• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Bazilika e Shën Mëhillit gjendet në fshatin Arapaj të Durrësit dhe është më e madhja e zbuluar deri më sot në vendin tonë.

Vinny nga Vinny
26 Tetor, 2023
Në Aktualitet, Kultura
0
Bazilika e Shën Mëhillit gjendet në fshatin Arapaj të Durrësit dhe është më e madhja e zbuluar deri më sot në vendin tonë.
0
NDARJET
156
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Bazilika e Shën Mëhillit gjendet në fshatin Arapaj të Durrësit dhe është më e madhja e zbuluar deri më sot në vendin tonë. E ndërtuar në fillimin e shekullit VI, në qendër të saj gjendet një mozaik unik për nga përmasat dhe motivet që paraqet. Megjithatë monumenti është izoluar në qendër të një lagjeje urbane dhe ka nevojë për më shumë vëmendje.

Mozaiku në “Bazilikën e Shën Mëhillit”. Foto: “Facebook”: Monuments of Albania

Në një prej rrugëve më të frekuentuara që lidh jugun e Shqipërisë me rajonin qendror dhe më tej me veriun, në fshatin Arapaj gjendet një prej thesareve arkeologjike me karakter kulti.

Në një rrugë që gjarpëron midis lagjes të ndërtuar dendur paas viteve’ 90 dhe vetëm 6 kilometra larg qytetit të Durrësit, në faqen perëndimore të një kodre ndodhet Bazilika e “Shën Mëhillit”. 

Mozaiku i mbuluar në “Bazilikën e Shën Mëhillit”. Foto: Media Amfora

Ajo doli në dritë gjatë fushatave arkeologjike të viteve’ 80 dhe ka përmasat 65 metra me 28 metra, që e bën atë bazilikën më të madhe të zbuluar deri më sot në vendin tonë.   

Bazilika e Shën Mëhillit në zemër të dyshemesë së saj është e shtruar me mozaik polikrom dhe paraqet figura antropomorfe, zoomorfe, shoqëruar me dekor bimor dhe gjeometrik. 

Rrënojat e “Bazilikës së Shën Mëhillit”. Foto: Media Amfora

Motivet e zgjedhura të mozaikut, kombinuar me figurat dhe teknika e punimit e klasifikojnë këtë vepër arti si unike për periudhën bizantine të shekullin VI, që përkon me kohën e sundimit të Perandorit Justinian.

Bazilika e Shën Mëhillit përcaktohet si një ndërtim kulti i fillimit të shekullit VI, që përkon me kohën e Perandorit Bizantin Justiniani I (527-565). 

Banesat pranë rrënojave të “Bazilikës së Shën Mëhillit”. Foto: Media Amfora

Monumenti nga ana arkitektonike formon një bazilikë tre nefshe dhe me tre absida. Ai vijon me dy anekse anësore në veri dhe jug, si edhe me oborrin brendshëm me kolonada (atriumin).

E veçanta e monumentit është edhe një varr monumental (martirium), që gjendet ngjitur me nefin jugor dhe përbën një kat nëntokësor që lart ka dyshemenë e shtruar me mozaik. Faza e parë e ndërtimit të bazilikës caktohet në shekullin V të Erës Sonë, ndërsa faza e dytë përfshihet si e ndërtuar në shekujt XII-XIV. 

Rrënojat e “Bazilikës së Shën Mëhillit”. Foto:  Media Amfora

“Bazilika e Shën Mëhillit” u shpall Monument Kulture i Kategorisë së Parë me vendimin numër 8, të vitit 1987. Por pavarësisht statusit të mbrojtjes, zona rreth bazilikës nuk i shpëtoi ndërtimeve të dendura. Paradoksalisht të vetmit “ciceronë” që mund të japin ndonjë shpjegim për monumentin janë banorët e zonës. 

Ata presin çdo vizitor dhe tregojnë se pavarësisht interesit të turistëve, mirëmbajtja për monumentin është e vakët. Kur media Amfora e vizitoi monumentin ai ishte “pushtuar” nga shkurret dhe bimët e çfarëdoshme. 

Sipërfaqja e mozaikut vijon të jetë e mbuluar dhe që prej vitit 2018 një strukturë druri e është vendosur mbi të, me qëllim ruajtjen nga dëmtimet si pasojë e agjentëve atmosferikë. Ai ka një sipërfaqe 54 metra katrorë dhe ndodhet në aneksin jugor të bazilikës, nga zemra e të cilit dallohen banesat e ndërtuara në të gjitha anët. /amfora

Etiketa: arapajdurresmadhmozaikurajonshqiperi
Shkrimi Mëparshëm

Marin Beçikemi-Shkodrani, rektor i shkollave të Raguzës, 529-vjet më parë

Shkrimi Vijues

Pjetër Marubi, kush është emigranti italian që krijoi dinastinë fotografike! Pjesën më të madhe të aktivitetit artistik e zhvilloi në Shkodër

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
National Geographic për shqiptarët: Asgjë nuk i mposhtë ata, janë racë unike

National Geographic për shqiptarët: Asgjë nuk i mposhtë ata, janë racë unike

23 Prill, 2026
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave

Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave

23 Prill, 2026
Nga Maqedonasit, Ilirët dhe Epirotët, historia e shqiptarëve sipas Mehmet Konicës. Vëllim monumental për t’u shpjeguar Fuqive të Mëdha identitetin e një kombi shpesh të keqkuptuar

Nga Maqedonasit, Ilirët dhe Epirotët, historia e shqiptarëve sipas Mehmet Konicës. Vëllim monumental për t’u shpjeguar Fuqive të Mëdha identitetin e një kombi shpesh të keqkuptuar

23 Prill, 2026
Ekspozitë e fotoreporterit Ridvan Slivova – dokumenton krimet e luftës në Gollak

Ekspozitë e fotoreporterit Ridvan Slivova – dokumenton krimet e luftës në Gollak

22 Prill, 2026

Sot në datëlindjen e Hilë Mosit, poetit shkodran në shërbim të çështjes kombëtare

Sot në datëlindjen e Hilë Mosit, poetit shkodran në shërbim të çështjes kombëtare

22 Prill, 2026
Faik Konica paraqitet si ‘i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së

Faik Konica paraqitet si ‘i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së

22 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist