E mërkurë, 29 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

84 vite pa një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të, Migjeni i madh

26 Gusht, 2022
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Millosh Gjergj Nikolla i njohur me pseudonimin Migjeni, i cili përkujtohet në 84-vjetorin e ndarjes nga jeta, konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

Migjeni lindi në Shkodër, më 13 tetor 1911, në një familje të varfër qytetare. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, në vitet 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë e tij letrare.

Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Atë e indinjonte së tepërmi hendeku i thellë i pabarazisë midis klasave. Kjo e shtyu të pasqyronte varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj. Ai i përkrahte të rinjtë me idenë revolucionare për të ndryshuar vendin. I shtynte të merrnin guximin për të vepruar.

Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në të gjitha botimet e Migjenit. Për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi. Heronjtë e veprave të tij më të mira ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë.

Poezia e Migjenit solli në letërsinë shqipe një problematikë të re, jetën e shtresave të varfra të shoqërisë shqiptare, temën e mjerimit e të pasojave të tij morale, përjetimin artistik të domosdoshmërisë së ndryshimit dhe vegimin e një bote tjetër, më të mirë e më të drejtë.
Ajo përvijoi tiparet e një humanizmi që flakte mitet, kultet dhe gjithfarë qëndrimesh irracionale e sentimentale. E ashpër (“Trajtat e Mbinjeriut”, “Të lindet njeriu”, “Lagjja e vorfun”) dhe delikate (“Dy buzë”, “Z.B.”, “Një natë” etj.), e hareshme (“Kanga e rinis”, “Ekstaza pranverore”) dhe e trishtuar e tragjike (“Nën flamujt e melankolisë”, “Vetmia”, “Vuejtja”, “Një natë pa gjumë”, “Frymëzim i pafat” etj.), poezia e Migjenit kërkonte dhe gjente mjete të tjera, të gjera e të vrullshme në mundësitë e tyre shprehëse. Fjalori, krejt i hapur në zgjedhjet e veta, vargjet, shpesh të thyera e të lira, që, më shumë se harmoninë formale, synonin figurën e mendimit, të guximshme e të beftë, ritmi dinamik e rimat e brendshme që i nënshtrohen gjithnjë theksimit të mesazhit, e veshën ligjërimin e poezisë së tij, me të gjitha tiparet e vargëzimit modern, që i përpunoi ndryshe aftësitë e fjalës shqipe për t’u renditur artistikisht.
Për letërsinë shqipe të viteve ’30, prurje moderne ishin edhe skicat e Migjenit, që kishin si vatërzim tematik tjetërsimin e njeriut (“Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun?”, “Ose…, ose”, “Vetëvrasja e trumcakut”, “Idhujt pa krena”, “Në sezonën e mizave”, “Gogoli” etj.) dhe, në ligjërimin e tyre, dalloheshin prej teknikave të përthithura nga publicistika, dramatikja e eseistikja, prej groteskut dhe ironisë sarkastike, nëntekstit të fuqishëm dhe jashtëzakonisht konciz. Të tilla tipare stilistike shfaqeshin edhe në disa skica të tjera (“Bukuria që vret”, “Moll’ e ndalueme”, “A don qymyr zotni?”, “Në kishë”, “Luli i vocërr” etj.), të cilat, tek zbulonin qartas simpatitë e thella demokratike të Migjenit, realizonin përmes bërthamash subjektore, konkretësisë së detajeve, ndërrimit dhe ndërhyrjes autoriale, kërkesat e tij për një art që do të ndikonte shpejt në konstitucionin shpirtëror të kohës.
Proza rrëfimtare e Migjenit (“Studenti në shtëpi”, “Bukën tonë të përditshme falna sot”; “Historia e njenës nga ato…”, “Të çelen arkapijat”), megjithëse nuk u botua me gjallje të tij, ishte shprehje e drejtpërdrejtë e nevojës që ndjente procesi letrar i kohës për të braktisur vizionet romantiko-sentimentaliste dhe idhujt e vjetruar.
Vepra e tij sfidonte në çdo pikëpamje; ajo ishte shprehje e shqetësimeve të mundimshme të jetës shpirtërore shqiptare që ftonin për të përfytyruar një shoqëri njerëzore në të cilën individi, i njohur dhe i kuptuar së fundmi, do të realizohej plotësisht në të gjitha ndërlikimet e tij ekzistenciale.
Prozatori dhe poeti u nda nga jeta në moshë të re, më 26 gusht të motit 1938, i sëmurë prej tuberkulozit.

Etiketa: 84 vjetmigjenishekullishkrimtar
Shkrimi Mëparshëm

Rusët në Gramsh, Rama: Qesharake të thuash se po bëjnë spiunazh duke fotografuar mbetjet e komunizmit

Shkrimi Vijues

Arrihet marrëveshja Kosovë -Serbi për dokumentet

Të Ngjashme

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim
Aktualitet

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit
Kultura

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit
Kultura

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Arrihet marrëveshja Kosovë -Serbi për dokumentet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist