E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

110 – vjetori i heshtur i Sterjo Spasses

15 Gusht, 2024
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Behar Gjoka

Dita e sotme, 14 gushti 2024, shënon ditëlindjen e shkrimtarit Sterjo Spasse. Pritej, që varësisht kontributit të gjerë, letrar dhe didaktik, sidomos nga dikasteret e kulturës dhe të arsimit, me gjasë ndonjë institucion i varësisë së tyre, edhe mundej që të gjente kohë për ta përkujtuar në këtë 110 vjetor, me gjasë për ta përmendur së paku. Mbase këto dikastere, kaq të zena me punët e “ndërtim-shkatërrimir”, të arsimit dhe kulturës, e kanë lënë për 32 gusht! Nuk u kujtuan, ashtu si paradhësit e tyre qeverisës, që nuk u ra ndërmend Migjeni, në vitin 2011, që përkonte me 100 vjetorin.

Në kërkim të arsyes së mosarsyes, diç ma tepër për të kuptuar se institucionet tonë janë shumë të zëna, kanë shumë punëra, mbase në rastin e Spasses, lidhet edhe me faktin se muaj gusht për zyrtarët është për lejet e zakonshme, vetëm për tu shullër në brigjet e deteve, liqeneve apo edhe ndë anë të lumenjëve. Ose, ngaqë në pjesën dërrmuese të krijmtarisë letrare, po thuhet shpesh, se është shkrimtar i realizmit socialist, e prandaj ka një ngurrim institucional.

Ka gjasa që të jetë kjo e dyta, ndonëse bart një paragjykim të pastër. Po Kadare, Agolli dhe Qose, që ulen dhe ngrihen, përflitet dhe kujtohen, çdo vit dhe muaj, a nuk kanë përlindur nga vatra e realizmit socialist? Me këtë nuk dua të them se janë njëlloj, por në rrethanat e ndryshimit, në mes veprës letrare, kanë vendin e tyre në panteonin e letrave shqipe. Heshtja absurde në 110 vjetroin e autorit, një rregull i pashpallur, nuk është flori, por një tregues i qartë mediokriteti, ku notojnë institucionet, kinse kulturore dhe arsimore, se shkenca ka hy në analet e analfabetizmit funksional. Përkujtesa, në Fier, Korçë dhe Prishtinë, në 100 vjetorin e lindjes, krejt rastësore dhe bazuar në sipërmarrje përtej inatitucioneve qëndrore, nuk e mbush zbraztirën e lënë nga heshtja e këtyre të fundit.

Pa mëtuar aspak që autorin ta çlirojmë prej rrethanave shkrimore të realizmit socialsit, në këtë 110 vjetor të lindjes dhe në të tjerë që do të vijnë, vepra e gjerë letrare e S. Spasses, e sidomos e tipologjisë shkrimore romanore, do të jetë pjesë e hipotekës letrare, të letërsisë shqipe, së paku për dy arsye:

Së pari: Autori që me prozën “Pse? “, botuar në vitin 1935, solli në letrat shqipe romanin e parë modern, së paku në qasjen filizofike të fatit të qenies njerëzore, duke e përfshirë kështu shkrimin letrar të shqipes, në shtjellat e modernitetit, më herët nga sa mendohet dhe shkruhet nëpër rrëpirat e akademizmit shqiptar.
Së dyti: Me krijimtarinë letrare, si askush tjetër, ka gdhendur artistikisht fytyrën e Rilindjes Kombëtare, madje pavarësisht shtysave ideologjike të kohës shkrimore, të ciklit të romaneve për Rilindjen, të tillë si Zjarre (1972), Zgjimi (1973), Pishtarë (1975), Ja vdekje ja liri (1978), dhe Kryengritësit (1983) etj. , ku autori ndërton një situatë epike të mirëfilltë, e cila ka si epiqendër epokën e Rilindjes, duke realizuar në shumë aspekte një Sagë romanore të Rilindjes, një sagë përlindëse të kombit shqiptar. Këto romane, përplotësuan tiparet e realizmit në letërsinë shqipe, si dhe formësuan shenjat e romanit shqiptar të pasluftës dhe, janë një pasqyrë e një epoke historike dhe letrare jetike për mbijetesën e botës shqiptare. Ato kanë vlerën e një dëshmie dhe procesi letrar, që megjithatë pati prurjet dhe kufizimet e saj.

Pra, Sterjo Spasse me veprat e përfillshme letrare, tashmë e ka kryer misionin, por duket se instiutocionet kulturore dhe arsimore, humbën shansin e radhës, për të fituar diçka nga sharmi njerëzor, shpirtëror, kulturor dhe estetik, që përgjithësisht e bart qenia e tij, e ngurosur në shkronjat e shqipes. Aq më tepër, që 110 vjetori, si përkujtim, do ta vendoste si figurë dhe personalitet në kontekstin rajonal, me shumë gjasa si një ind dhe urë ndërlidhëse në mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, mbase edhe më gjerë, kudoqë ka lexuesit e vetë. Përvjetori i 110 i Sterjo Sapsses, është një shans leximi dhe reflektimi, po kaq është një shkas për ta vendosur veprën e gjerë letrare, pedagogjike dhe pulbicistike, e veçmas romanet e tij, aty ku i takon, si pjesë thelbësore e vetëdijes gjuhësore dhe letrare, si vatër e vetëdijes dhe lartimit të genit shqiptar.

Etiketa: behargjokapervjetorispasesterio
Shkrimi Mëparshëm

Divani lunxhiot, festivali mbledh 14 grupe popullore nga gjithë vendi

Shkrimi Vijues

“Vëllezërit Kodheli e Kolë Idromeno”, ekspozita në Muzeun “Marubi”! Gjithçka të jetë gati për datën 19 gusht

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist