E enjte, 23 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Sulejman Pitarka një jetë artist, një jetë sakrificë, kushtuar vlerave në aktrimit shqiptar

4 Shkurt, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

U lind më 2 shkurt të vitit 1924 në Dibër (Maqedoni). Sulejman Pitarka (1924-2007) aktor, regjisor, skenarist, dramaturg, Artist i popullit / Mjeshter i madh. Familja e tij zhvendoset në Durrës kur ai ishte në moshën tre vjeç për arsye ekonomike ju desh të punonte që në moshë të vogël për të ndihmuar familjen. Mbarimi i Luftës e gjen ndihmës llogaritar në një ndërmarrje të vogël por dashuria e tij për artin do të bënte që ai të shkëputet nga kjo punë dhe pas aktivizimit të tij me trupat amatoriale në kohën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak zgjedhja e tij përfundimtare do të jetë Teatri i Durrësit ku fillon punë në vitin 1947. Do të bëhet i njohur për publikun për interpretimet e tij në dramat “Invadimi” dhe “Ishulli i paqes”. Në vitin 1951 do të fillojë punën në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Këtu ai do të shpaloste aftësitë e tij artistike duke interpretuar mbi 70-të role të dramaturgjisë kombëtare apo ndërkombëtare. Të paharrueshme do të ngelen rolet e tij në dramat “Arturo Ui”, ”Besa e madhe”, ”Doktor Aleksi”, në rolin e Heroit të Popullit, Sulejman Vokshi, në dramën “Epoka para gjyqit” të Ekrem Kryeziut, “Familja e peshkatarit” të shkruar po nga ai vetë, në rolin e Pejxhit në dramën “Gratë gazmore të Uinsdorit” të Shekspirit, në rolin e Gildesernit në dramën “Hamleti” të Shekspirit, në rolin e Turhanit në dramën “Kështu të dua”, “Trimi i mire me shoke shume”, në rolin e Faikut tek drama “Karavidhet”, “Një nuse për Stasin”, në rolin e Hysen Agës në komedinë “Prefekti” të Besim Lëvonjës, në rolin e Bakos në komedinë “Zonja nga Qyteti” të Ruzhdi Pulahës, duke përfunduar me rolin e tij të fundit në dramën “Pjata prej druri” e Edmond Morris e vënë në skenë nga regjisori Gëzim Kame në vitin 2004 në rolin e plakut të braktisur. Rol për të cilin në Festivalin “Apollon 2005” do të shpallet “Aktori më i Mirë” i festivalit, titull i cili do ti jepet edhe në Festivalit të Teatrove në Dibër të Madhe në vitin 2006.

Në kinematografi roli i parë i tij do të jetë ai i Eshrefit në filmin “Furtuna”. Interpretimi i tij do të linte në kujtesën e publikut edhe shumë role të tjera si roli i shokut Sokrat në filmin”Horizonte të Hapura”, roli i zotit Galip tek “Tinguj lufte”, roli i Gjeneralit tek “Gunat përmbi tela”, roli i xha Avdiut tek “Gjeneral gramafoni”, roli i Zheleznovit komandantit të bazës në filmin “Ballë për ballë”, roli i Ali Beut në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe” e shumë të tjerë. Roli i tij i fundit në kinematografi do të jetë ai i Selmanit në filmin “Larg barbarëve/Loin des barbares” në vitin 2004 për të cilin pati shumë vlersime pozitive si nga kritika kombëtare ashtu edhe nga ajo internacionale.

Pitarka do të shkruante edhe disa drama ku përveç të mirënjohurës “Familja e peshkatarit” mbi të cilën regjisori Hysen Hakani bazoi filmin “Oshëtimë në bregdet” me skenar të po vetë Sulejmanit, mund të përmendim komedinë “Burri me përparëse” dhe dramat “Trimi i mirë me shokë shumë” në vitin 1957, “Heronjtë e Linasit” në vitin 1967, “Kulla e Linasit”.

Ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në Tiranë më 24 mars të vitit 2007.
Për nder të tij “Çmimi i Madh” i Festivalit të Teatrove në Dibër të Madhe duke filluar që nga viti 2007 do të ri-titullohej “Çmimi i Madh Sulejman Pitarka”.

Për meritat e tij artistike Sulejman Pitarka është vlerësuar me titujt e lartë “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh “.

Shkrimi Mëparshëm

Prapaskenat e forta të çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë i nxjerrin mediat turke

Shkrimi Vijues

Denoncim i fortë i Nanos: Oligarkët paguajnë rroga nëpër administrata

Të Ngjashme

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848
Kultura

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)
Kultura

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova
Kultura

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Denoncim i fortë i Nanos: Oligarkët paguajnë rroga nëpër administrata

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist