKB-së në New York me iniciativën e Bibliotekës së Fan Nolit në Boston, Federatës “Vatra”, gazetës “Dielli” dhe pjesëmarrjen e studiuesve akademikë, të cilët vlerësuan figurën e veprën e Imzot Fan S. Nolit si shumë dimensionale dhe si një ndër personalitetet më të shquara të kombit të shekullit të kaluar. Noli ishte bekim nga Zoti për popullin, kombin, shtetin dhe emigracionin kombëtar shqiptar në SHBA tha në fjalën e tij Kryetari i Federatës Pan Shqiptare “Vatra” në SHBA, Elmi Berisha. Imzot Noli ishte intelektual, përkthyes dhe shkrimtar i kalibrit botëror.

Përpjekjet e vazhdueshme të organizatorëve Neka Doko, Rafaela Prifti, Ilir Ikonomi dhe Mentor Maksutaj që tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve kishin filluar qysh në vitin 2020 e më pas. Ambasadorja e OKB-së në New York, Suela Janina në fjalën e saj mes të tjerave e quajti Imzot Nolin një personalitet të shquar të kombit shqiptar dhe u ndal tek suksesi i Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve.

Ambasadori i Shqipërisë në Washington Ervin Bushati duke venë theksin tek figura e Fan S. Nolit krah emrit të tij përmendi edhe figurat më të larta kombëtare Skënderbeun dhe Nënë Terezën. Ambasadori i Republikës së Kosovës në New York Blerim Reka veçoi Nolin si prijës fetar, politikan e diplomat, duke e cilësuar diplomatin e parë shqiptar që punoi në diplomacinë ndërkombëtare.

Këtu po citojmë pjesë nga fjala e Kryetarit të “Vatrës” Elmi Berisha: Të nderuar Ambasadorë, anëtarë të Misionit Diplomatik të Shqipërisë dhe Kosovës, i nderuar Kryepeshkopi Nikodhim, organizatorë, akademikë dhe të ftuar. Në emër të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra” përshëndes veprimtarinë kushtuar Fan Nolit si burrë shteti dhe flamurtar i multikulturalizmit. Noli ishte bekim nga Zoti për popullin, kombin, shtetin dhe emigracionin kombëtar shqiptar në SHBA. Imzot Noli ishte intelektual, përkthyes dhe shkrimtar i kalibrit botëror.

Neka Doko drejtoresha e Bibliotekës “Noli” në Boston foli mbi përgatitjen 4 vjeçare të evenimentit në bashkëpunim me Arkivin e Gjenevës. Nancy Kajo lexoi kumtesën e Prof. Nick Pano ku u fokusua te roli dhe kontributi i Fan Nolit në Kishën Ortodokse të Shën Gjergjit, gazetën “Dielli” dhe Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”. Nëpërmjet një video mesazhi në sallë Peshkopi Nikodhim nga Kisha e Shën Gjergjit në Boston bekoi të pranishmit në sallë.

Editori i gazetës “Dielli” gazetari Sokol Paja në diskutimin e tij u ndal në veprimtarinë politike, fetare, diplomatike e komunitare të Imzot Nolit dhe letërkëmbimet e shumta me personalitete botërore si politikanë, diplomatë e shkrimtarë, Imzot Noli themeloi diplomacinë shumëplanëshe të shtetit shqiptar. Imzot Noli krijoi një shkollë të mendimit politik e oratorisë shqiptare në skenën politike të Shqipërisë së viteve 20-30-të. Editori përpara fjalës së tij ftoi të gjithë të pranishmit për 1 minutë heshtje në nderim të gazetarit Astrit Lulushi ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Studiuesi i njohur Ilir Ikonomi tregoi në detaje rrugëtimin e Imzot Nolit si deputet në parlamentin shqiptar, për themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe mos lejimin e tij për të zbritur në Durrës e deri te dërgimi si përfaqësues i shtetit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, ardhjen më 8 prill 1921 të Nolit si hero në Shqipëri pas suksesit në Lidhjen e Kombeve. Evans Liolin në fjalën e tij paraqiti aspekte rreth fjalimit të Atë Arthur Liolin për trashëgiminë e Metropolit Fan Noli, “Fan S. Noli dhe ndërgjegjja shqiptare”, ndërsa kryetari i “Vatrës” në Boston Mentor Maksutaj përveç të tjerave foli mbi arritjet e degës së “Vatrës” në Boston dhe projektet për të ardhmen për të ndihmuar digjitalizimin e Bibliotekës së Fan Nolit në Boston. Enriketa Kalldremxhiu- Barbey nga Gjeneva solli me video dokumente arkivore dhe mediatike autentike rreth veprimtarisë së Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve

Me anë të videove e kumtesave të ndryshme, gjithashtu, e morën fjalën gazetaria Entela Komnino, Ph.D., Dr.Afrim Shabani, Dr.Ines Murzaku- Unity in Diversity, Dr.Gazmend Kapllani, Dr. Yllka Filipi, Dr. Arjeta F. Kotrri, Elona Lopari etj. Konferenca Shkencore, e cila vlerësoi rolin vendimtarë të Fan S. Nolit për anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve u përcoll me interes nga mediat e shkruara dhe vizive, gazetarët Beqir Sina, Adem Belliu, Sokol Paja, Dritan Haxhia, TV – Noli dhe Organizata e Gruas “Hope & Peace” në SHBA./ Panorama

Etiketa: atdhetardiplomacidiplomatfannderkombetarnolishqiptar
Shkrimi Mëparshëm

Poezia e Dritëro Agollit përkthehet në pesë gjuhë njëkohësisht

Shkrimi Vijues

“Ringjallet” Liceu Francez në Korçë, atashohet pranë Prefekturës eksperti francez që do të punojë për hapjen e tij

Të Ngjashme

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete
Aktualitet

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari
Kultura

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut
Kultura

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”
Kultura

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist