E enjte, 18 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Pasardhësit e Qirjazëve nuk flasin më shqip, si u sllavizua familja e patriotëve

24 Mars, 2023
Në Aktualitet, Kultura, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Në pazarin e Manastirit nuk ka asnjë biznes shqiptar të reklamuar. Kamera e “Inside Story” e cila ka ndjekur nga afër situatën, ka vënë re se i vetmi biznes me pronar shqiptar që ndodhej aty, nuk kishte mbishkrim fare.

Hristo Kirjazis është pasardhës i Qirjazëve të famshëm, që bënë aq shumë për gjuhën shqipe dhe shqiptarinë. Ai mban emrin e gjyshit të tij Kristo Qirjazi që udhëhoqi për një kohë të gjatë shtypshkronjën “Bashkimi i Kombit” në Manastir. Ai mbahet mend për punën e madhe në botimin e librave, teksteve dhe gazetave në gjuhën shqipe. Megjithëse mban ndër gjene një histori të lavdishme paraardhësish, ai nuk di të flasë shqip, përveç disa fjalëve elementare si: përshëndetje dhe faleminderit. Ai dhe të gjithë Qirjazët në Manastir janë sllavizuar krejtësisht, si shumica e shqiptarëve ortodoksë në këtë zonë. Siç edhe e tregojnë këto foto me mbishkrimet e varreve të Qirjazëve, sllavizimi i atyre që nuk u larguan ka nisur shumë herët Hristo pranon se shumë shqiptarë këtu në Manastir ende kanë frikë ta pranojnë prejardhjen e tyre.

“Unë jam pasardhës i Qirjazëvë dhe jam shqiptar. Jemi pjesëtarë të familjes Qirjazi, persona të tjerë nga familja ime fshihen dhe nuk e deklarojnë se janë nga familja Qirjazi. E gjithë familja ime Qirjazi kanë frikë dhe nuk duan të tregojnë se janë Qirjazë. Unë dhe djali im Oliveri krenohemi që jemi nga familja Qirjazi, një familje vizionare që ka dhënë kontribut të madh për shqiptarët”- u shpreh pasardhësi i familjes Qirjazi.

Ai thotë se janë lënë në harresë dhe nuk gëzojnë asnjë mbështetje pasi nuk janë bërë palë me asnjë nga partitë politike. Megjithëse në shtëpinë e tyre kanë pasur edhe shtypshkronjë të librave shqip, fatkeqësisht as i biri, Oliveri, nuk flet shqip përpos kurseve të gjuhës shqipe që ka kryer.

“Ndoshta kemi ardhur në këtë situatë se babai im ka pasur shumë presion dhe shumë frikë”- u shpreh pasardhësi i familjes Qirjazi. Ai thotë se shqiptarët ortodoksë në manastir kanë pasur një jetesë të vështirë, e për pasojë mjaft prej tyre janë sllavizuar.

“Të jesh shqiptar ortodoks në Manastir është e vështirë. Ka familje që kanë ardhur nga Korça, Voskopoja që i di shumë mirë, por që nuk dua ti them, dhe që kanë frikë të deklarohen se janë shqiptarë e fshihen me emra të tjerë”- u shpreh pasardhësi i familjes Qirjazi.

Sot pasardhësi Qirjazëve rrezikon të burgoset dhe ndihet i kërcënuar. Gjithçka lidhet me angazhimin e tij në vitin 2015 për rithemelimin e kishës ortodokse shqiptare. Por, angazhimi patriotik i tij hasi në kundërshtitë gati armiqësore të kishës ortodokse maqedonase.

“Rrezikoj të shkoj edhe në burg, ata më akuzojnë se kam falsifikuar dokumente”- u shpreh pasardhësi i familjes Qirjazi.

Goditjen e identitetit shqiptar në Hristo e gjen edhe tek përgjegjësia e vetë bashkatdhetarëve. Sipas tij, një pjesë e shqiptarëve janë treguar pragmatistë, duke përfituar nga joshjet e pushtetit.

“Janë shkrirë në nacionalitete të tjera, s’dua të tregoj se ndoshta ndikon keq për ta. Të gjithë janë në pozita të mira, ndërsa unë dhe djali im nuk i përkasim asnjë partie politike dhe ndoshta kjo na ka penalizuar të punësuar”- u shpreh pasardhës i familjes Qirjazi.

Etiketa: familjamanastirpatrioteqirjazisllavizuar
Shkrimi Mëparshëm

Shënohet 24-vjetori i sulmeve ajrore që i dhanë fund masakrave serbe në Kosovë 

Shkrimi Vijues

Lahuta në UNESCO, komuniteti i bartësve propozon masat mbrojtëse

Të Ngjashme

Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve
Kultura

Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

18 Dhjetor, 2025
291 vjet nga themelimi i Seminarit Arbëresh të Palermos: Vatër e ruajtjes së identitetit shqiptar në Itali
Kultura

291 vjet nga themelimi i Seminarit Arbëresh të Palermos: Vatër e ruajtjes së identitetit shqiptar në Itali

18 Dhjetor, 2025
Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”
Aktualitet

Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”

18 Dhjetor, 2025
Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit
Aktualitet

Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

18 Dhjetor, 2025
Nga toponimia në histori: Gjurmët e Gjin Bua Shpatës në Atikën e sotme
Kultura

Nga toponimia në histori: Gjurmët e Gjin Bua Shpatës në Atikën e sotme

18 Dhjetor, 2025
Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 centë në xhep?
Kultura

Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 centë në xhep?

17 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Lahuta në UNESCO, komuniteti i bartësve propozon masat mbrojtëse

Lahuta në UNESCO, komuniteti i bartësve propozon masat mbrojtëse

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

18 Dhjetor, 2025
291 vjet nga themelimi i Seminarit Arbëresh të Palermos: Vatër e ruajtjes së identitetit shqiptar në Itali

291 vjet nga themelimi i Seminarit Arbëresh të Palermos: Vatër e ruajtjes së identitetit shqiptar në Itali

18 Dhjetor, 2025
Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”

Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”

18 Dhjetor, 2025
Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

18 Dhjetor, 2025
Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

18 Dhjetor, 2025
291 vjet nga themelimi i Seminarit Arbëresh të Palermos: Vatër e ruajtjes së identitetit shqiptar në Itali

291 vjet nga themelimi i Seminarit Arbëresh të Palermos: Vatër e ruajtjes së identitetit shqiptar në Itali

18 Dhjetor, 2025
Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”

Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”

18 Dhjetor, 2025
Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

18 Dhjetor, 2025
Nga toponimia në histori: Gjurmët e Gjin Bua Shpatës në Atikën e sotme

Nga toponimia në histori: Gjurmët e Gjin Bua Shpatës në Atikën e sotme

18 Dhjetor, 2025
Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 centë në xhep?

Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 centë në xhep?

17 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist