E premte, 12 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Përpjekjet e Shqipërisë për shpëtimin e albanologut Norbert Jokli nga nazistët

6 Maj, 2024
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Albanologu austriak me origjinë hebreje, gjuhëtar dhe mik i madh i shqiptarëve, Norbert Jokli ndërroi jetë më 6 maj të vitit 1942.

I quajtur ndryshe edhe “babai i shkencës së albanologjisë”, Jokli do të konsiderohej që në rini, si një nga studiuesit më të mirë të kohës në fushën e gjuhësisë e kryesisht në lëmin e gjuhëve indoevropiane.

Albanologu do të hidhte vështrimin e tij studimor në gjuhën tonë, duke kryer studime të kalibrit botëror. Në mbështetje edhe të studimeve të Gustav Majerit e të Pedersenit, dr. Jokli do ta cilësonte shqipen si vazhdimësi të ilirishtes dhe të trakishtes.

Kulmin e veprimtarisë shkencore Jokli e arriti me botimin e veprës “Kërkime gjuhësore-kulturo-historike nga fusha e shqipes” (“Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereich des Albanischen”, 1923, Berlin-Lajpcig).

Përpjekjet e Shqipërisë për shpëtimin e albanologut

Me ardhjen në fuqi të Hitlerit më 1933 në Gjermani, punimet e Joklit nisën të refuzoheshin nga botuesit, e po ashtu iu ndërprenë ftesat në konferencat shkencore. Kalvari i Joklit zë fill në maj të vitit 1938, atëherë kur nacionalistët e ekstremit të djathtë nazist nisën ta persekutonin dhe t’i mohonin të drejtat profesionale. Ai kërkoi me ngulm që të vinte në Shqipëri. Ai  shkarkua nga detyra dhe u ndalua të futej në zyrën e tij në universitet. Dekani i fakultetit të filozofisë, Viktor Kristiani, u përpoq t’ia shpëtonte vendin e punës Joklit, por më kot. Pak kohë më vonë Jokli bëri një kërkesë, me mbështetjen e dekanit, për t’u klasifikuar në kategorinë e “personave me gjak të përzier në shkallës së parë” (një kategori që kishte disa të drejta të kufizuara, krahasuar me hebrenjtë), në mënyrë që t’i lejohej hyrja dhe të shfrytëzonte bibliotekat. Por kërkesa iu refuzua.

Jokli bëri përpjekje për të gjetur punë jashtë Austrisë, por edhe këto përpjekje shkuan dëm. Ishte kjo koha kur Shqipëria u përpoq ta shpëtonte nga duart e nazistëve. Në tetor të 1941-it Ernest Koliqi, asokohe Ministër i Arsimi, krijoi enkas për Joklin një post si bibliotekar në Tiranë, duke i ofruar një rrogë prej 600 frangash ari në muaj. Për arritjen e këtij qëllimi u përdorën edhe autoritetet italiane, duke bërë që profesori Karlo Taliavini i universitetit të Padovës e deri tek Galeaco Çianoja, asokohe ministër i jashtëm i Italisë (dhe Shqipërisë bashkë), të ndërhynin pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për ta lejuar Joklin të punonte në Shqipëri.

Por tërë këto përpjekje u refuzuan nga ana e gjermanëve. Jokli, që e kishte pranuar ftesën shqiptare për t’u zhvendosur në Tiranë, kërkoi marrjen me vete të bibliotekës së vet personale në njërin prej aplikimeve që bëri për të lënë Austrinë, gjë që shkaktoi kundërshtimet e ashpra të dekanit Kristiani, i cili kërkonte ta mbante koleksionin e gjerë të Joklit në universitet. Veç veprës së vet, koleksioni i Joklit përmbante, ndër të tjera, edhe dorëshkrimet e fjalorit shqip të Gustav Majerit.

Përpjekjet e Shqipërisë për shpëtimin e albanologut

Fundi i jetës së tij ishte tragjik. Norbert Jokli u arrestua nga Gestapoja në 4 mars 1942 në banesën e tij në Vjenë, ku dy nëpunës të Gestapos e rrëmbyen profesorin nga shtëpia.

Në shenjë të pendesës, senati i Universitetit të Vjenës vendosi më 29 prill 1982 ta shkruajë emrin e Norbert Joklit në stendën e nderit të universitetit.

Etiketa: albanologarestimijoklinazsternorbertshpetoi
Shkrimi Mëparshëm

Sot, në datëlindjen e Heroit Kombëtar/ Ëndrra që pa Vojsava, bashkëshortja e Gjon Kastriotit, shfaqja e mrekullisë që paralajmëroi lindjen e Skënderbeut

Shkrimi Vijues

Albert Z. ZHOL: Askush si Naimi nuk i ka kënduar dashurisë e mallit për atdhe, krenarisë kombëtare dhe bukurisë së natyrës shqiptar

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Albert Z. ZHOL: Askush si Naimi nuk i ka kënduar dashurisë e mallit për atdhe, krenarisë kombëtare dhe bukurisë së natyrës shqiptar

Albert Z. ZHOL: Askush si Naimi nuk i ka kënduar dashurisë e mallit për atdhe, krenarisë kombëtare dhe bukurisë së natyrës shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist