• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

3 shtator 1920 Lufta e Vlorës, Arkiva e Shtetit boton fotot e rralla

Vinny nga Vinny
4 Shtator, 2023
Në Kultura
0
3 shtator 1920 Lufta e Vlorës, Arkiva e Shtetit boton fotot e rralla
0
NDARJET
64
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Arkivi Shtetëror ka kujtuar Luftën e Vlorës,   duke potencuar atë që historiografia komuniste e mënjanoi, si hero të vërtetë të asaj lufte: Qazim Koculin.

“Më 3 shtator 1920, përfundoi Lufta e Vlorës.

Kjo luftë qe një cikël betejash të patriotëve shqiptarë kundër forcave ushtarake italiane, të cilat që më 9 dhjetor 1919 kishin marrë nën protektorat Shqipërinë, pas vendimeve të dala nga Konferenca e Paqes.

Në shenjë revolte, më 29 janar 1920, u mblodh ‘Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare Vlorë’. Sulmi karshi garnizonit italian filloi që më 6 qershor 1920. Në këto luftime morën pjesë rreth 20.000 trupa. Sulmet u zhvilluan në disa lokalitete: në gjirin e Vlorës, në Ujin e Ftohtë, në Vlorë-Kaninë, në Panaja, në Llogora, në Himarë, në Selenicë, në Gjorm, në Matohasanaj dhe në Tepelenë. Luftëtarë vinin nga të gjitha zonat e Shqipërisë, por mes tyre gjendeshin edhe shqiptarë të Amerikës. Ata  drejtoheshin nga 12 komandantë nën drejtimin e përgjithshëm të Qazim Koculit. Në zonën e çliruar, në Drashovicë, u vendos shtabi i luftës me prefekt Qazim Kokoshin.

Në fotografinë bashkëlidhur, paraqiten luftëtarë që morën pjesë në luftën e Vlorës”. 

Lufta e Vlorës ishte një luftë e armatosur e popullit shqiptar për çlirimin e krahinës së Vlorës nga pushtuesit italianë dhe për bashkimin e saj administrativ me pjesën tjetër të Shqipërisë. Forcat italiane ishin vendosur në Vlorë gjatë Luftës së Parë Botërore. Vendimi për fillimin e Luftës së Vlorës u mor nga përfaqësuesit e krahinës së Vlorës të mbledhur në Kuvendin e Barçallait më 29 maj 1920, i cili zgjodhi për organizimin dhe drejtimin e luftës Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” me kryetar O. Haxhiun. Ai formoi gjithashtu edhe një komision ushtarak me Ahmet Lepenicën në krye, i cili më vonë u zëvendësua nga Q. Koculi. Qeveria e Tiranës dha ndihmën e vet, pavarësisht se nuk mori pjesë zyrtarisht në luftë.

Lufta e Vlorës nisi më 5 qershor 1920 dhe u zhvillua në mënyrë frontale. Përballë ushtrisë së rregullt italiane, që kishte në Shqipëri dy divizione, u vunë forcat shqiptare, të grumbulluara mbi baza vullnetare e që arrinin në rreth 4 mijë veta. Më 5-6 qershor u goditën njëherazi të gjitha garnizonet italiane në krahinë, që nga Tepelena e deri në Drashovicë. Sulmi mbi forcat italiane në qytetin e Vlorës dhe rrethinat filloi më 11 qershor. Lufta për marrjen e Vlorës vazhdoi gjatë dhe u zhvillua me mësymje dhe kundërmësymje, në një nga të cilat spikati trimëria e Selam Musait.

Selam Musai (1860-1920) lindi në fshatin Salari të Tepelenës. Shtëpia e tij në Salari dhe stani në mal ishin kthyer në baza për çetat patriotike, si ajo e Ç. Topullit dhe M. Gramenos me shokë. Në dhjetor 1912, duke ju përgjigjur thirrjes së Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës për të mbrojtur vendin nga agresioni i forcave greke, u vu në krye të bashkëfshatarëve të tij dhe shkoi në frontin e luftës, ku u plagos. Megjithëse në moshën 60-vjeçare, doli përsëri në krye të bashkëfshatarëve të vetë të armatosur dhe të katundeve të afërta, shkoi në Vlorë dhe luftoi kundër garnizonit italian të Kotës.

Në një mënyrë të ndërsjelltë Lufta e Vlores shpëtoi Shqiperine, jo thesht Presidenti Willson siç thoshte edhe Noli. Pasi Presidenti Willson nuk mund të fliste pro Shqipërisë pa u bërë Lufta e Vlores, që tregoi vullnetin e shqiptarëve.

Etiketa: arkivadrejtorialuftamusaiselamvlores
Shkrimi Mëparshëm

“Kosova, djepi i shqiptarizmit”, libri i intelektualit Hamit Kokalari nga Gjirokastra, që bëri jehonë në vitin 1943 dhe që Nexhmije Hoxha s’pranoi ta ribotonte

Shkrimi Vijues

Nënë Tereza, “Gruaja që kur t’i ngulte sytë, të shikonte në shpirt!”

Shkrimi Vijues
Nënë Tereza, “Gruaja që kur t’i ngulte sytë, të shikonte në shpirt!”

Nënë Tereza, “Gruaja që kur t’i ngulte sytë, të shikonte në shpirt!"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist