• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Jakov Xoxa nga letrat tek besimi, djali i shkrimtarit rrëfen kujtimet

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
19 Shkurt, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
Jakov Xoxa nga letrat tek besimi, djali i shkrimtarit rrëfen kujtimet
0
NDARJET
17
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Djali i shkrimtarit të njohur Jakov Xoxa, në 47 vjetorin e vdekjes, ka sjellë në vëmendje kujtimet nga bashkëbisedimi me të atin. përmes fjalëve përshkruhet jo vetëm mendimtari por po ashtu dhe njeriu përtej letrave.

Shkrimi i Plotë i Agron Xoxa

17 Shkurt 1979! Ora rreth 10.00 paradite! Prej mëse një ore, nga makina ambulancë e spitalit, dy infermierë dolën nga brenda saj me një barrelë; mbyllën dyert e ambulancës dhe ngjitën shkallët për në pavijonin e katit të dytë të Spitalit Universitar 2, ku ishte shtruar babai që prej më se 45 ditë. Unë dhe im vëlla kishim dalë të prisnim makinën që do ta çonte babain drejt Aeroportit! Brënda në dhomë, nëna me Petraqin (Xoxa), po pastronin dhe vishnin rrobat mbi trupin e dobësuar ligsht, në udhëtimin për Budapest! Pas tre orësh, avioni me Jakovin, Petraqin dhe dy pilotë, u ngrit në ajër me babain, rrethuar mbi barelë me mimoza të sapoçelura dhe me shpresën e pakët, nëse do mund të kthehej me këmbët e tij… Në fakt, ai u shua në ajër, asaj mesdite 17 Shkurti me vështrimin nga Petraqi, i vetmi njeri i afërt, që iu gjend pranë!

Sot, kujtimi më çoi larg në moshë njëzetvjeçare, në një mbrëmje ecnim të dy mbi udhën në ngjitje të kodrës së Apollonisë, lodhur nga rendja pas gjahut të shkurtëzave, fushave të gjera me jonxhë kooperative, fushave të tejshtrira të Sopit, buzë Apollonisë! Me Lordin gjuh’jashtë, në djersën e mbrëmjes së nxehtë të fundverës, ecnim në heshtje e soditnim teksa disku artë binte ngadalë e shuhej mbi det, në fund të brazdës së kuqërremtë drejt perëndimit!
Udhës këmbëshkelur e midis barit të tharë, me frymëmarrje të shpeshtuar drejt Manastirit; kur matnim me sy distancën që na ndante nga muret rrethuese dhe kulla kok’lartë e Këmbanares, po më shëmbëllente vetja si dy murgj prej atij manastiri, një kohe të largët, që pasi kanë bredhur shtëpi më shtëpi me qerpiç e kallama, më tepër për të dhënë se për të mbledhur nga ata fshatarë të shuar, me të vetmen “gosti” që ofronin me zemër, ishte një kupë dhallë e thartë që e pinin mbi minderin shtruar dhe flitnin me të zot të shtëpisë e ku rrëmonin mos gjenin pak buke të nginjeshin, pas dhallës së freskët!

Rrugina midis shqopishtesh, ferrash e gjembaçësh, na çoi tek varreza e Shën Thanasit, ku babai ndali për të marrë frymë a për të sjellë kujtimin, e me fytyrë nga kangjellat e derës së hekurt, nga ku dalloheshin mbi të tjerë dy varre me kryqet e lartë përsipër.

Drejtoi trupin e tha ngadalë: “Këtu, në këtë copë toke rrethuar me varre e qiparisa; me kokën nga lindja për drejt perëndimit; këtu, ku bredh syrin e lirë në të katër anët si për të ndal kohën; do të doja të shtrihesha e të prehesha këtu, herës sime të përgjithmontë…”

Heshta nga ai vërshim i dhimbshëm, të cilin nuk e kisha dëgjuar kurrë nga goja e tij, dhe përsëri dëgjova zërin e thellë të vazhdonte: “Gon, të kam treguar ndonjëherë, se përse ndahet njeriu nga njeriu? Çfarë ndodh kur, i zhgënjyer e i mohuar nga gjithçka përreth, e merr trishtimi në kraharor e kur po ai, kërkon të rrëmojë tokën e të hapë varrin, me duart e tij? Të kam thënë ndonjëherë se ajo që ‘i jep’ njeriu njeriut është e barabartë, me atë që kërkon ‘t’ia marrë’ pas veç një çasti po atij, apo dikujt tjetër…!”

Ndërkohë që fliste, kishim mbrritur në sheshoren katrore rrethuar me qiparisë të lartë, ku rrinin ca stolë guri të rëndë, përballë hyrjes së Muzeut arkeologjik dhe Kishës së Shën Mërisë! U ulëm për pak dhe morëm frymë!

E ndërsa ndjeu vështrimin e syve të mi, vazhdoi si në inerci nga dëshira për t’u shprehur; ai, që në të shumtën e herës ishte aq i përkorë në fjalë: “Përtej llafazanërive, kjo botë e çuditshme dhe me njerëzit përsipër, që vërtitemi e vritemi me njëri-tjetrin me ç’të kemi në dorë përmes ligjesh e zakonesh të shprehura e të pashprehura, të shkruara ose jo, ku mbizotërojnë dy forca të jashtëqënies, po aq të vjetra sa vetë jeta: Dashuria dhe Interesi! Si dy shemra, dy gra të bukura që vështrojnë njëra-tjetrën me thika dyluftimi; me tyta zjarri të tërbuar i bien e shkretojnë njëra-tjetrën pa mëshirë! Dashuria, njëra shtyllë tempulli dhe tjetra që mban ndërtesën në këmbë: Interesi, mekanizmi i tij! Është interesi ç’ka shtyn e vë në lëvizje çdo gjë që merr frymë e çdo send të ngurtë; është ‘ai” që shkon përtej çdo dashurie dhe urrejtje! ‘Ai’ dhe veç ai, thyen çdo raport të shënjtë a idhujsh; ‘ai’ e bën mosmirënjohës çfarëdo soj njeriu; ‘ai’ bën të ndahet e urrehet për vdekje baba me mëmë, vëllai me vëlla, motra me motër, miku me mik…! ; “Ai” bën që djali të mohojë të atin, për një kullë pasuri! Do ta gjesh shtruar e këmbëkryq, Gon, qofsha ose jo në krah teje, që kur të filloi jeta e deri sa të ikësh…!

Heshti dhe u ngrit, duke vështruar drejt dritareve të ngushta të pjesës së lartme të Manastirit: “Hajde shkojmë lart dhe të urojmë Krijuesin, që këtij të mallkuari Interesi i vuri përballë Dashurinë, e vetmja që mund të shpëtojë gjithkënd nga burgu i vetvetes dhe të nxjerrë njeriun nga mekanizmi djallëzor i interesit…”

Hymë në oborrin e heshtur të Manastirit dhe aty na u afrua ngrohtë hija e gjatë e xha Pilos, mikut dhe ciceronit të vetëm të Jakovit, që e shoqëronte besnik si përherë, brenda dhe jashtë mureve të Manastirit apo të gërmadhave të qytetit antik të Apollonisë…

Pyeta veten se përse ky kujtim më erdhi sot? Përgjigja erdhi e menjëherëshme: “Sepse sot, unë biri tij tek po mbush 71 vjeç, e pasi jetova gati 15 vite më tepër nga ai; e për sa herë e kam kujtuar këtë bisedë, përpara apo pas “ikjes” së tij e përgjatë 47 viteve nga ajo “ikje”, në asnjë moment, në asnjë fjalë a gërmë të shkëputur nga fryma e tij përgjatë këtij “leksioni” të fundit, nuk munda të gjej gabim në gjithë se çfarë përmblodhi me ato fjalë ai, babai im! Sigurisht, çdo fjalë e tij e hedhur këtu më dhëmb, si të dilte gjithshka që kam përbrënda, të mirë e të keqe, e të mbetja “këmbanare bosh pa boshtin e këmbanës, që shurrdhon…!”.

Fjalët që i dolën nga eksperienca e dhimbjes së tij, janë të njëjta, si të miat, sot! /mapo

Etiketa: djalijakov xoxalumi i vdekurrrefimshkrimtar
Shkrimi Mëparshëm

Grekët që dikur flisnin shqip: Paradoksi i identitetit helenist dhe “mirazhi romantik” i Winckelmann-it

Shkrimi Vijues

Libri “Nënë Terezës në pullat postare të botës (118 shtete), vepra më e madhe dhe me e plotë e filatelisë shqiptare, e përpiluar deri më tani.

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Luigj Gurakuqi – Mendja e ndritur e Pavarësisë dhe arkitekti i arsimit kombëtar shqiptar

Luigj Gurakuqi – Mendja e ndritur e Pavarësisë dhe arkitekti i arsimit kombëtar shqiptar

19 Shkurt, 2026
Drejtoria e Arkivave vjen me ekspozitë shkencore për personalitetet e Kosovës

Drejtoria e Arkivave vjen me ekspozitë shkencore për personalitetet e Kosovës

19 Shkurt, 2026
Naim Frashëri, aktori që dominonte skenën me rolet e dramaturgjisë kombëtare dhe botërore

Naim Frashëri, aktori që dominonte skenën me rolet e dramaturgjisë kombëtare dhe botërore

19 Shkurt, 2026
Libri “Nënë Terezës në pullat postare të botës (118 shtete), vepra më e madhe dhe me e plotë e filatelisë shqiptare, e përpiluar deri më tani.

Libri “Nënë Terezës në pullat postare të botës (118 shtete), vepra më e madhe dhe me e plotë e filatelisë shqiptare, e përpiluar deri më tani.

19 Shkurt, 2026
Luigj Gurakuqi – Mendja e ndritur e Pavarësisë dhe arkitekti i arsimit kombëtar shqiptar

Luigj Gurakuqi – Mendja e ndritur e Pavarësisë dhe arkitekti i arsimit kombëtar shqiptar

19 Shkurt, 2026
Drejtoria e Arkivave vjen me ekspozitë shkencore për personalitetet e Kosovës

Drejtoria e Arkivave vjen me ekspozitë shkencore për personalitetet e Kosovës

19 Shkurt, 2026
Naim Frashëri, aktori që dominonte skenën me rolet e dramaturgjisë kombëtare dhe botërore

Naim Frashëri, aktori që dominonte skenën me rolet e dramaturgjisë kombëtare dhe botërore

19 Shkurt, 2026
Libri “Nënë Terezës në pullat postare të botës (118 shtete), vepra më e madhe dhe me e plotë e filatelisë shqiptare, e përpiluar deri më tani.

Libri “Nënë Terezës në pullat postare të botës (118 shtete), vepra më e madhe dhe me e plotë e filatelisë shqiptare, e përpiluar deri më tani.

19 Shkurt, 2026
Jakov Xoxa nga letrat tek besimi, djali i shkrimtarit rrëfen kujtimet

Jakov Xoxa nga letrat tek besimi, djali i shkrimtarit rrëfen kujtimet

19 Shkurt, 2026
Grekët që dikur flisnin shqip: Paradoksi i identitetit helenist dhe “mirazhi romantik” i Winckelmann-it

Grekët që dikur flisnin shqip: Paradoksi i identitetit helenist dhe “mirazhi romantik” i Winckelmann-it

19 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist