E mërkurë, 29 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Tirana e lashtë dhe përvjetorët e saj si kryeqytet

11 Korrik, 2023
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Saimir Lolja

Për dijeni, grupimi i germave “Tiran” ndeshet në këto raste: Tiran (ose Tigranes ose Diran) ishte mbret i Armenisë, vasal i Romës, në vitet 339-350 e.s. Tiran (ose Tehran ose Tihran ose Tihrun ose Tirun) është emër qyteti të vogël në provincën Isfahan dhe fshati në provincat Kerman, Lorestan, Mazandaran dhe Razavi Khorasan të Iranit. Tiran është emri i ngushticës midis gadishullit Sinai dhe atij Arabik e cila lidh Gjirin e Qabesë me Detin e Kuq. Këtë emër e ka prej ishullit egjyptian me të njëjtin emër pikërisht në këtë ngushticë. Ishulli Tiran ndodhet përballë pikës turistike Sharm el-Sheikh. Tiran është emri për tanket sovjetike T-54, T-55 dhe T-62 të përmirësuara që janë në përdorim prej ushtrisë izraelite.

            Tirano (ose Tiran) është një qytet i vogël me 9044 banorë në provincën Sondrio, në rajonin e Lombardisë në Veri të Italisë, pranë kufirit me Zvicrën. Edhe pse ka më pak se 10000 banorë, Tirano quhet qytet sepse ka mure  rrethuese të hershme të ndërtuara për mbrojtje. Ngjitur me Tiranon është një fshat me emrin Cologne (Kolonjë). Kurse 45 km në Jug të Milanos, kryeqendrës së Lombardisë, ndodhet një qytezë me 1331 banorë me emrin Turano Lodigiano. Trani (ose Turenum ose Tirenum) është një qytet i rajonit të Puljas,  në breg të detit Adriatik, 40 km në veri-perëndim të Barit, Itali. Tirren është emri i detit i qarkuar nga Italia, Sardenja dhe Siçilia.

            Tirana ose Tirona e Shqipërisë është aty ku ka qenë në të njëjtin vend e me të njëjtin emër dhe ku nuk i dallohet fillimi. Tirana ishte kryeqytet i përkohshëm që nga vendosja, për shkak të rrethanave, e qeverisë shqiptare me kryeministër Sulejman Delvinën më 11 Shkurt 1920 e deri në vitin 1925 kur ajo u caktua me kushtetutë të ishte kryeqyteti i Shqipërisë zyrtare; i një Shqipërie të mbetur pasi më shumë se gjysma e tokave të saja mbaheshin të pushtuara nga vendet fqinje. 

            Tirana si qytet e rrethinë ka patur hypjet e zbritjet në historinë e rëndësisë të saj. Vetëm gërmime të cekta e të të rastësishme kanë nxjerrë në dritë lulëzime të rëndësishme të jetës në Tiranë e rrethinë, në Fushën e Tiranës e kodrat përqark. Tek Shpella e Pëllumbit dhe në një gurore në Mal të Dajtit janë gjetur vegla pune që datojnë 10’000-30’000 vjet më parë. Një ndërtesë e periudhës romake e shekujve II-III e.s. përmban një mozaik të gurtë në dysheme (Figura 1), i cili është shprehje e vazhdimësisë së një kulture shumë të hershme dhe shumë të përhapur. Pranë saj janë zbuluar muret e një dhome ruajtjeje dhe disa gurë varri të mëdhenj me gërma e vizatime të skalitura. Në fshatin Baldushk të Tiranës një fshatar duke gërmuar arën zbuloi pesë gurë varri të skalitur të shekujve III-IV e.s., mbi një metër të gjatë dhe me figura njerëzish me veshje të kohës (Figura 2). Në Rrugën [e sotme] të Kavajës, në fillim të Janarit 2014, u zbuluan rastësisht nga punëtorë ndërtimi jo më shumë se dy metra thellë një basoreliev (Figura 3) dhe një objekt porcelani të shekujve IV-VI. I viti 1418, si më i hershmi i njohur, është një dokument venedikas që përmend Tiranën. Në vitin 1432, regjistrat osmanë rrëfejnë një Tiranë me rreth 7300 banorë. Pas Dhimitër Frangut më 1480, edhe Marin Barleti më 1504 në librin e tij për Gjergj Kastriotin përmend Tiranën 14 herë në kuptime të ndryshme. Në vitin 1689, në një hartë për Shqipërinë e Epërme dërguar imzot Giovanni Francesco Albani-t, i cili pas një viti u emërua Papa Klementi XI, shënohet Terrana (Tirana) si një bashkësi katolike e shkallës famulli kurse Kroia (Kruja) paraqitet e shkallës dioqezë.

            Sami Frashëri, në Enciklopedinë osmane (jo shqiptare) të Shkencës së Përgjithshme Kamûs-ül Â’lâm në gjashtë vëllime dhe e viteve 1889–1898, merr për fillim të Tiranës vitin 1614 kur Sulejman Bargjini pagoi ndërtimin e një xhamie, një banjë popullore (hammam) dhe një furrë buke. Sulejman Bargjini ishte me origjinë nga rrethinat e Tiranës dhe njëkohësisht jeniçer me gradë të epërme, Pashë, në shërbim të perandorisë osmane. Varri i Sulejman Pashë Bargjinit është afër qendrës së qytetit të tanishëm të Tiranës dhe ruhet, ashtu si tre objektet e ndërtuara prej tij, si një trashëgimi përkujtimore e historisë së Tiranës.

            Sulejman Bargjini nuk vërtetohet të ketë thënë apo lënë të shkrojtur se “…po ndërtoj xhaminë dhe hamamin për të filluar qytetin e Tiranës”. Gjithashtu, nuk ka ndonjë dokument osman i cili përmban vendimin urdhërues ta quajë Tiranën edhe Tiranë edhe qytet. Sulejman Bargjini nuk ndërtoi ndonjë kështjellë mbrojtëse, nuk i vuri emrin Tiranës, nuk ia ndryshoi asaj emërtimin nga fshat në qytet, nuk hapi ndonjë shkollë shqipe apo universitet, nuk regjistroi pronat e banorët dhe as krijoi ndonjë zyrë bashkiake që të përmblidhte të paktën 10’000 banorë, nuk pagoi ndërtimin e linjave të furnizimit me ujë dhe kanaleve të ujrave të zeza, etj. Sulejman Bargjini vetëm pagoi të ndërtohej një xhami (ku edukohet dhe përhapen ide dhe ndjenja jo shqiptare), një hammam (ku njerëzit lajnë pjesët e trupit) dhe një furrë buke. Sulejman Bargjini ishte një ushtarak që i shërbeu vetëm perandorisë osmane dhe nuk bëri ndonjë gjë për Shqipëri; shumë e mundshme është që ai të ketë udhëhequr edhe ekspedita ndëshkimore kundër kryengritësve shqiptarë. A ka dëshmi të shkrojtur ose të skalitur mbi gur nëse Sulejman Bargjini i ka pas thënë vetes shqiptar apo është paraqitur si i tillë?

            Sulejman Pashë Bargjini është një shembull nga mijra e mijra e mijra shqiptarë-arbërorë të tjerë që i shërbyen vetëm perandorisë osmane, si shtet e si fe, në pozitat e kryeministrave, ministrave, gjeneralëve, ushtarakëve, qeveritarëve e zyrtarëve të tjerë të rëndësishëm. Të tillë si edhe Ali Pashë Tepelena apo Mehmet Aliu, dinastia e të cilit sundoi Egjyptin në vitet 1805-1952 duke qenë vasal ose i  perandorisë osmane ose asaj britanike, i shërbyen vetëm vetvetes, oborreve perandorake dhe përhapjes së ideve jo shqiptare. Të gjithë ato janë pjesë e historisë shqiptare por vetëm për t’u treguar dhe aspak për t’u lavdëruar ose mburrur, sepse vetëm për Shqipërinë, fisnikërinë shqiptare dhe gjuhën shqipe nuk u përpoqën. Ato i shërbyen vetëm pushtimit osman të Arbërisë-Shqipërisë dhe vazhdimit të atij pushtimi mizor në rrafshin ushtarak, administrativ, mendor dhe mënyrë jetese. Ato i shërbyen errësimit të plotë që ra mbi trojet e popullatën arbërore të Europës Juglindore.

            A hapën ato ndonjë shkollë shqipe? A botuan ose përhapën libra dhe letërsi në shqip? A krijuan vepra arti shqiptar? A shkrojtën mendime shqip mbi natyrën, jetën shoqërore, sportin, letërsinë, artin, shkencat, politikën, inxhinierinë, drejtimet e përparimit? A nxitën ose paguan zhvillimin e qyteteve shqiptare me të paktën një shenjë që të quhej jetë qytetare ku respektohej prona, pasuria dhe jeta e njeriut? A paguan që rinia të arsimohej në shkenca e inxhinieri të cilat do industrializonin vendin dhe do lidhnin akoma më shumë rajonet shqiptare-arbërore? A paguan apo nxitën ndërtimin e rrugëve, urave, kanaleve dhe tuneleve? A paguan apo nxitën zhvillimin e mendimit shqiptar, përhapjen e ideve shqiptare dhe mos futjen e ideve jo shqiptare? A i shërbyen ato ndriçimit dhe zgjimit kombëtar e shoqëror? A përmblodhën ato, të paktën në libra, diturinë popullore në art, mjeksi, ndërtim? A paguan ato hartimin e hartave në shqip për trojet dhe popullatën arbërore-shqiptare? A paguan të shkruhej, të përkthehej në shqip dhe të shtypej mbi letër gjuha shqipe? A shkrojtën vetë ndonjë gjësend në shqip? A grumbulluan libra nga vendet e tjera dhe i sollën në Arbëri-Shqipëri? A urdhëruan ose paguan ndërtimin e bibliotekave, muzeumeve, parqeve dhe lulishteve? A urdhëruan ose paguan kryerjen e gërmimeve për qëllim studimi të lashtësisë (arkeologjisë, e thënë jo shqip)? A urdhëruan ose paguan vendosjen e skulpturave të mendimtarëve të kohës e të lashtësisë? A urdhëruan zbatimin e arkitekturave arbërore-ilire-europiane nëse paguan të ngriheshin ura dhe ndërtesa në vendbanimet shqiptare? A ndërtuan hekurudha dhe a i lidhën tokat shqiptare mes vedi dhe me Europën? A vunë tek ndonjë anije ose port flamurin e Gjergj Kastriotit?

            Vetëm mozaiku i Figurës 1 dhe gdhendjet e Figurës 3 tregojnë për prodhime profesionale dhe shije  me kulturë të hershme dhe aspak primitive apo të rastësishme. Objekte të tilla pohojnë se kishte prodhues e blerës të shkolluar, kishte jetë qyteti. Tirana e rrethinë trashëgon dhjetë kështjella nga mijëvjeçaret e shkuar; shembuj të tyre janë muret kështjellare tek godina e sotme e Akademisë së Shkencave, në rrëzë të malit të Dajtit, ato të Dorëzit, Persqopit, etj.

            Në Ilirinë e lashtë, në brigjet e Shqipërisë së sotme, kishte shkolla e universitete të asaj cilësie ku janë shkolluar romakë të shquar në histori. Ato shkolla përbëjnë krenari, pikë krahasimi e ringjalljeje. Kureshtja kërkon të sqarohet se nga kush e kur u themeluan ato shkolla në Iliri, deri kur vazhduan e nga cilët barbarë u shkatërruan, ku ishin saktësisht ato shkolla, çfar idesh e lëndësh mësimore edukonin ato shkolla. Ndërsa më 1614 Sulejman Pashë Bargjini pagoi ndërtimin e një xhamie osmane (jo për qëllime dhe ide shqiptare), më 1632 peshkopi i Arbërisë imzot Gjon Kolesi hapi në kishën e Shna Prendes (Shëna Premtes) në Skuraj të Kurbinit shkollën shqipe më të vjetër të njohur deri më tani; shkollë e kishë që u dogjën disa herë prej pushtuesve osmanë. Vetëm në vitin 1614 dhe vetëm 141 km larg brigjeve shqiptare, në Itali e më tej në Europën qendrore dhe perëndimore, lulëzimet në shkencë, letërsi, botime, muzikë, arkitekturë dhe art kapnin vetëm maja. Ato që kishin fuqi, a sollën në Shqipëri, për shembull, librin “De statica medicina” të autorit italian Sanctorius Sanctorius i cili që nga botimi i parë më 1614 e deri më 1737 njohu pesë ribotime?

            Në Europë nuk mund të hyhet në një garë të pakuptimtë për zanafillën e qyteteve apo vendbanimeve, aq më shumë me disa qindra vjet më parë. Ndërsa në Amerikën e Veriut qytetet e fshatrat kanë disa qindra vjet të krijuar, në Europë qyteteve e fshatrave nuk i dihet zanafilla natyrore. Ajo që është e dëshmuar dhe e arsyeshme është festimi i  përvjetorëve të Tiranës si kryeqytet, por jo si qytet apo vendbanim. Tirana ose Tirona ka qenë aty ku është, me të njëjtin emër arbëror, ashtu si Tirano në të tashmen Itali e Veriut, ashtu si për shembull Gramshi afër Elbasanit dhe Gramshi në Sardenjë apo qyteza Albana afër Udines në Veri të Italisë. Sa për kureshtje për dy fjalë, malësorët në fshatin Ospitale di Cadore të provincës së Bellunos në Veri të Italisë, në anën e detit Adriatik, dhe banorët e Gjenovës, Karriges (sedia, ital.) i thonë Karrige dhe Gotës (bichiere, në italisht) i thonë Gotë. Kujt do t’i jepte kënaqësi festimi i ndonjë “410 vjetori të Tiranës” dhe pse? A duhet  festuar errësimi apo ndriçimi?

Tirana e lashtë dhe përvjetorët e saj si kryeqytet

Figura 1. Mozaiku i gjetur në Tiranë i shekullit III e.s.

Tirana e lashtë dhe përvjetorët e saj si kryeqytet

Figura 2. Skulpturat e gurta gjetur në Baldushk.

Tirana e lashtë dhe përvjetorët e saj si kryeqytet

  Figura 3. Zbulimi tek Rruga e Kavajës.  

Etiketa: kryeqytetlashtesipervjetorettirana
Shkrimi Mëparshëm

Kisha e Shirçit, vendi i shenjtë i kurorëzimit të princave ilirë

Shkrimi Vijues

I paharruar “Çajupi” i shqiptarizmës

Të Ngjashme

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim
Aktualitet

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit
Kultura

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit
Kultura

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues
I paharruar “Çajupi” i shqiptarizmës

I paharruar “Çajupi” i shqiptarizmës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist