• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

8 korrik 2008, qyteti i lashtë i Beratit u fut në listën e thesareve të UNESCO

Vinny nga Vinny
8 Korrik, 2021
Në Aktualitet, Kreu, Kultura
0
0
NDARJET
101
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Më datën 8 korrik të vitit 2008, 13 vite më parë, qyteti i lashtë dhe i bukur i Beratit u fut në listën e thesareve të rralla botërore të UNESCO.

Qyteti i një mbi një dritareve mendohet që të jetë themeluar që në epokën e broncit, por që formën e tij të mirëfilltë e mori si qytet-kështjellë i quajtur Antipatrea vetëm më 213-310 para lindjes së Krishtit. Pikërisht ky ka qenë edhe emri i tij i parë zyrtar me të cilin njihet edhe nëpërmjet dokumenteve.

Ai gjithashtu për nga rëndësia e tij që kishte, gjatë pushtimit romak në shekullin e II para Krishtit, u emërtua edhe si “Fortesa e Arbërve”.

Në vitin 1961, Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze, me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi. Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij. Ajo është ndërtuar në vitin 1780 për t’u rindërtuar më vonë në formën që ka sot. Aty ndodhen shumë kisha të periudhës bizantine si dhe vend për artin dhe zejet e këtij qyteti.

Arkitektura e rrallë e këtij qyteti afro 2500-vjeçar, trashëgimia që mbart e bëjnë këtë qytet vërtetë të rrallë. /atsh

Shkrimi Mëparshëm

Bën dy vite shkollore në një të vetëm! I riu shqiptar që po i habit të gjithë në Itali

Shkrimi Vijues

Artan Fuga: Ik parlamenti i turpit të shpëtojë Shqipëria

Shkrimi Vijues

Artan Fuga: Ik parlamenti i turpit të shpëtojë Shqipëria

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Albanians for America” u bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

“Albanians for America” u bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

13 Tetor, 2026
“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në TKOBAP, një mbrëmje kushtuar thesareve të folklorit shqiptar

“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në TKOBAP, një mbrëmje kushtuar thesareve të folklorit shqiptar

12 Tetor, 2026
Auron Tare publikon pamjet e shtëpisë së rrënuar të Mitrush Kutelit

Auron Tare publikon pamjet e shtëpisë së rrënuar të Mitrush Kutelit

12 Tetor, 2026
Lufta e re ballkanike: Kur përçmimi etnik kalon nga libri shkollor te rrjetet sociale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

9 Tetor, 2026
Plani i fshehtë i Venedikut për të ridërguar një Kastriot në Shqipëri më 1499

Plani i fshehtë i Venedikut për të ridërguar një Kastriot në Shqipëri më 1499

9 Tetor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist