E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

31 vjet nga përdhosja e autonomisë së Kishës. Kur shpërfillja e vlerës së historisë, çon në krime injorante politike

2 Gusht, 2023
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Dëmtimi i autonomisë (autoqefalisë) së Kishës Ortodokse Shqiptare

2 gusht 1992 – 2023, 31 vjet nga Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas, si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë –

Data 2 gusht tashmë ka hyrë kalendarin historik të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kundërshtimet ndaj Kryepeshkopit Anastas Janullatos

Kundërshtimet ndaj Kryepeshkopit Anastas Janullatos përqendrohen te qenia e tij me kombësi greke dhe tensionet në kohë të ndryshme të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Greqisë. Në 2 gusht 1992 fronëzohet si Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në Kishën Katedrale të Tiranës, në prani të të gjithë klerikëve e laikëve, përfaqësues të krahinave të Shqipërisë, të përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës (Stambollit) si dhe nga klerikë ortodoksë nga USA, por duke pasur kundërshtime nga një grup personash brenda në kishë. Por akuzat ndaj krypeshkopit vazhdonin se edhe Patriarkati shkelte dispozita. Kisha Ortodokse dhe Kryepeshkopi deklaronte vazhdimisht në median e shkruar dhe televizive se fronëzimi i tij si Kryepeshkop ishte i rregullt dhe pa ndonje shkelje kanonike te Kishes, as te shtetit, por u krye pas miratimit zyrtar të Presidentit të atëhershëm të Shqipërisë Sali Berisha (30.6.1992), konform të së Drejtës Kanonike Kishtare Ortodokse, pas kërkesës së ortodoksëve shqiptarë drejtuar Patriarkanës Ekumenike. Në vjeshtën e vitit 1994, u tentua me projektkushtetutën e re, largimi përfundimtar i Kryepeshkopit, por së fundi ajo u hodh poshtë në referendumin e 6 nëntorit 1994.

Rezistenca brenda KOAKSH-it

Disa shqiptarë ortodoksë, njohin At Nikollë Markun si kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë (KOAKSH) e si drejtuesin legjitim të ortodoksisë shqiptare. Gjithashtu, mbështetja që Janullatosi i ka bërë me anë të KOAKSH-it politikave të shtetit grek ndaj atij shqiptar, ka bërë që të shihet si figurë e dyshimtë që mundohet të fusë përçarjen mes besimtarëve shqiptarë ortodoksë.

Në sulmet ndaj Anastasit e orientojnë këndin optik të marrëdhënieve Janullatos-Liolin vetëm në vitet e para të dhjetëvjeçarit të viteve 90-të, duke injoruar vazhdimësinë dhe marrëdhëniet që janë zhvilluar që nga ajo kohë me Kishën Shqiptare të Amerikës, konkretisht edhe me Atë Liolinin.

Kisha ortodokse shqiptare e Amerikës me seli në Boston, nën kryesinë e At A. Liolinit, kur mori vesh përgatitjet për shpalljen e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it, lëshoi më 30 korrik 1992 këtë deklaratë:

“Ne protestojmë vendimin e Patriarkut ekumenik në Stamboll që një prift me kombësi greke të bëhet kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Në bazë të statuteve të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në të kaluarën të gjithë klerikët permanent prej kryepeshkopit dhe deri te famullitarët, kanë qenë shqiptarë. Klerikët e huaj që janë tani në Shqipëri janë pritur me mirënjohje për ndihmën që po japin duke rindërtuar Kishën Ortodokse në përputhje me historinë tonë të veçantë, me traditat dhe identitetin tonë, të cilat diktojnë që kryetari i Kishës Ortodokse Shqiptare të jetë me kombësi shqiptare. Letra kredenciale e peshkopit Anastas Janullatos më 3 qershor 1991, premton se puna e tij në Shqipëri si një i dërguar i veçantë ekleziastik do të ishte e kufizuar në kohë dhe në detyra deri sa të rimëkëmbej Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ne mendojmë se për të qenë Kisha Ortodokse Shqiptare vetëqeverisëse dhe e pavarur (autoqefale) është e domosdoshme që klerikët dhe sidomos kryepeshkopi të jenë me kombësi dhe nënshtetësi shqiptarë.”

Ndërkaq, Prifti Nikolla Marku nga Elbasani depozitoi në vitin 2015 një kallëzim në prokurori me 12 akuza për kreun e KOASH, Anastas Janullatos. Janullatos akuzohet nga kreu i kishës “Shën Mëria” në Elbasan, se lobon kundër interesave të Shqipërisë. Sipas At Nikolla Markut, këto më poshtë janë disa akuzat për të cilat duhet hetuar Janullatos: Ndërhyrje në punët e Shqipërisë; Shkelje të statutit të Kishës; Bashkëpunim me qarqe shoviniste; Shkelje të territorit shqiptar; Lobim kundër interesave të Shqipërisë etj.

Marrëdhëniet midis Kishës Orthodhokse dhe Shtetit janë përcaktuar përfundimisht me ligjin nr. 10057/22.1.2009, “Marrëveshja ndërmjet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, të hartuar sipas detyrimit të përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Por njëra palë është në shkelje të dukshme të kushtetutës, minimalisht.

Përdhosja e autonomisë së Kishës

Janullatosi është autori i denigrimit të figurës së peshkopit Fan Stilian Noli; autorit direkt të autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare dhe figurës së madhe të formimit intekektiv të botëkuptimit real shqiptar.

Peshkopi grek Janullatos, ka punuar që të anashkalojë dhe t’i humbë rëndësinë e autoqefalisë kishës ortodokse shqiptare.

Themelet e autonomisë së Kishës Ortodokse

Noli, pas 444 vjetësh të pushtimit otoman (1478 – 1922), u krijua Sinodi i Parë i Kishës Ortodokse Shqiptare. Këtij akti i kishte paraprirë veprimtaria e Rilindasve dhe priftërinjëve atdhetarë, të cilët luftuan pa pushim për pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare, dhe veçanërisht për aplikimin e Liturgjisë së saj në gjuhën shqipe. Në këtë luftë me Kishën greke, që kishte pretendime shekullore, patëm edhe martirë nga radhët e prelatëve shqiptarë, siç ishin Papa Kristo Negovani, At Stath Melani e të tjerë.

Sinodi i Parë, i krijuar në vitin 1922, përbehej nga: Hireotheu – mitropolit i Korçës e Gjirokastrës; Kristofor Kisi – mitropolit i Beratit e Vlorës; dhe Fan Noli – mitropolit i Durrësit e Tiranës. Ky Sinod, sipas Nolit, vijoi deri në vitin 1924, kur “Peshkopi i kuq shiptar”, u detyrua të largohej nga Shqipëria, për shkak të ndjekjes nga regjimi zogollian.

Me 16 qershor të vitit 1929, Kongresi gjithortodoks i mbledhur në Korçë, krijoi Sinodin e Dytë, dhe njëherësh formuloi edhe Statutin e Kishës Ortodokse Shqiptare, në të cilin thuhet: “Kryepeshkopi, peshkopët, zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh, Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit e tij dhe zëvendës klerikët e Kryepeshkopit dhe peshkopëve, duhet të jenë: “ME GJAK, GJUHË DHE NËNSHTETËSI SHQIPTARE”!

Si rezultat i punës dhe luftës këmbëngulëse të Peshkop Nolit, dhe shokëve të tij në Shqipëri e në diasporë, me 12 Prill të vitit 1937, Kishës Ortodokse Shqiptare, iu njoh zyrtarisht varësia direkte nga Patriarkana Ekumenike, dhe u shpall “AUTOQEFALE” (Autonome). / usalbanianmediagroup

Etiketa: autonomiagreqijanullatoskishaortodokseshqiperi
Shkrimi Mëparshëm

Kush e ka fshehur Dorëshkrimin e Reposh Kastriotit- vëllait të Heroit Kombetar?

Shkrimi Vijues

Po gërmojnë Butrintin që të sajojnë plazhe për turistin e dështuar masiv që vjen për… alkool të lirë”! – Ksamili, një fshat betoni.

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist