Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov ka thënë se konflikti aktual është një moment i rëndësishëm që do të përcaktojë rendin botëror.
Lavrov po ashtu komentoi bisedimet e vazhdueshme të paqes me Ukrainën, duke thënë se negociatat nuk janë të lehta, teksa ka shtuar se ka shpresa për kompromis mes palëve. Lavrov tha se disa marrëveshje janë afër arritjes.
Në një fjalim të mbajtur gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pozicionet negociuese “tingëllojnë më realiste”, në këtë mënyrë duket se ka zhvillime pozitive nga të dyja palët./tvklan