E diel, 14 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

106 vjet nga Kongresi i Durrësit, pati qëllim vazhdimësinë e shtetit shqiptar

25 Dhjetor, 2024
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Kongresi i Durrësit, i mbajtur 106 vjet më parë nga data 25-27 dhjetor, pati si qëllim sigurimin e tërësisë territoriale dhe vazhdimësinë e shtetit shqiptar, pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

Në këtë Kongres, ku morën pjesë mbi 50 delegatë u vendos për krijimin e një qeverie të përkohshme me 14 anëtarë.

Kongresi vendosi edhe që të formohej një Pleqësi (senat), si organ këshillues i qeverisë. Delegatët u shprehën për ruajtjen e pavarësisë e të integritetit territorial të shtetit shqiptar, për rishikimin e kufijve të 1913-ës dhe për paraqitjen e këtyre kërkesave në Konferencën e Paqes.

Lëvizjet për mbledhjen e krerëve shqiptarë ishin shfaqur që në fillim të tetorit. Por në organizimin e shqiptarëve në Itali ishin duke u përgatitur si Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja, të cilët ishin të orientuar nga politika italiane.

Këta i kërkonin më 6 tetor 1918 “Vatrës” të dërgonin në Itali përfaqësuesit e tyre, për të përcaktuar atë platformë të përbashkët politike, me të cilën do të dilnin përpara Konferencës së Paqes. Ndërsa Mehmet Konica arriti në Romë më 19 nëntor, i pritur me ngrohtësi nga italianët.

Ndërkaq, qeveria italiane kishte hequr dorë nga mendimi, që kishte në fillim, për të lejuar formimin e një qeverie shqiptare. Ndërkaq, shqiptarët që erdhën nga Roma për në Shqipëri ishin të këshilluar të formonin jo një qeveri, por një këshill ose komitet kombëtar.

Ky komitet nuk duhej të bënte një politikë të pavarur as brenda vendit as jashtë tij, por duhej të gjente një vegël në duart e politikës italiane. Në fund të nëntorit 1918 u aprovua formimi i këshillit kombëtar i ideuar nga Gaetano Manconi, duke porositur që këshilli të formohej sa më parë në Durrës me persona shqiptarë që të jenë njerëzit tanë dhe me autoritet në të gjithë Shqipërinë e pushtuar prej nesh me përjashtim të Vlorës dhe të hinterlandit të saj. Por në të dyja rastet, si një qeveri po edhe një këshill, për t’i formuar këto organe duhej të mblidhej kongresi kombëtar./ATA

Etiketa: durresitkongresipervjetoriqellimshetishqiptar
Shkrimi Mëparshëm

“Betlehemi i gjallë”, risillen skenat biblike në veri të Shqipërisë! Me shtëpiza druri e kashte, banorët inskenojnë ritualin

Shkrimi Vijues

Kremtimi i Krishtlindjes, dëshmia e vitit 354 dhe ritet e besimet në vende të ndryshme

Të Ngjashme

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur
Aktualitet

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare
Kultura

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut
Kultura

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Kremtimi i Krishtlindjes, dëshmia e vitit 354 dhe ritet e besimet në vende të ndryshme

Kremtimi i Krishtlindjes, dëshmia e vitit 354 dhe ritet e besimet në vende të ndryshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

13 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

13 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist