Janë dy pika kulmore në historinë e popullit serb, njërën e trajtojnë si lavdi (edhe pse e stisur) dhe qëndresë legjendare. Ajo është beteja e vitit 1389 dhe tërheqja e madhe e vitit 1915 e ushtrisë dhe shtetit të mundur serb, përballë Austro-Hungarisë dhe aleatëve të saj. Serbët, këtë të fundit nuk e kanë trajtuar gjerësisht, nuk duan ta gërvishin krenarinë e tyre me një vuajtje të tillë. Por duhet thënë se si në betejën e Kosovës me Turqit dhe në rrethimin e Beogradit që filloi me 5-6 tetor të vitit 1915 me austro-hungarezët i kanë humbur. Kanë humbur sigurisht dhe historia e “ritiratës” apo tërheqjes së ushtrisë dhe shtetit serb me në krye mbretin dhe qeverinë përmes territorit shqiptar – ju ka djegur gjithë jetën për dy arsye. E para për humbjen në luftë dhe e dyta për dallimin që në fund të fundit, ata kanë me shqiptarët si karakter moral dhe të trajtimit të “armikut në humbje dhe tërheqje”.
Në historiografinë e tyre, serbët e kanë trajtuar humbjen si një krim të perandorisë Austro-Hungareze dhe kriminalitetit në vrasje dhe luftë të pabarabartë, por kanë dhe një gjë që e thonë si të vërtetë të tyre. Po sigurisht, dhe kjo është thënia serbe: “Askush se di çfarë është vuajtja, deri sa kalon Shqipërinë në këmbë”!? Këtë gjë e kanë provuar. Ka disa dhjetra foto të ushtarëve serbë në Shkodër, të uritur, të leckosur, të baltosur dhe të këputur nga tërheqja – që ushqeheshin nga qytetarët, të cilët ishin vrarë nga gjylet e topava të asaj ushtrie, e cila i kishte bombarduar kriminalisht në rrethimin e vitit 1913! Po pra vrasësit e dy viteve më përpara tani rrinin dyerve duke kërkuar lëmoshë dhe bukë. Kjo tërheqje e madhe e serbëve si ushtri dhe qeverisë së tyre – filloi rregullisht në datën 6 tetor 1915. Deri atëherë, serbët kishin luftuar dhe normalisht humbjet e tyre i justifikonin me numrin më të vogël të ushtrive dhe armëve të tyre përballë austriakëve, por dhe me tifon dhe sëmundjet e shumta që po ti lexosh, duken sikur kanë prekur vetëm serbët dhe jo të tjerët përballë?! Po e kanë zakon ta bëjnë historinë të flasi vetëm për serbët mirë dhe gjithë botën keq. Gjithsesi, numrat sipas tyre janë këto: 800.000 trupa të perandorive qendrore të drejtuara nga Feld Marrshall August fon Mackensen me 373.000 pushkë, 1700 topa, 10 skuadrone aeroplanësh, një flotë të vogël anijesh mbi Sava dhe Danub. Kurse Serbët kishin: 400.000 ushtarë, 232.000 pushkë, 685 topa dhe i komandonte Feld Marrshall Radomir Putnik. Po duhet thënë se ishte një forcë prej 50.000 malazezësh aleatë të tyre. Sulmi mbi Beograd, ishte tepër i fuqishëm dhe vetëm dy ditët e para nga bombardimi vdiqën sipas serbëve 30.000 persona. Në 20 tetor bie Kumanova dhe me 22 tetor bie dhe Shkupi, dhe me që Kryeqyteti i përkohshëm Nish po kërcënohej, serbët u vendosën po përkohësisht në Krajlevo në 20 tetor. Këtu filloi dhe kaosi me refugjatët. Përpara se qeveria të nisej për Mitrovicë, shumë dokumentacione u hodhën në lumin Morava. Frika nga viti 1914, i vinte akoma më në panik njerëzit, të cilët po tërhiqeshin drejt Kosovës. Nuk mbrojtën dot as Rashkën si kryeqytet i vjetër serb dhe në mes të nëntorit e gjithë ushtria dhe qeveria serbe ishin në Kosovë. Këtu fillonte dhe simbolizmi, sepse në 28 qershor të 1389-tës, serbët ishin mundur nga turqit në pikërisht aty ku ishin përqendruar. Kosovën, serbët e kishin marrë në kuadrin e “përfitimeve” (kështu e konsiderojnë historikisht) të “arsyeve” të Serbisë së Vjetër?! Këtu ushtria dhe qeveria serbe u izolua dhe kishte tre mundësi. E para ishte kapitullimi dhe paqja e kushtëzuar, betejë finale e humbjes së sigurtë por me nder lufte, dhe tërheqja nga territori i shtetit tashmë të pushtuar?! Zgjodhën alternativën e tretë, përballë turpit të dorëzimit dhe vdekjes së sigurtë në luftë. Me turp, por gjallë kush të mundet. Kështu që u dhanë udhëzimet e tërheqjes masive nëpërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, për të dalë në portet shqiptare ku do të evakuoheshin nga aleatët e tyre grekë francezë etj. Ishte një tërheqje prej 67 ditësh e ushtrisë, qeverisë, deputetëve, një pjese të diplomatëve të huaj, anëtarë partie, gazetarë, aktorë, këngëtarë, profesorë. Por sigurisht ishte ushtria që maleve të Shqipërisë po tërhiqte me buaj dhe kuaj të cilët po ngordhnin – materialet që kishin mbetur dhe armët që po i çmontonin dhe i hidhnin grykave dhe honeve të alpeve shqiptare, në dimrin e ashpër të vitit 1915. Tashmë ishte një ushtri prej pothuaj 220.000 njerëzish që po kalonin malet e Shqipërisë, për të dalë nga liqeni i Shkodrës deri në Korfuz! Pra tendenca ishin Shëngjini, Durrësi dhe Vlora, ku do të vinin anijet për t’i tërhequr! Ishte një ushtri pa atdhe, pa nder dhe e lodhur në të gjitha drejtimet, me një mbret që bënte “rrugë heroike”, por që kishte humbur vendin e tij.
Gjatë kalimit të maleve të Shqipërisë kanë vdekur sipas historiografisë serbe, ushtarë dhe civilë, dhe sipas statistikave zyrtare të nxjerra në vitin 1919 vdiqën 77.455 ushtarë dhe 77.278 kanë humbur. Ka shumë mos përputhje po këto shifra deklasojnë. Nga 220.000 refugjatë civilë të nisur nga Kosova kanë shpëtuar vetëm 60.000, kurse sipas po statistikave të tyre si ushtri në 31 dhjetor 1915 nga Shkodra në Korfuz kishin arritur të shpëtonin 139.750 persona. Ushtria u pozicionua në dy grupe të mëdha në veri rreth Shkodrës dhe në zonën Tiranë- Durrës – Elbasan. Francezët zbarkuan në Korfuz në 11 janar 2016-të dhe operacionet u zhvilluan nga linjat Durrës Korfuz, Vlorë Korfuz dhe zgjaten disa javë. Vetëm 12.000 persona u evakuan nga Shëngjini, 95.000 nga Durrësi dhe 51.000 nga Vlora. Nga të gjithë këto 3.500 ishin funksionarë të qeverisë Serbe pa shtet të vetin dhe pa tokë të vetën tashmë. Kurse refugjatë ishin vetëm 5000 persona. Të fundit që janë larguar ishin kavaleria dhe u morën në Vlorë me 5 prill të 1916-tës. Janë evakuar në Korfuz, si vend mik i Serbisë dhe aleat i përjetshëm i tyre 140.000 ushtarë, rreth 10.000 nga Biserta në Tunizi, 1.200 në Francë dhe 4.500 në Selanik. Në total u deshën 1.159 udhëtime me anije për të hequr nga territori shqiptar, një numër të tillë njerëzish që ishte sa një e treta e popullsisë së territoreve ku shkelen përgjatë tërheqjes masive të vitit 1915?!
Por, edhe pse historiografia e mbushur me momente të pavërtetave të hidhura dhe pasionit për të bërë serbët dhe “Serbinë legjendare”, një gjë nuk e dokumentojnë dot dhe kjo është sjellja me të – nuk mashtrojnë dot si me ushtrinë dhe refugjatin në mënyrë të keqe dhe në mënyrë të pabesë nga shqiptarët! Përveç fakteve të disa sulmeve nga malësorë të veriut, që nuk donin që kjo ushtri e mundur dhe këto refugjatë të kalonin në tokën e tyre – nuk ka shembuj hakmarrje dhe linçimi. Po ka lodhje dhe stërmundim, kohë të keqe dhe marrshim rraskapitës në malet e Shqipërisë, por jo hakmarrje për një pushtues që ishte sjellë si kriminel përgjatë gjithë kohës me shqiptarët?! Si katundet shqiptare të veriut jashtë juridiksionit dhe modelit Esad Pasha, por dhe pjesa tjetër e Shqipërisë si në komandë të sundimtarit mik i serbëve – nuk kanë linçuar ushtrinë e mundur dhe mbretin e lodhur të armikut të përjetshëm serb. Këtë gjë nuk e thonë dot as ata që mashtrojnë shumë me historinë, dhe ky është dallimi esencial që kanë serbët me shqiptarët. Shumë gjëra mund ti ndajnë për shumë arsye – por i “bashkon” një gjë që është historia e tërheqjes së madhe të ushtrisë dhe shtetit serb në malet e Shqipërisë, dhe sjellja e shqiptarit ndryshe nga armiku i tyre, tashmë i mundur dhe pa shtet të vetin. Serbët janë edukuar me gjithfarë legjendash burimore të ngritura në modele përrallash për shqiptarët si armiq të tyre. I ka fryrë si serbomadhështia dhe kisha serbe. Por historia e humbjes së madhe e ushtrisë dhe shtetit të tyre- në kalimin historik dhe pothuaj biblik nëpër territorin shqiptar, i bën ata humbës të mëdhenj moralisht, përballë shqiptarëve që nuk luftojnë dhe nuk hakmerren me të humburin, lodhurin dhe refugjatin.
Tanimë kanë kaluar 107 vite nga kjo histori, por serbët kanë nevojë të kuptojnë “pse-në” e tyre të fajeve dhe gabimeve, që sigurisht rrjedh nga një karakter aspak human dhe etikë e munguar dhe qëndrim tejet armiqësore sidomos me shqiptarët, apo racën ndryshe tyre, të cilën e gjetën aty kur u ulën jo shumë kohë përpara në terma historikë kohorë, nga Uralet!