E premte, 21 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Para-Urbanizimi i Ilirëve gjatë Epokës së Hekurit dhe kontaktet me një botë të lashtë helene – (jo detyrimisht greke)

21 Nëntor, 2025
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Në studimet bashkëkohore të arkeologjisë së Evropës Juglindore, periudha e vonë e Epokës së Hekurit për Ilirët përfaqëson një fazë thelbësore, ku shfaqen strukturat proto-urbane dhe intensifikohen kontaktet ekonomike, kulturore dhe politike me qytetërimin helen. Ky proces, i dokumentuar nga një sërë studiuesish ndërkombëtarë, përfshirë Pierre Cabanes, John Wilkes, Neritan Ceka, A. Stipčević dhe pasqyruar në mënyrë sintetike nga studiuesi austriak Dr. Andreas Lippert (University of Vienna), ka rëndësi të posaçme për kuptimin e formimit të shoqërive të organizuara ilire.

Më poshtë është përfshirë teksti integral i Dr. Lippert, i pasuar nga analizat dhe shpjegimet kontekstuale të zgjeruara.

Teksti i Dr. Andreas Lippert

“ILIRËT PROTOURBANË NË PERIUDHËN E VONË TË EPOKËS SË HEKURIT DHE KONTAKTET E TYRE ME BOTËN HELENE” *
Ligjëratë publike: O.Prof. Dr. Andreas Lippert

“Në jugperëndim të Ballkanit, elementet e para të kulturës së mëvonshme ilire shfaqen shumë herët. Këto janë tumulet funerare me varre qendrore, rreth të cilave vendosen varre të tjera të familjes së gjerë dhe ndjekësve. Zakoni i varrimit në tumule përgjatë bregdetit Adriatik lidhet me përhapjen e popullsive të stepës nga Rusia jugore në fund të Neolitit. Në të njëjtën kohë lind edhe një shkallë e caktuar jete nomade.

Që në periudhën e hershme dhe më shumë në periudhën e mesme e të vonë të Bronzit, qeramika dhe armët e Egjeut importohen dhe imitojnë. Por po ashtu ka ndikim të fortë nga kultura danubiane e Fushës së Urnave. Tipike për epokën e vonë të Bronzit janë vendbanimet e mëdha në majë kodrash me fortifikime. Që nga ajo kohë vihet re një vazhdimësi e kulturës materiale vendëse në zonat e Adriatikut jugor dhe kjo njësi e re kulturore është quajtur kultura Mat–Glasinac, duke iu referuar lumit Mat në Shqipërinë e Veriut dhe fushëgropës së Glasinacit në Hercegovinë. Në periudhën e hershme të Hekurit (shek. XI–VIII p.K.) kontaktet me helenët rriten vazhdimisht dhe arrijnë një nivel të lartë në fund të periudhës së mesme të Hekurit, në shek. VII, me importe të shumta të qeramikës së imët, zbukurimeve dhe armëve ofensive e defensive, si shpata, helmeta dhe mbrojtëse këmbësh (greaves).

Në periudhën e vonë të Hekurit (shek. VI–V p.K.), e cila është periudha protourbane e ilirëve, historianët dhe gjeografët helene, si Hekateu dhe Herodoti, përshkruajnë për herë të parë fiset ilire që jetojnë në territoret që sot janë Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja jugore. Në të njëjtën kohë themelohen koloni helene përgjatë bregdetit shqiptar, duke sjellë tregti intensive me hinterlandin ilir. Këto lidhje të dendura tregtare janë, me shumë gjasë, arsyeja e shfaqjes së strukturave të veçanta hierarkike në shoqërinë ilire. Shtresa sunduese e ilirëve, siç duket, i kishte qendrat e veta në vendbanime të vogla të fortifikuara në majë kodrash, ku edhe zejtarët dhe tregtarët kishin hapësirën e tyre. Marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike shtrihen tani edhe drejt veriut, deri në rajonet e Danubit.

Në mesin e shekullit IV p.K., ilirët e jugut, të cilët tashmë kishin përvetësuar shumë nga mënyra helene e jetës dhe qytetërimi urban, themeluan qytete të mëdha në viset e brendshme pas bregdetit Adriatik. Megjithatë, sundimtarët ilirë vazhdojnë të varrosen sipas traditës së vjetër, në varre të ndërtuara e të mobiluara me kujdes, me zbukurime të pasura, armë, qeramikë të imët dhe objekte metalike. Vendndodhje të tilla janë, për shembull, Belshi pranë Elbasanit dhe Selca e Poshtme në perëndim të Liqenit të Ohrit. Në shek. III dhe II p.K. nuk ruhet shumë nga kultura e vjetër materiale e ilirëve; vetëm emra vetjakë ilirë në gurë varresh në Shqipëri ose mbishkrime votive në faltoren Grotta della Poesia në Italinë e Poshtme, pranë Otrantos, të shkruara nga detarë mesapë, dëshmojnë për ilirë që tani ishin integruar gjerësisht në kulturën helene dhe romake.”

(Është e qartë se arsyet e ndërveprimit mes këtyre dy popullsive, jane thellësisht komerciale-tregtare. Siç ndodh edhe në kohët moderne kur investitorë të ndryshëm vendosin të shpenzojnë ose të ngrenë sipërmarrjet e tyre në vendin tonë. Ndoshta quajtja e tyre koloni dhe sidomos themelues të ndonjë qyteti ose qyteze në Iliri është mjaft e diskutueshme.)

Vërejtje mbi mitin e “vazhdimesisë së pastër helene” bazuar në autorë ndërkombëtarisht të vlerësuar

Pse Botën e lashtë helene, nuk mund ta quajmë ose identifikojmë si greke?

Helen është një koncept i lashtë etno-kulturor që i përket qytetërimit të heleneve të lashtë, adhuruesve të perëndive të Olimpit, me karakteristikat e veta gjuhësore, mitologjike dhe qytetare.

Grek është një identitet modern kombëtar i formuar gjatë Mesjetës së vonë dhe shek. XIX, i ndërtuar mbi gjuhën, fenë (adhurimit të krishterimit në ritin ortodoks) dhe shtetin modern, jo mbi vazhdimësi racore me helenët.

Debati shkencor rreth vazhdimësisë etnike midis helenëve të lashtë dhe grekëve modernë ka prodhuar një sërë analizash kritike nga historianë, antropologë dhe studiues të Ballkanit. Edhe pse identiteti modern grek ka padyshim elemente kulturore të trashëguara nga helenizmi, një numër autorësh me reputacion ndërkombëtar kanë argumentuar se ideja e një vazhdimësie racore të pastër është një konstrukt i periudhës së romantizmit nacionalist të shek. XIX.

1. Fallmerayer dhe teoritë e përzierjes etnike

Historiani Jakob Philipp Fallmerayer ishte i pari që formuloi në mënyrë të artikuluar tezën se popullsia greke kishte pësuar përzierje të thellë, sidomos nga sllavët, gjatë Mesjetës. Pohimi i tij i njohur:

«Asnjë pikë gjaku helen nuk rrjedh sot në venat e popullit grek.»
(Geschichte der Halbinsel Morea, 1830)

shpjegon qartë pozicionin e tij radikal. Argumentet e tij mbështeten në dy fenomene historike të dokumentuara: depërtimi masiv sllav në shek. VI–VIII, si dhe boshatisja e shumë zonave greke në antikitetin e vonë, çka hapi terren për popullsi të reja si arvanitët dhe vllehët. Edhe pse Fallmerayer sot kritikohet për përgjithësime, studimet moderne nuk e mohojnë faktin se ndikimet sllave dhe arvanite kanë qenë të rëndësishme në formimin etnik të Greqisë moderne.

2. Roli i arvanitëve sipas William Miller

Historiani britanik William Miller, i njohur për qëndrimet e balancuara mbi Mesjetën e Ballkanit, nuk mbështet një shkëputje të plotë midis helenëve dhe grekëve, por argumenton se strukturat shoqërore dhe etnike të Greqisë medievale ishin ndryshe nga narrativa kombëtare e mëvonshme. Ai shkruan:

“Arvanitët ishin popullsia më besnike dhe më e fortë e Greqisë medievale, dhe shumica e fshatrave të Atikës ishin etnikisht arbër.”
(The Latins in the Levant, 1908)

Kjo dëshmi nënkupton se popullsia arvanite, një komponent jo-helen i dokumentuar, kishte rëndësi qendrore në historinë dhe etnogjenezën e Greqisë moderne.

3. Nicholas Hammond dhe popullsitë arvanite

Një tjetër autor i spikatur, Nicholas Hammond, e shtrin analizën përtej Mesjetës së hershme duke treguar se arvanitët ishin dominantë në shumë zona të Greqisë qendrore dhe jugore. Ai konstaton se:

“Në shumë pjesë të Greqisë qendrore dhe jugore, popullsia mesjetare ishte kryesisht arvanite, të cilët luajtën rol themelor në formimin e shtetit modern grek.”

Sipas Hammond, boshllëqet demografike të antikitetit të vonë dhe kolonizimi arvanit gjatë shekujve XI–XIV krijuan një komponent etnik dominues që ndikoi edhe në Luftën e 1821. Kjo e dobëson tezën e një kontinuiteti ekskluzivisht helen.

4. Toynbee dhe përzierjet etnike në Ballkan

Historiani Arnold J. Toynbee e vendos këtë çështje në kontekstin më të gjerë ballkanik, duke vënë në dukje se identitetet etnike në historinë e rajonit nuk mund të konceptohen si të pandryshueshme. Ai shkruan:

“Identitetet etnike në Ballkan nuk kanë vazhdimësi të pastër. Populli grek modern është produkt i shumë përzierjeve.”

Toynbee demaskon mitet nacionaliste që synojnë të ndërtojnë një vijë të drejtë lidhëse midis grekëve modernë dhe një identiteti të supozuar “racor” helen.

5. John Fine dhe rikrijimi bizantin i identitetit grek

John Fine e analizon këtë çështje nga perspektiva e Mesjetës së hershme dhe ndikimit bizantin. Ai argumenton se:

“Nga shekulli VI e tutje, gadishulli grek u sllavizua rëndë. Bizanti e rindërtoi identitetin grek nëpërmjet fesë, jo prejardhjes etnike.”

Kjo tregon se identiteti “grek” i periudhës bizantine ishte një identitet fetar-gjuhësor, jo vazhdimësi biologjike e helenëve.

6. Moses I. Finley dhe dallimi helen–grek

Ekonomisti dhe historiani Moses I. Finley e thekson qartë dallimin midis dy realiteteve të ndryshme historike:

“Nuk duhet të mashtrohemi duke menduar se grekët modernë janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të helenëve të antikitetit.”
(The Ancient Greeks, 1970)

Finley shpjegon se çdo përpjekje për të parë grekët modernë si vazhdimësi racore të helenëve është metodologjikisht e pasaktë.

7. Katerina Papathanasiou dhe gjetjet gjenetike moderne

Dëshmitë moderne gjenetike të sjella nga Katerina Papathanasiou e nuancojnë edhe më shumë diskutimin. Ajo pohon se:

  • deri në 50% e popullsisë së Greqisë ka shtresime sllave, arvanite ose anatoliane
  • fiset parahelenike (pellazgë, tracko-ilirë) nuk janë zhdukur
  • identiteti grek modern është gjuhësor dhe kulturor, jo “racor”

Këto gjetje përmbysin pretendimet e vazhdimësisë biologjike të pakontestueshme.

8. Hobsbawm & Ranger dhe konstruktet nacionaliste

Në studimin klasik The Invention of Tradition, Eric Hobsbawm vëren se kombet moderne përcjellin mitologji për të ndërtuar legjitimitet historik:

“Kombet moderne shpikin vazhdimësi të lashta për të legjitimuar shtetformimin.”

Ky është një parim që ndihmon të kuptohet se si ideja e një “Greqie të pastër helene” është produkt i periudhës së krijimit të shtetit grek, jo fakt historik.

——————————————

  • Ligjëratë publike: emer.O.Prof. Dr. Andreas Lippert (Universiteti i Vjenës)
    8.11.2018, Kunsthistorisches Museum Wien “Symposium Greek and Roman Albania” (Andreas Lippert është një arkeolog i njohur prehistorik me një fokus kërkimor në Epokat e Bronzit dhe Hekurit të Evropës Qendrore.)
Lithographed map of Illyria in original colour showing modern Croatia, Istria and part of Italy. [CEU2257]
Joseph Meyer , 1853
Konigreich Illyrien
14 1/2 x 12 in
37 x 31 cm
CEU2257
Lithographed map of Illyria in original colour showing modern Croatia, Istria and part of Italy. [CEU2257]
Joseph Meyer , 1853
Konigreich Illyrien
14 1/2 x 12 in
37 x 31 cm
CEU2257
Lithographed map of Illyria in original colour showing modern Croatia, Istria and part of Italy. [CEU2257]
Joseph Meyer , 1853
Konigreich Illyrien
14 1/2 x 12 in
37 x 31 cm
CEU2257
Veper e autorit – The Illyrians: History, Archaeology and Language (History in Science and Research)
Etiketa: epokahekuritheleneilirevekontakteturbanizimi
Shkrimi Mëparshëm

Zbulohet origjina e frontespicit të Mesharit: Studimi i ri lidh veprën e Buzukut me botimet veneciane

Shkrimi Vijues

Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

Të Ngjashme

Fan Noli, peshkopi i Korçës dhe mitropoliti i Durrësit
Kultura

Fan Noli, peshkopi i Korçës dhe mitropoliti i Durrësit

21 Nëntor, 2025
“Historia e Kosovës”- Vëllimi I
Aktualitet

“Historia e Kosovës”- Vëllimi I

21 Nëntor, 2025
“Kazerma” e Turjan Hyskos, ose Shqipëria siç do ta imagjinonte George Orwelli
Aktualitet

“Kazerma” e Turjan Hyskos, ose Shqipëria siç do ta imagjinonte George Orwelli

21 Nëntor, 2025
Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite
Aktualitet

Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

21 Nëntor, 2025
Zbulohet origjina e frontespicit të Mesharit: Studimi i ri lidh veprën e Buzukut me botimet veneciane
Kultura

Zbulohet origjina e frontespicit të Mesharit: Studimi i ri lidh veprën e Buzukut me botimet veneciane

20 Nëntor, 2025
Fejzo Arrëza, nga oficer në Perandorinë Osmane, tek qëndresa dhe rënia heroike në luftë kundër andartëve grekë
Kultura

Fejzo Arrëza, nga oficer në Perandorinë Osmane, tek qëndresa dhe rënia heroike në luftë kundër andartëve grekë

20 Nëntor, 2025
Shkrimi Vijues
Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Fan Noli, peshkopi i Korçës dhe mitropoliti i Durrësit

Fan Noli, peshkopi i Korçës dhe mitropoliti i Durrësit

21 Nëntor, 2025
“Historia e Kosovës”- Vëllimi I

“Historia e Kosovës”- Vëllimi I

21 Nëntor, 2025
“Kazerma” e Turjan Hyskos, ose Shqipëria siç do ta imagjinonte George Orwelli

“Kazerma” e Turjan Hyskos, ose Shqipëria siç do ta imagjinonte George Orwelli

21 Nëntor, 2025
Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

21 Nëntor, 2025
Fan Noli, peshkopi i Korçës dhe mitropoliti i Durrësit

Fan Noli, peshkopi i Korçës dhe mitropoliti i Durrësit

21 Nëntor, 2025
“Historia e Kosovës”- Vëllimi I

“Historia e Kosovës”- Vëllimi I

21 Nëntor, 2025
“Kazerma” e Turjan Hyskos, ose Shqipëria siç do ta imagjinonte George Orwelli

“Kazerma” e Turjan Hyskos, ose Shqipëria siç do ta imagjinonte George Orwelli

21 Nëntor, 2025
Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

21 Nëntor, 2025
Para-Urbanizimi i Ilirëve gjatë Epokës së Hekurit dhe kontaktet me një botë të lashtë helene – (jo detyrimisht greke)

Para-Urbanizimi i Ilirëve gjatë Epokës së Hekurit dhe kontaktet me një botë të lashtë helene – (jo detyrimisht greke)

21 Nëntor, 2025
Zbulohet origjina e frontespicit të Mesharit: Studimi i ri lidh veprën e Buzukut me botimet veneciane

Zbulohet origjina e frontespicit të Mesharit: Studimi i ri lidh veprën e Buzukut me botimet veneciane

20 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist