• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Përkujtohet Hilë Mosi, poet, politikan e atdhetar

Vinny nga Vinny
23 Shkurt, 2023
Në Kultura
0
Përkujtohet Hilë Mosi, poet, politikan e atdhetar
0
NDARJET
29
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

90 vjet më parë ndërroi jetë Hilë Mosi (1885-1933), poet, gazetar, shkrimtar, përkthyes, deputet, prefekt, ministër arsimi, drejtor i përgjithshëm i Sigurimit Botor.

Hilë Mosi lindi në Shkodër, në vitin 1885. Në vitet 1904-1908 kreu një shkollë për mësues në Klagenfurt (Austri). Ishte pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit dhe anëtar veprimtar i Komitetit të Kryengritjes së Malësisë së Veriut (1909-1912).

Luftoi me armë në dorë, ngriti shoqëri patriotike e klube, drejtoi disa organe si “Shqipëtari”, (Stamboll, 1909-1910), “Shqypnija e re” (Shkodër, 1913-1914), “Agimi” (Shkodër, 1919) etj., duke u dalluar me veprimtarinë propagandistike në të mirë të çështjes kombëtare e përparimit të vendit.

Gjatë kohës kur ishte ministër i Arsimit, në fund të viteve ’20, Hilë Mosi u përpoq për laicizmin e shkollës, duke vijuar kështu luftën e tij të hershme kundër shkollave të çelura nga klerikët. Gjatë qeverisë së Fan S. Nolit, përmbushi detyrën e prefektit të Korçës dhe të Gjirokastrës.

Shkrimet dhe vjershat e tij të para u bënë të njohura që më 1910 me pseudonimet Zog Sokoli, Liriasi etj. Ka botuar disa përmbledhje me poezi ndër të cilat “Zani i atdheut” (1913), “Lotët e dashtunisë” (1915) etj.

Për nga fryma e përgjithshme, i qëndron afër Frederik Shirokës, me tone romantiko-elegjiake. Në lirikat i këndoi mallit për atdhe dhe grishi Shqiptarët të bashkohen në luftë kundër pushtuesit (“Jashtë”, “Kënga e shoqërisë”, “Vëllazëria”,“Mashkullori” etj.), shkruan atsh.

Një pjesë e tyre u vunë në muzikë dhe u kënduan si himne dhe marshe luftarake. Lirika e dashurisë e Hilë Mosit përbëhet nga këngë dhe balada romantike, ku përbri gëzimit, lumturisë dhe optimizmit vërehet edhe përmallimi, dhembja dhe dëshpërimi. Vdiq në Tiranë në shkurt e vitit 1933 dhe u varros në Shkodër.

Hile Mosi Portret – Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Etiketa: atdhetarhilemosiperkujtohetpoet
Shkrimi Mëparshëm

Muzeu Arkeologjik i Apolonisë ruan një prej gurëve miliar të rrugës Egnatia

Shkrimi Vijues

Arian Asllanaj tregon çka shkruan në pllakën që u gjet në Shkup

Shkrimi Vijues
Arian Asllanaj tregon çka shkruan në pllakën që u gjet në Shkup

Arian Asllanaj tregon çka shkruan në pllakën që u gjet në Shkup

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

15 Shtator, 2026
Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

14 Shtator, 2026
Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

10 Shtator, 2026
Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

10 Shtator, 2026
PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

9 Shtator, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist