Sonte është nata finale e Festivalit Sanremo, ku mes 5 finalistëve dhe kantautori Ermal Meta me këngën ‘Stella Stellina’, kushtuar fëmijëve të Gazës, viktima të pafajshme të luftës Izrael-Palestinë.
Artisti shqiptar meriton të fitojë deklaroi ikona e muzikës italiane Adriano Celentano duke vlerësuar fjalët dhe tekstin e Metës.
Në mbështetje dhe ministri Matteo Salvini, i cili e përgëzon artisti me origjinë shqiptare për integrimin e tij të përsosur në Itali.
Sipas Salvinit, janë të çmuar ata burra dhe gra me shtetësi të huaj, që jetojnë dhe punojnë duke u integruar plotësisht në shoqërinë italiane.
Sonte publiku do të votojë vetëm për një nga artistët, ndryshe nga vitet e mëparshme ku mund të votonin për tre.
















