• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Orkestra e RTSH-së nën dirigjimin e Zhani Cikos në koncertin kushtuar Nikolla Zoraqit, në skenë dhe Tedi Papavrami

Vinny nga Vinny
13 Korrik, 2024
Në Aktualitet, Kultura
0
Orkestra e RTSH-së nën dirigjimin e Zhani Cikos në koncertin kushtuar Nikolla Zoraqit, në skenë dhe Tedi Papavrami
0
NDARJET
40
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Koncerti “Profil solistik” i kushtohet kompozitorit të njohur Nikolla Zoraqi. Mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH-së nën dirigjimin e maestro Zhani Cikos erdhi me një program të pasur muzikor, por sjell në skenë dhe disa prej artistëve më të njohur në fushën e muzikës. Koncerti me rastin e 95-vjetorit të lindjes së kompozitorit Nikolla Zoraqi solli në skenë violinistin e njohur Tedi Papavrami, ndërsa pjesë e tij janë dhe të tjerë artistë të njohur me aktivitetin e tyre muzikor si Fatos Qerimi (klarinetë), Jonela Golemi (flaut), Suela Piciri (violinë) dhe Adelina Paloja (soprano).

Programi muzikor i koncertit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit kishte: Uvertura Nr. 3 “Heroike”; “Mall dashurije”- romancë; “Fishekzjarrët” Prelud për flaut; Koncert për orkestër dhome dhe violinë; “Nokturn”; opera “Fundi i Golemëve”- Monologu i Marës; “Poemë” për violinë; “Kaba” Nr.1 për orkestër simfonike. Zhani Ciko “Mjeshtër i Madh” vjen si dirigjent në këtë koncert në vijim të një aktiviteti shumë të vlerësuar artistik brenda dhe jashtë vendit, ku këtë mbrëmje Orkestra Simfonike e RTSH do të jetë nën drejtimin e tij. Violinisti Tedi Papavrami ka një aktivitet të vlerësuar ndërkombëtar, ndërsa herë pas here ka qenë me koncerte dhe në Tiranë, por do të jetë në skenë sërish këtë mbrëmje për publikun.

Nikolla Zoraqi kontribut të veçantë në zhvillimin e muzikës

Nikolla Zoraqi (Tiranë, 24 janar 1929 – 1991) ka qenë kompozitor shqiptar, i cili gjatë karrierës së tij dha një kontribut të veçantë në zhvillimin e muzikës së re shqiptare. Kompozitori, Nikolla Zoraqi, radhitet ndër ato figura që kanë dhënë një kontribut të çmuar për kulturën shqiptare. Një kompozitor me një diapazon të gjerë krijues, ai ka krijuar vepra në të gjitha gjinitë muzikore, që janë luajtur në aktivitetet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare, dhe janë vlerësuar me çmime të shumta. Kompozitor i njohur, autor i mjaft pjesëve dramatike për solist, kor e orkestër, shumë baladave, operetave për fëmijë, bashkë me 6 uvertura, 6 koncerte për violinë dhe orkestër, 4 balete, 30 opera etj. Provoi thuajse në të gjitha gjinitë muzikore, që nga kënga tek opera, nga miniatura instrumentale tek koncerti, baleti e simfonia.

Në të gjitha këto gjini pati arritje të rëndësishme. Ashtu si ndodhi rëndom në periudhën kur ai krijoi, një vëmendje të veçantë Zoraqi i kushtoi krijimit të një muzike me karakter të theksuar kombëtar, në krijimin e karaktereve shqiptare e të figurave të rëndësishme kombëtare. Këtu mund të përmendim vepra të tilla si “Komisari”, “Shota e Azem Galica”, “Cuca e maleve”, “Gjorg Golemi”, etj. Kompozitori Nikolla Zoraqi është nderuar me çmime, medalje dhe tituj të shumtë, ndër të cilët çmimi i Republikës për baletin “Cuca e Maleve”, titulli “Artist i Merituar” dhe titulli “Artist i Popullit”. Kompozimet e tij janë luajtur nga formacione të rëndësishme të muzikës shqiptare, nga Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Orkestra e Simfonike e RTSH-së, Orkestra e Akademisë së Arteve dhe nga trupa të ndryshme korale dhe instrumentale.

Etiketa: cikokoncertnikollazhanizoraqi
Shkrimi Mëparshëm

Rrugëtimi 72-vjeçar i Kinostudios, shtëpisë së filmit shqiptar! Prodhimi i parë ishte “Skënderbeu”

Shkrimi Vijues

Të fotografosh Kadarenë! Albumi i Roland Tashos, foto e fundit e shkrimtarit me kostum popullor

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqiptarët dhe fashizmi: një akuzë “kolaboracionizmi” që dokumentet e rrëzojnë

Shqiptarët dhe fashizmi: një akuzë “kolaboracionizmi” që dokumentet e rrëzojnë

29 Tetor, 2026
“Albanians for America” u bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

“Albanians for America” u bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

13 Tetor, 2026
“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në TKOBAP, një mbrëmje kushtuar thesareve të folklorit shqiptar

“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në TKOBAP, një mbrëmje kushtuar thesareve të folklorit shqiptar

12 Tetor, 2026
Auron Tare publikon pamjet e shtëpisë së rrënuar të Mitrush Kutelit

Lufta e re ballkanike: Kur përçmimi etnik kalon nga libri shkollor te rrjetet sociale

Lufta e re ballkanike: Kur përçmimi etnik kalon nga libri shkollor te rrjetet sociale

12 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

9 Tetor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist