• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
16 Shkurt, 2026
Në Kultura
0
“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’
0
NDARJET
17
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elsa Demo

Kush është Ali Këlcyra? Një vepër e historianit Tanush Frashëri përmbush qëllimin për ta parë figurën e demokratit patriot, përtej legjendave të PPSH-së që deri dje e ka futur në historiografinë e saj si; “tradhtari”, “armiku”, “kolaboracionisti”, “bajlozi” etj. Shumë vite jetë i kaloi në mërgim, një dënim me vdekje u nënshkrua për të nga organet e gjyqësisë së Monarkisë, Partia Komuniste Shqiptare donte ta “shiste” tek Aleatët anglo-amerikanë si kriminel lufte, dhe që nga dita e instalimit të diktaturës komuniste, deri kur mbylli sytë jashtë atdheut, në Itali në 1963 e më pas, fushata anti Ali Këlcyra, është endur si hije. Edhe një vepër kushtuar kësaj figure, tanimë sipas burimeve arkivore, në dritën e të vërtetës, promovohet jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu për të dhe “Lahutën e malcisë” të at Gjergj Fishtës, përkthyer anglisht nga Robert Elsie dhe botuar nga “IB Tauris Publisher”, një pritje është mbajtur në dhomën e komunave të Parlamentit Britanik në Londër. Kjo u arrit nga bashkëpunimi i shoqatës gjithë-partiake Shqipëri-Britani, pranë parlamentit britanik me Qendrën për “Studime Shqiptare” e cila drejtohet nga publicisti Bejtullah Destani.

Shtëpia Botuese “Çabej” drejtuar nga Brikena Çabej, bashkë me këtë Qendër, kanë sjellë në shqip librin “Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi”, kërkimin disavjeçar të studiuesit Tanush Frashëri.

Ali Këlcyra u lind në Këlcyrë më 28 maj 1891. Mësimet e para i merr në vendlindje. Ndjek liceun “Gallata Saraj” në Stamboll. Studion në “Mulqije”, shkollë e lartë e shkencave politiko-administrative e ekonomike. Me shpërthimin e Luftës I-rë Ballkanike, kthehet në Këlcyrë, dhe shpallja e pavarësisë e gjen në atdhe. Gjatë ripushtimit të Jugut nga ushtritë greke, largohet me muhaxhirët e tjerë në Vlorë.

Në emër të tyre përshëndet Princ Vidin e princeshën Sofi, që erdhën të vizitonin të ikurit nga zonat e pushtuara. Lë atdheun dhe vendoset në San Demetrio Korone, tek arbëreshët e Italisë. Në vitin 1915 vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Romë, kohë kur përqafon idetë e social-demokracisë, miqësohet me Avni Rustemin dhe shokun e betejave, Stavro Vinjau.

Kthehet në atdhe një vit më pas dhe bashkë me Themistokli Gërmenjin e të tjerë, ndërmerr nismën e krijimit të çetave kombëtare shqiptare. Në 1918 kthehet sërish, shkon në Vlorë ku në një mbledhje të fshehtë, themelohet organizata që u quajt “Mbrojtja Kombëtare”.

Komanda italiane e dëbon nga territoret nën administrimin e saj. Komitetet e Mbrojtjes Kombëtare kishin tashmë për qëllim organizimin e luftës së armatosur kundër italianëve, që ndodheshin këtu për “mbrojtjen” nga ushtritë greke, që ishin vendosur rreth kufirit.

Merr pjesë në Kongresin e Lushnjes, zgjidhet në Kuvendin Kombëtar si deputet i prefekturës së Gjirokastrës dhe qysh në seancën e parë, propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli “bej”.

“Lëvizja e Qershorit” shënon mërgimin e tij të parë larg atdheut për 15 vjet. Në vitin 1925, themelohet në Bari organizata “BASHKOMB”, ku zgjidhet në komitetin drejtues dhe sekretar i saj. Një vit më vonë, gjyqi i hetimeve politike në Tiranë, lëshon një “Letër përdhuni” kundër tij, për t’u hetuar nën akuzën e; “propagandës kundër shtetit, regjimit e, kryetarit të Republikës”. Në Fletoren zyrtare botohet vendimi i dënimit me vdekje dhe i konfiskimit të pasurisë.

Gjatë qëndrimit në Paris, Ali Këlcyra bën raporte për gjendjen në Shqipëri dhe për politikën profashiste të Mbretit Zog, duke shkruar në të përditshmet “Le Quotidien”, “Le Matin” etj. Në vitin 1939, bashkë me Mehdi Frashërin është në krye të Frontit të Rezistencës që kthehet në “Nacionalizma shqiptare, Balli Kombëtar”.

Në vitin 1944 nga tribuna e Kongresit të “Ballit Kombëtar”, shtron edhe një herë nevojën për t’u bërë thirrje komunistëve të heqin dorë nga lufta civile. Në këtë moment hedh idenë e krijimit të një Fronti Kombëtar, për t’i bërë ballë luftës në dy krahë.

Në nëntor të atij viti, bashkë me familjen të hipur në një varkë mbërrijnë në Bari dhe dorëzohet me tjerë tek Aleatët. Mbyllet në kampin Santa Fara. Nga formimi akademik Ali Këlcyra ishte jurist, një jurist me prirje politike, pikëpamjet e të cilit kanë për bazament veprën e Didëroit, “E drejta natyrore”, traktatin historiko-politik të Monteskjesë “Fryma e ligjeve” dhe posaçërisht traktatin politik, “Mbi kontratën shoqërore” të Rusosë”.

“Një figurë që kishte një vizion dialektik për vendosjen e demokracisë e shtetit të së drejtës, në përputhje me alternativat që shtronte praktika politike e statuore e vendit të tij”, – shkruan Tanush Frashëri.

Autori pohon se e njohu Ali Këlcyrën e vërtetë dhe u magnetizua prej kësaj figure, sidomos kur pa tek ai “gatishmërinë, vullnetin dhe durimin për të debatuar me kundërshtarët e vet politikë, në momentet e luftës vëllavrasëse, lidhur me nevojat e vendit e popullit në çastet tragjike që kalonte ai (1943); paanësia në gjykimin e qëndrimin që mban për ngjarjet që shkruan në pjesën më të madhe të të cilave, ai ka qenë pjesëmarrës aktiv”.

Autori Tanush Frashëri nuk nguron të vërë theksin tek ata historianë të djeshëm, po ata të sotmit, që po rishkruajnë historinë, të cilët u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra në linjën e qëndrimit të PPSH-së që e quante “vegël e fashistëve”, “tradhtari”, etj.

Ky qëndrim ndaj njërit prej udhëheqësve të “Ballit Kombëtar”, e kishte fillin në kohën kur Partia Komuniste Shqiptare i nxiste Aleatët në Itali që opozitarët, duke i quajtur kolaboracionistë, kërkonte t’ia dorëzonin si kriminel lufte.

“Jam përpjekur të shkruaj pa zemërim e me paanësi të them të vërtetën, pse e vërteta nuk fyen njeri, aq më tepër kur; “Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër është një kriminel”- shkruan autori duke cituar njëherësh Bertold Brehtin.

Kjo vepër historike është mbështetur në punën e hollësishme e të lodhshme arkivore në Arkivat e Republikës Italiane, ato angleze, sigurisht arkivat shqiptare dhe fondi arkivor i Këlcyrave./ Memorie.al

Etiketa: ali kelcyraautorihistoriarefleksione
Shkrimi Mëparshëm

Monument i rëndësishëm historik/ Nisin punimet mirëmbajtëse në Kullat e Ali Pashës në Qeparo

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

16 Shkurt, 2026
Monument i rëndësishëm historik/ Nisin punimet mirëmbajtëse në Kullat e Ali Pashës në Qeparo

Monument i rëndësishëm historik/ Nisin punimet mirëmbajtëse në Kullat e Ali Pashës në Qeparo

16 Shkurt, 2026
Termat “Epirot”, “Maqedonas” dhe “Shqiptar” dokumentuar si pjesë e të njëjtit trung historik dhe gjeografik

Termat “Epirot”, “Maqedonas” dhe “Shqiptar” dokumentuar si pjesë e të njëjtit trung historik dhe gjeografik

16 Shkurt, 2026
“Identiteti grek nuk përkufizohet dot nga ADN-ja.” Maniotët midis mitit të “pastërtisë helene” dhe vazhdimësisë ballkanike

Përkujtohet Injac Zamputi, historiani, studiuesi, kritiku e diplomati shqiptar

Përkujtohet Injac Zamputi, historiani, studiuesi, kritiku e diplomati shqiptar

13 Shkurt, 2026
Georgios Tsevas: Personalitet i shquar i Beotisë dhe ruajtësi i shpirtit arbëror

Georgios Tsevas: Personalitet i shquar i Beotisë dhe ruajtësi i shpirtit arbëror

13 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist