Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha, ka treguar të vërtetën e saj për atë që ndodhi dje, mbrëmë dhe gjatë natës me deputetin e dorëhequr të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i vënë nën akuzë nga SPAK-u.
Shumë zëra thanë se ai ishte arratisur, se policia nuk e kishte gjetur në banesë kur shkoi për ta arrestuar, ndërkohë që uniformat blu kanë reaguar vetëm sot në mëngjes. Ja çfarë shkruan gazetarja Hoxha:
“Fakt.
Alqi Bllako nuk u gjet ne banese kur policet me vendim ne dore shkuan për ta arrestuar.
Fakt.
Policia u kthye duarbosh, e turperuar gjate atyre oreve kur nuk pati kurajo dhe u fsheh, siç e ben perhere kur s’ka çfare thote. Kur nuk pranon se ka deshtuar dhe fshihet si struci.
Fakt.
Vendimi per Alqi Bllakon u dha pak para mbarimit te orarit zyrtar.
Fakt.
Alqi Bllako u vetedorezua dicka rreth orës 2 te mengjesit dhe ne ato momente ishte i kërkuar, i pagjetur.
Fakt.
Njoftimi zyrtar i policise eshte gjysem i vertete, ashtu si shume gjysme te vertetat që referon ngahera ky institucion në ato aksionet propogandistike.
Fakt.
Ky status nuk shkruhet per te shpetuar kolegët që raportuan dje ne kushte terri informativ, ndonese ka prokuror të medias, gjyqtar të medias, tre zyra shtypi policie. POR për te treguar se përse ju kolegë të dashur duhet t’i mesoni ATA se telefonit të tyre nuk iu bihet per gazetari protokollare dhe se nuk bëhet lajm çdo konferencë drejtori apo parakalim shefi.
Ky status shkruhet për t’iu thënë atyre #bravocuna, jeni njësha. Aman nxirreni Renean sot se eshte një prill dhe mund të kryejë ndonjë kontroll xhepash sa për t’ju zbardhur faqen edhe kesaj radhe”.