E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Si u shndërruan çetnikët serbë, nga nazistë në partizanë?!

18 Korrik, 2023
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Çetnikët serbë, bashkëpunimi i tyre me nazistët dhe paradokset historike

Sikurse dihet tashmë, vetë Serbia pas pushtimit nga Gjermania, u shpall zonë e pushtuar dhe e kontrolluar tërësisht gjermane, nën një regjim kukull drejtuar nga Gjenerali Milan Nediq, ish-komandant i Ushtrisë Mbretërore Jugosllave.

Shqipëria në këtë kohë që po flasim (duke përjashtuar kohën e pushtimit italian), njihej zyrtarisht si një shtet neutral, megjithëse “deutschfreundlich” (d.m.th. miqësore ndaj gjermanëve), sidoqoftë një shkallë më poshtë në hierarkinë e të cilësuarit “aleat i ngushtë i Gjermanisë” apo shtet “vasal progjerman”. Në fakt, neutraliteti i Shqipërisë me aq sa ishte mundësia, u bë përpjekje të ruhej e të ushtrohej jo vetëm në letër, ndërsa Serbia nën udhëheqjen e Nediqi, renditej tek vendet më aktive në formësimin e politikave dhe të një fronti “antibolshevik” (siç preferohej të cilësoheshin atëherë nga propaganda naziste këto iniciativa) dhe “antihebre”.

Objektiv i çetnikëve kësisoj ishin partizanët e komunistët, por edhe anëtarët e popullsive të tjera joserbe, sidomos shqiptarët, kroatët e boshnjakët. Në varësi të interesave, ata kalonin shpesh nga bashkëpunimi me ustashët kroatë, në krimet ndaj shqiptarëve, nga bashkëpunimi fillimisht edhe me partizanët, tek ai me italianët e nazistët, e deri tek ai me anglezët e aleatët për të sabotuar gjermanët dhe vetë qeverinë e Nediqit.

Pavarësisht se ata operonin shpesh në grupime të ndara, duke mos iu bindur një komande qendrore, në krimet ndaj shqiptarëve duket se të gjitha fraksionet e tyre, i karakterizonte e njëjta dëshirë për ti shfarosur ata në rastin më të parë.

Madje indicie të veçanta sinjalizojnë se ka pasur edhe tendenca bashkëpunimi që i diktonte fronti, mes tyre dhe njësive të Xhafer Devës (ish-ministër i brendshëm në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës), me ndërmjetësimin gjerman.

Forma, volumi dhe egërsia e krimeve të çetnikëve tashmë janë mëse emblematike dhe megjithëse kreu i tyre (ose i fraksionit zyrtar të tyre), Drazha Mihajlloviq, u kap e u ekzekutua menjëherë pas lufte nga një “gjykatë popullore”, d.m.th. titiste, aleatët përfshirë këtu edhe Uashingtonin zyrtar, me një dekret të fshehtë në fundvitet ’70-të të shekullit të shkuar, e dekoruan atë për “kontributin në krah të aleatëve”, duke preferuar të mos bënin shumë zhurmë me këtë akt, për të mos dëmtuar marrëdhëniet me Titon dhe atë çfarë Jugosllavia në atë kohë përfaqësonte.

Për kokën e tij në vitin 1943 autoritetet naziste vendosën edhe një çmim, kur ai u pa qartazi se do bashkëpunonte me aleatët. Sot figura e tij është rehabilituar në Serbi, tashmë prej dy vjetësh, megjithëse debati për të vijon të jetë shumë kontrovers.

Në fakt të gjitha këto s’duhet të përbëjnë asnjë habi, sepse sikurse e theksova më lart, ajo luftë solli paradokse të atilla, saqë thuajse të gjitha kombet në Evropë u desh të kishin paralelisht dy qeveri e dy qëndrime për t’i paraprirë çdo të papriture që lidhej me fatet e luftës.

Duket paradoksale, por gjermanët në sirtar qysh nga viti 1942, thuhej se kishin madje edhe një plan për pushtimin e Turqisë (operacioni “Gertrude”) si një alternativë ndaj një qëndrimi pro-aleat të Turqisë apo një fuqizimi të mundshëm (përtej përllogaritjeve gjermane) të faktorit turk e turkmen në rajonin e Kaukazit e atë të Azisë Qendrore, apo se gjermanët ndërsa ia njihnin sovranitetin Bullgarisë ndaj Maqedonisë, kishin ndërkohë gati planet për njohjen e Maqedonisë, duke i ushqyer anëtarët e paraardhësve të VMRO-së së sotme, me shpresën për një shtet të pavarur maqedonas, çka për pak ditë në vjeshtën e 1944 – para se të hynin formacionet e partizanëve titistë – duket se edhe funksionoi.

Po kështu ndodhi edhe me Greqinë, e cila megjithëse “Oqi” i saj i famshëm, një ditë shumë e rëndësishme përkujtimore e historisë së saj të vonë, paradoksalisht ka evidenca se vijoi të festohej edhe në vitin 1942 e më tej gjatë pushtimit italo-gjerman, u desh të përkulej para fuqisë së Wehrmachtit, i cili përdori gjerësisht kufirin jugosllavo-grek dhe bullgaro-grek për të përmbushur objektivat e vet, çka paradoksalisht nuk e ka bërë kurrë Greqinë të mbajë ngrehur një ligj lufte me këto vende, sikurse ka bërë me Shqipërinë.

Me Bullgarinë, Rumaninë e Hungarinë u mor garancia e të qënurit pro-gjerman pa qenë nevoja e ndërhyrjes ushtarake. E njëjta gjë ndodhi edhe me Jugosllavinë, ku nga princi Aleksandër u pranua anëtarësia në Boshtin nazist, porse orientimi prorus e profranko-anglez i elitës ushtarake e intelektuale serbe, bëri që Mbreti të rrëzohej brenda natës e që Hitleri pastaj të vendoste hapa ekstremë për të marrë në dorë situatën në pranverë të vitit 1941.

Nga ajo kohë na vjen edhe një foto e cila shfaq qartazi një kosovar (me shumë gjasa një varfanjak e endacak fatkeq, që me shumë gjasa as që e dinte se çfarë po ndodhte) me plis të bardhë në kokë në rrugët e Beogradit, i cili me zell shitej nga serbët “e pastër” tek gjermanët si “hebre”, çka në mënyrë simbolike shfaq jo vetëm manipulimet dhe zellin e serbëve për bashkëpunim me nazistët, por edhe shfrytëzimin e këtyre të fundit në favor të planeve të tyre për shfarosjen e shqiptarëve.

Nga ana tjetër, një foto e korrikut 1942, në Selanik të Greqisë, na shfaq një hebre në ditën kur të gjithë hebrenjtë në qytet u urdhëruan të kryenin punë të rënda në një shesh të qytetit. Ata u lanë me orë të tëra nën një diell përvëlues, duke u detyruar të kërcenin apo të luanin si lolo përballë një turme që kënaqej me “shfaqjen”, për ti bërë kështu qejfin gjermanëve.

E kotë të gjesh “shfaqje” të tilla në Shqipërinë e atyre viteve, edhe nëse rrëmon shumë gjatë, pasi jo vetëm që popullsia vendase i mbrojti të gjithë hebrenjtë e ardhur nga të gjitha anët, por nuk gjen dot as edhe ndonjë urdhër zyrtar për trajtimin e tyre në përputhje me urdhëresat nazist. Përkundrazi, dëshmohen shumë raste ku ndërhyrja e autoriteteve shqiptare, ka qenë madje vendimtare për shpëtimin e tyre, duke u kujtuar gjermanëve mëse një herë, se duhej të respektonin neutralitetin e Shqipërisë edhe në lidhje me këtë aspekt.

Në disa nga raportet e Wehrmachtit gjerman, gjen edhe dëshmi ku pasqyrohet përplasja mes serbëve e shqiptarëve në territoret që u ishin lënë nën kontroll Qeverisë shqiptare (pra nën Mitrovicë ku përfundonte territori i administruar nga Rajhu) dhe “pamundësia” d.m.th. mosdashja e gjermanëve për të ndërhyrë në këtë konflikt.

Të gjitha këto nuk e zbehin aspak atë që mund të ketë mbetur për t’u theksuar nga veprimtaria e Divizionit “SS-Skanderbeg”, i cili në një pjesë të veprimtarisë së tij u angazhua edhe në deportime e akte të tjera, të cilat nuk e nderojnë historinë tonë, por Serbia duket se ka rekorde shumë më të rënda në këtë aspekt, duke tentuar të glorifikojë rolin e çetnikëve në një anë dhe të trumbetojë me të madhe, sikurse Greqia, bashkëpunimin e shqiptarëve me nazistët në anën tjetër, pa dashur të përfillë e të studiojë asnjë rrethanë, fakt apo dëshmi historike. /Fragment “Çetnikët serbë, bashkëpunimi i tyre me nazistët dhe paradokset historike” nga Armand Plaka – Shqiptarja

Nga viti 1944 pjesë të çetnikëve të Mihailoviqit bashkëpunuan haptas më pushtuesit gjerman dhe Ustashët në Serbi dhe Kroaci.
PHOTO: Serbian Chetniks with Nazi German Officers, Jablanica 1942. The Chetniks’ struggle with the invaders came to a complete stop at the end of 1941, and gradually evolved into cooperation with the Italian Fascists and the German Nazis. According to Yad Vashem Holocaust Memorial in Israel, ‘As the Chetniks increased their cooperation with the Germans, their attitude toward the Jews in the areas under their control deteriorated, and they identified the Jews with the hated Communists. There were many instances of Chetniks murdering Jews or handing them over to the Germans.
PHOTO: Serbian Chetniks with Nazi Germans, Zajecar 1944. The Chetniks’ struggle with the invaders came to a complete stop at the end of 1941, and gradually evolved into cooperation with the Italian Fascists and the German Nazis. According to Yad Vashem Holocaust Memorial in Israel, ‘As the Chetniks increased their cooperation with the Germans, their attitude toward the Jews in the areas under their control deteriorated, and they identified the Jews with the hated Communists. There were many instances of Chetniks murdering Jews or handing them over to the Germans
Etiketa: cetniketnazistepartizaneserbe
Shkrimi Mëparshëm

Mbiemrat – patronimet në Sanxhak / Popullsia e Sanxhakut, kryesisht ka prejardhje nga fiset Kelmendi, Hoti, Kuçi, Shkreli, Shala

Shkrimi Vijues

Si e ruajtën kuksianët koleksionin me 25 mijë foto në mes të diktaturës?

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Si e ruajtën kuksianët koleksionin me 25 mijë foto në mes të diktaturës?

Si e ruajtën kuksianët koleksionin me 25 mijë foto në mes të diktaturës?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist