E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Vendlindja e Justinianit të Madh: Prima Justiniana

28 Dhjetor, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Burhan R. Hoti

Vendlindja e Justinianit të Madh: Prima Justiniana (Prishtina)?!

Në vitin 518, vdiq perandori i Bizantit Anastasi I (491-518). Ky mbështeti rrymat heretike të monofizitëve, që synonin të siguronin primatin e Kishës së Lindjes duke u shkëputur nga Roma, primatin e së cilës nuk donin ta njihnin. Ky perandor i detyroi kishat e Perandorisë së Lindjes të shkëputeshin nga juridiksioni i Romës dhe t’i nënshtroheshin patrikut të Konstatinopolit që ishte një monofizit i shquar. Së pari, detyroi që ipeshkvi i Selanikut, vikar i kishës apostolike të Romës për kishat e Ilirikut të shkëputej nga Roma dhe t’i nënshtrohej patrikut të Konstandinopolit. Me anë të dhunës u përpoq që shembullin e ipeshkvit të Selanikut ta mbështetnin edhe të gjithë ipeshkvit e varur prej tij. Ipeshkvitë e Ilirikut nuk iu nënshtruan politikës së perandorit Anastas edhe pse u internuan dhe u burgosën.
Politika e re kishtare e Justinit për t’u lidhur me selinë apostolike të Romës dhe njohjen e primatit të saj mbi të gjitha kishat e krishtera të perandorisë.
Në fronin perandorak u ngjit Justini, me origjinë nga Dardania (518-527). Këtij i doli si problem parësor lufta kundër herezisë monofizite. Për këtë, që në fillim të sundimit u ndihmua nga nipi i tij Justiniani i Madh, për t’u lidhur me selinë Apostolike të Romës dhe kërkoi nga Papa delegatët për të luftuar krerët monofizitë dhe vendosjen e besimit të drejtë të krishterë. Së pari shkarkoi patrikun monifizit të Konstandinopojës që e kishtë vendosur Anastasi I.
Gjithashtu ndryshoi krerët monofizitë të kishave të tjera në perandori. Justini me prejardhje nga Shtimle (sot Shtimle në Kosovë) përkrahu të gjithë ipeshkvitë e Ilirikut të cilët nuk iu nënshtruan shkëputjes së tyre nga Roma, dhe që i qëndruan presioneve dhe per-sekutimeve të Anastasit I.
Këta ipeshkvi të Ilirikut kishin mbështetjen e besimtarëve të krishterë në të gjitha provincat ku kryesonin kishën. Kështu veçanërisht në Dardani kundër politikës së Anastasit ndodhën lëvizje kundërshtare edhe në ushtri si në Ulpianë (Dr.Gaspër Gjini “Ipeshkvia Shkup-Prizren në shekuj” botuar në Zagreb dhe në Prizren). Në të gjithë veprimtarinë e tij, Perandori Justin u mbështet nga nipi i tij, Justiniani i Madh. Ky kishte përfituar në sajë të kujdesit atëror të Justinit një zhvillim arsimor e kulturor, aq sa u bë figura kryesore në fushën e kulturës klasike të trashëguar nga Roma, si dhe në fushën e doktrinës së krishterë (G.Ostrogorsky “Historia e Përandorisë Bizantinë”). Justiniani i Madh, hipi në fron pas vdekjes së Justinit dhe sundoi në vitet 527-565.
Politika themelore e Justinianit të Madh u përqendrua kryesisht në tre drejtime:
1 – Të realizonte unitetin politik perandorak lindje-perëndim, nën një pushtet të vetëm.
2 – Të vendosej një legjislacion i vetëm në të gjithë perandorinë që të sundonte një e drejtë e vetme e shtetit.
3 – Të sigurohej në të gjithë perandorinë besimi i drejtë i krishterë dhe t’i nënshtrohej juridiksionit të selisë apostolike të Romës.
Ky e mbështeti fuqimisht kishën e krishterë, plotësoi kërkesat e saj dhe njëkohësisht luftoi të gjithë herezitë dhe paganizmin në viset ku ekzistonte. Justiniani i Madh në mënyrë të veçantë vlerësoi qëndrimin e kishave të Ilirikut dhe mori këto masa të veçanta:
1 – Krijoi një dioqezë të veçantë për kishat e Ilirikut duke e shkëputur nga varësia e Selanikut.
2 – Ndërtoi një qytet madhështor në të cilin ngriti arqipeshkvinë që do të kishte juridiksionin mbi të gjitha kishat e provincave të Ilirikut. Arqipeshkvi (kryepeshkopatë) do të ishte njëkohësisht edhe vikar i selisë apostolike të Romës.
3 – Ligjëroi Institucionalizimin e kësaj arqipeshkvie më Novelën XI të 14 prilit 535 të vendosur në qytetin e ngritur të cilit i dha emrin:”Prima Justiniana” që shprehimisht e quan vendlindja ose atdheu i tij (Codex Justinianus-Corpus Juris Civilis, Novela XI).
Emri i vërtetë i vendndodhjes së kësaj kryekishe është “Prima Justiniana” që perandori e shpreh qartë në tekstin e Novelës XI ku përmbahet: “ Multis et varis modis nostram patriam augere…… ut Prima Justinianae nostram patriam……” Por është deformuar nga historiani bashkëkohës i Justinianit, Prokopi i Cezaresë i cili në veprën “De aedificiis” (Mbi ndërtimet) jep të dhëna historike që perandori Justinian ndërtoi një qytet madhështor të cilit i dha emrin “Justiniana Prima”.
Ky shtrembërim i emrit nga Prokopi ka sjellë humbjen e emrit “Prima Justiniana” tek të gjithë historianët që e morën për burim të parë veprën e Prokopit dhe që e shënojnë në punimet e tyre kërkimore me emrin “Justiniana Prima”. Kisha e Romës, që nga papa Vigilis i cili e miratoi arqipeshkvinë e Prima Justinianës dhe në të gjitha dokumentat e tjera si në korrespondencën e Papa Gregorit të madh (603) dhe të kishtarëve perëndimorë mori Prima Justiniana, vijon pa ndërprerje dhe i pandryshuar. Don Gaspër Gjini ka gjetur formën e ndërmjetme të shënuar në dokumenta: Prishteniensis, të cilin emër e ka vlerësuar se shënon emrin Prizren (Dr. Gaspër Gjini “Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj”botuar në Zagreb). Pas dyndjes avaro-sllave në vitet 611-619 qyteti Prima Justiniana u rrënua, kleri dhe besimtarët e krishterë u tërhoqën në viset ku egërsia dhe dhuna avaro-sllave nuk arrinte dot. Populli me klerin e vet në krye e ruajti dhe e vazhdoi emrin në rrjedhën e shekujve gjersa dha emrin e sotëm Prishtina.
Veçanërisht gjatë tre shekujve të fundit nga autorët e huaj që janë përpjekur të gjejnë gjurmët e këtij qyteti e kanë lënë fare emrin e vërtetë dhe janë munduar ta gjejnë gjurmën e Justiniana Prima. Kërkimet arkeologjike nuk kanë arritur të zbulojnë gjurmët e Prima Justiniana. Edhe historigrafia serbe, në mënyrë të veçantë studiuesi i shquar Franja Berishiq që ka shqyrtuar të gjithë botimet e gjer më sotme nuk i largohet kërkimit të Justiniana Prima. (F.Berishiq në “Zbornik Filozofskog Fakulteta” VII, fq 139, Beograd 1963″).
Në këto rrethana edhe studiuesit shqiptarë si Don Gaspër Gjini, në veprën e tij “Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj” dhe studiuesi i shquar Zef Mirdita, që botoi në “Gjurmime Albanologjikë” punimin studimor “Unifikimi dhe identifikimi …”, nuk janë mbështetur në dokumentin historik të Novelës XI dhe CXXXI të Justinianit të Madh edhe pse përmbajtjen e këtyre ligjeve e kanë shënuar besnikërisht në punimet e tyre. Emri “Prima Justiniana” nuk është vlerësuar si zanafilla e emrit Prishtina, që vetëm me ligjet e gjuhësisë historike të shqipes (fonetika historike…) ky emër i këtij qyteti vërtetohet me emrin e sotëm të Prishtinës. Gjuhëtari ynë i shquar E.Çabej në veprën “Studime etimologjike” ka shqyrtuar emrat e qyteteve që dokumentohen në kohën e antikitetit dhe të mesjetës së hershme dhe ka vërtetuar se ndryshimet e tyre vërtetohen nëpërmjet përdorimit të këtyre emrave nga shqip folësit si vendas dhe autoktonë që kanë përcjellë ndryshimet në rrjedhën e shekujve si Naissus: Nish, Scupi: Shkupi, Scodra: Shkodra, Drivastum: Drishti; dhe në këtë mënyrë ka ndryshuar edhe Prima Justiniana: Prishtina. Gjuhëtari i shquar E.Çabej nuk e gjeti të dokumentuar sepse të gjithë historianët e studiuesit e tjerë të huaj dhe vendas kanë marrë për burim parësor të dhënat e Prokopit edhe pse ai kritikohet që në veprat e tij nuk është mbështetur në dokumenta historikë por më së forti në informacione gojore.
Është karakteristike e gjuhës shqipe që në lashtësi e gjer më sot të shkurtojë fjalët shumë rrokshe dhë t’i afrohet shqiptimit dyrrokësh (trokaikut të lashtë ilir dhe te shqipes së vjetër, të mesme e të sotme). Do të sjellim për konkretizim fjalën latine “Sagitarius” që në shqip ka dhënë “shigjetë” por edhe “shita”që e gjejmë të përdorur edhe sot në frazat: e kanë shituar, të shitoftë zana dhe “Shitar” që shënon vendin ku nxirren dhe shënohen “shitat” (shigjetat).
Në kërkimet për vendndodhjen e Prima Justinianës është ardhur në përfundimin se duhet të jetë Taurisium i lashtë ose Tavor i sotëm, si vendlindje e Justinianit. Këtë përcaktim e gjejmë edhe në Fjalorin Enciklopedik Zanichelli pas viteve 90’ ku shënohet Taurisium si vendlindje e Justinianit të Madh. E vërteta historike e vendlindjes së Justinianit është Prishtina, sepse dokumentohet në Novelen XI ku perandori e formulon qartë: “Prima Justiniana nostrae patrie” që vërteton se origjina e këtij perandori është ilire por me kulturë romake-latine.

Etiketa: justinianiprimaprishtinavendlindja
Shkrimi Mëparshëm

32 vjet nga vdekja e shkrimtarit Petro Marko

Shkrimi Vijues

Hapen korridoret ajrore Kosovë–Shqipëri, shkurtohet koha e fluturimeve dhe ka mundësi që të ulen çmimet e biletave

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Hapen korridoret ajrore Kosovë–Shqipëri, shkurtohet koha e fluturimeve dhe ka mundësi që të ulen çmimet e biletave

Hapen korridoret ajrore Kosovë–Shqipëri, shkurtohet koha e fluturimeve dhe ka mundësi që të ulen çmimet e biletave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist