E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Aristidh Kola: Sllavët dhe Arbëreshët

24 Maj, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Aristidh Kola 1944 – 2000

Aristidh Kola

Emri kombëtar Iliri dhe Ilir dëgjohet deri në shekullin e VI. Në 5 shekujt e mëpasshëm nuk bëhet fjalë fare për ilirët. Është e vërtetë se shumë më përpara, që në kohën kur ilirët luajnë rol në Perandorinë Romake, emri kombëtar Ilir është zëvendësuar me “Romak”. Ilirët janë lidhur me egzistencën e shtetit Romak dhe Bizantin, me gjithë dallimet e tyre të mëdha.

Me ardhjen e Sllavëve në Ballkan, dhe pushtimit të të gjithë Ballkanit Veriperëndimor, Iliria shkëputet nga shteti Bizantin. Ilirët bëjnë beteja të dëshpëruara, që të mbronin atdheun e tyre, por lufta ishte e pabarabartë, sepse turmat sllave që vinin me mijëra e mijëra në pafundësi dhe jo vetëm si ushtarë, por bashkë me familjet dhe plaçkat e tyre. Pra bëhej fjalë për një emigrim të madh si ato të pellazgëve të lashtë.

Në pak vjet, e gjithë Iliria e Veriut u përfshi nga sllavët dhe popujt ilirë u detyruan ta braktisnin atë apo të mbeteshin si ishuj në mes të detit sllav. Sllavët i filluan fushatat e tyre në shekullin e VI dhe i ndërprenë në shekullin e VII, duke ndryshuar shumë herë hartën e Ballkanit. Siç thamë, Iliria e Veriut humbi përgjithmonë e u bë sllave, banorët e saj u vranë, u shpartalluan, u detyruan të çatdhesoheshin ose u asimiluan.

Pra hera e fundit që përmenden Ilirët apo ndoshta Iliria, është në “Mrekullitë e Shën Dhimitrit”, një kronikë që u shkrua në shekullin e VII. Më pas, ndjek një heshtje e fakteve historike deri në shekullin e XI, kur historiani bizantin Mihal Ataliati përmend jo më Iliri dhe Ilirë, por Arbëri dhe Arbëreshë, që ishin aleatë të Jorgo Maniaqit, i cili doli kundër Kostantinopojës më 1043.

Pas Ataliatit kemi Ana Komnenën që përmend emrin “Arbëreshë” në një territor të quajtur “Arbëri” dhe që ishte në Shqipërinë e sotme qëndrore. Duhet shënuar këtu se 9 shekuj përpara, gjeografi aleksandrin, Klaudio Ptolemeu, përmend fisin ilir të Albanëve (Albanë, Albanopolis), që i vendos në të njëjtën zonë. Kjo heshtje prej 4 shekujsh dhe zhdukja e emrit Iliria dhe Ilirët, si dhe shfaqja e emrit kombëtar “Albanë” dhe Albania, i hutoi historianët dhe etnologët dhe disa pej tyre pohuan se fisi ilir u zhduk nga hartat kombëtare dhe se Albanët e rinj ishin një fis tjetër që, me sa duket, erdhi pak përpara shekullit XI, ose bashkë me sulmet barbare në Ballkan.

Në shekullin e XIX u hartua e ashtuquajtura tezë “Trakase” nga K. Pauli dhe H. Hirt, që u mbështet nga historianë e gjuhëtarë jugosllavë dhe rumunë, sipas të cilës shqiptarët nuk kanë asnjë lidhje me ilirët, por erdhën gjatë emigrimeve të mëdha barbare dhe flisnin latinisht dhe danubisht. Rrjedhimisht, është një nga fiset trakase. Këtë mendim të tyren e mbështesin në faktin se në shqip egzistojnë fjalë latine të zonës së Danubit, dhe disa fjalë të rradha hasen dhe në rumanisht e në shqip.

Kundërshtimi i kësaj teze nuk është aspak i kënaqëshëm nga historianët Pollo – Puto. Jani Vreto, në “Apologjinë” e tij të famshme, që u botua në vitin 1878, duke përmbysur një tezë të ngjashme që do shqiptarët të ardhur nga Kaukazi, i përgjigjet në një mënyrë shumë të veçantë dhe me efekt. Vreto parashtron një seri dokumentesh dhe fjalësh të lashtësisë klasike dhe paraklasike, që janë të njërrënjëshme me ato përkatëse shqiptare.

“Në qoftë se – thotë Vreto – shqiptarët nuk do të ishin të vendosur ngahera aty ku janë edhe sot, por do të ishin barbarë të ardhur gjatë fushatave pas viteve të krishtërimit, atëherë si shpjegohet identiteti i përbashkët i shqipes me greqishten e vjetër homerike të viteve të lashtësisë paraklasike, në një çast kur ne dimë se në shekullin e VII nuk flitej më gjuha e epeve homerike?”

Mbi tezën e ashuquajtur “Trakase” apo “Rumune” kam një replikë më të përcaktuar:

1- Pas luftrave të famshme dakase dhe vendosjes së rendit në Daki, pra, në Rumaninë e sotme, Perandori i Romës Trajani, e populloi vendin me një numur të madh romakësh dhe kryesisht ilirësh, në mënyrë të tillë që romanizimi i popullësisë të bëhej në një kohë sa më të shkurtër. Në këtë përzierje, pasojë do të ishte që ilirët si të paasimilueshëm të linin një vulë të fortë aty.

2- Në kohët më të reja dhe më saktësisht, në periudhën e sundimit Osman në Ballkan, pasardhësit e ilirëve, arbëreshët, përsëri luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në Rumani. Familja princërore Gjika, me prejardhje arbëreshe do të sundojë (si hegjemone), në Moldovllahi për shumë vjet (1658 – 1856). Hegjemonët më të rëndësishëm do të jenë Gjergj Gjika, Grigori III, Grigori IV, Aleksandri II, Grigori V etj.

I fundmi i familjes Gjika, Johani, bëhet edhe i pari president i qeverisë së parë të shtetit të sapokrijuar rumun. Nga kjo familje e madhe princërore e Gjikëve, ka prejardhjen edhe poetesha e famshëme e shekullit të XIX, Dora d’Istria, emri i vërtetë i së cilës ishte Elena Gjika, vajzë e Grigor Gjikës IV.

3- Arbëreshët, që në kohën e pushtimit turk në Ballkan ndodheshin në Rumani, nuk ishin vetëm princërit por një numur tejet i rëndësishëm.

4- Më 1887, faktori arbëresh në Rumani është i rëndësishëm, duke qenë se në këtë vit themelohet atje klubi “Dituria”, e cila propagandon rilindjen kombëtare të shqiptarëve.

Nga këto 4 dokumente historike, arrijmë në përfundimin se fjalët e përbashkëta të shqipes me rumanishten, kanë një shkak tjetër dhe jo atë të ndërtimeve të pamundëshme të mbështetësve të tezës Trakase. Janë fjalë që nguliti në Rumani prania afatgjatë e arbëreshëve dhe më pas e shqiptarëve në atë vend.

Marrë nga libri Arvanirasit dhe prejardhja e grekëve i autorit Aristidh Kola

Etiketa: arbereshetaristidhkolasllavet
Shkrimi Mëparshëm

Kongresi i parë i gjuhës shqipe i mbajtur në Stamboll më 1879

Shkrimi Vijues

Legjenda shqiptare e lindjes së hyjneshës Athina

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Legjenda shqiptare e lindjes së hyjneshës Athina

Legjenda shqiptare e lindjes së hyjneshës Athina

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist