• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Përkujtohet Bajram Curri në 161-vjetorin e lindjes

Vinny nga Vinny
29 Mars, 2023
Në Kultura
0
Përkujtohet Bajram Curri në 161-vjetorin e lindjes
0
NDARJET
56
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Bajram Curri lindi në 1862 në Krushë të Madhe, një fshat ndërmjet Gjakovës dhe Prizrenit. Ai ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900.

Ndihmoi në themelimin e klubeve patriotike dhe shkollave shqipe në Kosovë, si dhe mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të Kongresit të Manastirit. Në vitin 1908 ai u zgjodh nënkryetar i Klubit Patriotik “Bashkimi” të Shkupit.

Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e Kuvendit të Junikut. Mori pjesë në Kryengritjen e Përgjithshme të Armatosur të vitit 1912, ku u shqua si një nga komandantët më të zotë në betejën me ushtritë osmane në Qafën e Prushit, si dhe në Fushë Kosovë. Pas vitit 1912 ai punoi për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar, si dhe për çështjen e Kosovës. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913, që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare. Ai luftoi për bashkimin e tyre me Shqipërinë, shkruan ATSH.

Në shtator të vitit 1913 ai ishte një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze. Në vitin 1918 u zgjodh një nga drejtuesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në emër të këtij Komiteti, Bajram Curri, së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë të Kosovës, i dërguan një protestë Konferencës së Paqes në Paris, në vitin 1919, në të cilën kërkonin që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe popullsisë shqiptare në Kosovë dhe asaj t’i njihej e drejta të shprehte lirisht aspiratat e veta kombëtare. Në Kongresin e Lushnjës, të vitit 1920, ai u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar.

Ky këshill e ngarkoi me detyrën e ministrit pa portofol si dhe komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura. Ai u shqua në jetën politiko-shoqërore shqiptare, veçanërisht gjatë viteve 1920-1924, ku krahas luftës për çlirimin e bashkimin kombëtar spikati edhe përpjekja për konsolidimin dhe demokratizimin e shtetit shqiptar. Më 29 mars 1925 Bajram Curri u vra në Dragobi.

Bajram-Curri-në-shpellën-e_Dragobisë-nga-Guri_Madhi-1956
Etiketa: bajramcurrilindjeperkujtohet
Shkrimi Mëparshëm

Botohet revista e parë e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë

Shkrimi Vijues

Kompozitori amerikan mëson çiftelinë: Më bëri të ndryshoj mendim për muzikën

Shkrimi Vijues
Kompozitori amerikan mëson çiftelinë: Më bëri të ndryshoj mendim për muzikën

Kompozitori amerikan mëson çiftelinë: Më bëri të ndryshoj mendim për muzikën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mozaikët e antikitetit të vonë – gjurmë të kishave të hershme në Berat

Mozaikët e antikitetit të vonë – gjurmë të kishave të hershme në Berat

13 Mars, 2026
Amnezia të diktuar politike e arvanitasve të sotëm

Amnezia të diktuar politike e arvanitasve të sotëm

13 Mars, 2026
Mes lutjes dhe pranverës: orët e fundit të Fan Nolit dhe kujtimi i një mendjeje të madhe shqiptare

Mes lutjes dhe pranverës: orët e fundit të Fan Nolit dhe kujtimi i një mendjeje të madhe shqiptare

13 Mars, 2026
“Pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve të vjetër” Historia dhe gjeografia shqiptare, në shkollat greke (1834-1914)

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

12 Mars, 2026
Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

12 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist