E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Arkitektura iliro-epirote: Dodona dhe shkëlqimi që i dha Pirro

9 Dhjetor, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Nevoja për t’u konsultuar me një fuqi shumë më të madhe e më të ditur se ai, e ka shoqëruar gjithmonë njeriun. Orakujt kanë bërë gjithmonë ndërlidhësin mes perëndive dhe njerëzve, për t’u dhënë përgjigje pyetjeve e lutjeve të tyre.

Orakulli i Dodonës, në këmbët e malit Tamaros, u ka shërbyer njerëzve disa shekuj para lindjes së Krishtit, duke u lexuar fëshfërimën e gjetheve të lisit, përmes të cilit Zeusi u jepte zgjidhje dilemave të tyre. 22 km nga Janina e sotme, Dodona ishte në lashtësinë e hershme qendër e adhurimit të perëndisë Zeus dhe orakulli më i vjetër në Greqi. Referenca më e hershme për orakullin e Dodonës është te Iliada e Homerit si qendër pellazgjike. Në ndryshim nga faltoret e tjera të kohës, në Dodonë, fjalët e Zeusit i përcillnin priftëreshat.

“Është faltorja më e rëndësishme e hapësirës iliro-epirote. E krijuar që në prehistori, përmendet nga Homeri si pellazgjike, jo greke. Ishte në një territor jo grek dhe kjo është e pranuar në përgjithësi. Ajo bëhet aktive veçanërisht duke filluar nga shek. 6-5 pes. E përmend Herodoti. Ai thotë se priftëresha e parë, peleide. Ishin gratë fatthënëse, ndryshe nga vendet e tjera, në Delfi p.sh. ose faltore të tjera greke. Këtu ishin gra dhe vetë emri nuk është grek. Peleidet pele të kujton pellazgët, lidhet më tepër me vendin, pavarësisht se Herodoti sipas legjendës thotë se vjen nëpërmjet fenikasve, që sjellin edhe shkrimin në Greqi, vjen nga Teba, nga Egjipti. Këtu flitet për periudhën homerike”, thotë Neritan Ceka, arkeolog dhe historian.

Orakulli vizitohej dhe i drejtoheshin pyetje jo vetëm nga individë, por edhe nga komunitete. Pllakat e shkruara në gjuhën e kohës dëshmojnë ndikimin e gjerë të orakullit të Dodonës.

“Gjuha që përdoret aty është gjuha ekumenike e kohës, greqishtja. Përpjekjet për të gjetur ilirishten, epirotishten, nuk kanë dhënë rezultat. Të gjitha pyetjet që i bëhen orakullit janë greqisht. Fillojnë në shekullin e shtatë e të gjashtë pes. Kur ilirët janë shumë aktivë. Kemi pyetje që i bëhen nga bylinët apo nga banorët e Finiqit”, thotë Ceka.

Sajti antik i Dodonës i ngjan një libri mbi fletët e të cilit është shkruar e rishkruar. Periudha më e ndritshme e qendrës antike të Dodonës mbetet shekulli i tretë para Krishtit, në vitet e sundimit të Pirros së Epirit. Teatri i Dodonës u ndërtua në një shkallë të tillë që të përmbushte ambiciet e mbretit Pirro.

“Format aktive i merr nën sundimin e Pirros. Ajo që shohim ne sot, me vrullin arkitektonik që e karakterizon, është prodhim i kohës së Pirros. Ai duke dashur që mbretërisë epirote t’i japë një simbol të përgjithshëm, të krijojë një qendër ideologjike, investon dhe bëhet ndërtues i teatrit. Ajo që shohim është vepër e Pirros”, thekson Ceka.

Dodona u shkatërrua nga etolët në vitin 219 p.e.s. Fatmirësisht, etolët u pasuan nga Filipi i Pestë i Maqedonisë, që do t’i rikthente menjëherë Dodonës shkëlqimin e humbur.

“Mund të themi se pas këtyre dy shekujve, në vitin 197 pes këtu kaluan trupat e Filipit të 5 të Maqedonisë, që njihen si restaurues. Emri e tij e lidhim edhe me ngushticat e Antigonesë në Këlcyrën e Shqipërisë”, thotë Valter Shtylla, arkitekt, ish-drejtor i Institutit të Monumenteve.

Ardhja e pushtuesve romakë, të udhëhequr nga Emilius Paulus, do të sillte edhe njëherë shkatërrimin e Dodonës në vitin 167 para Krishtit. Ajo do të rindërtohej sërish nga Perandori August në vitin 31 para erës sonë. Në vitin 241 të erës sonë, në Dodonë u mbajt festivali Naia, ndërsa orakulli konsultohej edhe nga perandori Julian përpara fushatave të tij ushtarake kundër persëve.

Pelegrinët mblidheshin rreth tempullit deri në vitet 391-392 të erës sonë, kur perandori Theodosius mbylli të gjithë tempujt paganë, ndaloi të gjitha aktivitetet fetare pagane dhe preu lisin e lashtë në shenjtëroren e Zeusit.

Teatri është njëri prej simboleve të qendrës arkeologjike të Dodonës. Aktualisht në proces restaurimi, ai konsiderohet në Greqi si teatri që u ka rezistuar më mirë shekujve. Ndërtimi i teatrit lidhet direkt me mbretërimin e Pirros së Epirit dhe organizimin e Lojërave Naia që mendohet se u mbajtën për herë të parë gjatë sundimit të tij, për t’u kthyer në të njëjtën skenë pesë shekuj më vonë.

“Veç tempullit, një qendër është teatri antik i Dodonës, i cili është i ruajtur në gjendje të mirë. Është i madh, me kapacitet 18 mijë spektatorë. Me kalimin e shekujve u është nënshtruar faktorëve shkatërrues, por deri në ditët tona ka ardhur me dëmtime të ndryshme. Konkretisht ne konstatuam se shkallarja i ishte nënshtruar një procesi restaurimi. Po punohet për zëvendësimin e pjesëve ulëse. Me krijimin e kësaj pune, ky teatër do të fitojë një gjendje të këndshme, do t’i afrohet veprës origjinale. Është ndjekur një teknikë restaurimi e mirëfilltë, po zëvendësohen ata elementë që janë shkatërruar nga faktori kohë”, thotë Shtylla.

Shkallët e teatrit të ndërtuar nga Pirro i Epirit u bënë shumë shekuj më vonë skena e një prej tragjedive më të njohura të Sofokliut. Filmi “Edipi Mbret” u xhirua aty në vitin 1968.

Teknika e ndërtimit të teatrit të Dodonës është e ngjashme me atë të fortifikimeve antike si qyteti i dikurshëm i Bylisit dhe fazat e hershme të kalave ilire.

“Funksioni i teatrit ishte më solid, prandaj gurët i shohim më të përpunuar për të mbajtur një strukturë më me peshë. Të njëjtën teknikë ndërtimi e hasim te kalaja e Shkodrës. Faza e parë e kalasë së Beratit, në Butrint, në Apolloni, në Durrës, në fazën parabizantine. Pra në të gjitha fortifikimet antike, Bylisi”, thotë Shtylla.

“Teknika është globale e kohës. Vjen nga Greqia, punimi me kolona. Modelet merren nga Greqia. Kemi lidhje të thatë, pa llaç. Nganjëherë bëhet lidhje me plumb. Janë ndërtime solide sepse nuk zhvillohen në lartësi” , thotë Ceka.

Ngjashmëria e Bylisit me Dodonën flet për një nënkulturë të re, që frymëzohet nga kultura greke, por ruan disa karakteristika individuale. Mjeshtrat që lëviznin në hapësirën iliro-epirote kanë lënë pas elementë tipikë të kësaj nënkulture që i shohim si te teatri, edhe te tempujt.

“Ai që ka ndërtuar teatrin e Dodonës duhet të jetë pasardhësi i atij arkitekti që 10 vjet më vonë rreth 270-260 ndërton teatrin e Bylisit. Ka të njëjtin model me hyrje ballore, që transmeton teknologjinë e teatrit të Magna Grecias, jo teatrit klasik grek. Pra kemi teatrin tipik të Italisë së Jugut, që i ngjan teatrit të sotëm. Ajo që të surprizon, tempulli i Zeusit është një ndërtesë e vogël. Të gjithë tempujt atje janë tempuj që përsërisin tipologjinë e këtij grupi arkitektësh. Edhe atje edhe në Iliri nuk kemi tempuj të mëdhenj si tempujt tipikë grekë. Janë tempuj prostil, ku rëndësi ka oborri.  Kemi zhvillimin e një kulture periferike me Greqinë, që frymëzohet prej saj, por ka identitetin e vet sepse punohet nga arkitektë ilirë dhe epirotë dhe është pjesë e këtij qytetërimi që ne e kemi konsideruar si qytetërimi iliro-epirot”, thotë Ceka.

Epiri si fuqi botërore e kohës ndikoi në zhvillimin e arkitekturës së Ilirisë së Jugut. Por ndërsa një pjesë të këtyre gjurmëve i mbuloi koha, lidhja e fortë mes kulturave, që vijoi edhe në shekujt e mëvonshëm, do të përcaktonte zbulimin e vetë Dodonës në vitin 1873. Gërmimet e para në Dodonë mbajnë firmën e Kostandinos Karapanos, bashkëkohës i Ismail Qemalit.

“Dodona u identifikua nga Ismail Qemali që ishte nxënës në gjimnazin Zosimea, ia tha Karapanosit që u bë arkeolog dhe me këtë kujtesë u bënë gërmimet e para”, vë në dukje Ceka.

Gërmimet nxorrën në dritë objekte si statuja bronzi, armë, monedha dhe mbi 4 mijë pllaka plumbi, ku shkruhen pyetjet dhe shqetësimet e njerëzve për tregtinë, borxhet, pronën, shëndetin, kujdesin për fëmijët, martesat etj. Ato mbeten një dritare nga e cila mund të shohësh Epirin përgjatë shekujve, praktikën fetare, historinë politike, historinë e dialekteve dhe ndryshimin e strukturave sociale.

Pyrrhus when a Child, brought before Glaucias. 1769. After Benjamin West. Drawn by Richard Earlom. Engraved by John Hall.
Armatura e Pirro Burrit
Etiketa: arkitekturadononaepiroteiliropirro
Shkrimi Mëparshëm

Pjetër Bogdani gjeniu dardan që ia kushtoi jetën shkencës dhe atdheut

Shkrimi Vijues

Njësitë Speciale të Kosovës rreshtohen para Qeverisë me një varg kërkesash.

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist