• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Eleni Glykatzi-Ahrweiler: Dekonstruktimi i miteve kombëtare greke dhe realiteti historik i arvanitasve

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
9 Shkurt, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
Eleni Glykatzi-Ahrweiler: Dekonstruktimi i miteve kombëtare greke dhe realiteti historik i arvanitasve
0
NDARJET
49
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Nga një këndvështrim akademik, gruaja që drejtoi Sorbonën dhe mbetet një nga zërat më autoritarë të bizantologjisë botërore, propozon një lexim të ri të historisë greke: aty ku kombi nuk përcaktohet nga gjaku, por nga rrugëtimi i përbashkët drejt së ardhmes. –

Eleni Glykatzi-Ahrweiler nuk është thjesht një historiane; ajo është një institucion intelektual. Si gruaja e parë rektore e Universitetit të Sorbonës dhe Kryetare Nderi e Akademisë së Parisit, mendimi i saj peshon rëndë në ekuilibrat e historisë evropiane. Në një intervistë te saj reflektuese nga viti 2017, me vlerë të pakohë, Arveler shpërfaq një modesti tronditëse kur thotë se nuk e zgjodhi emrin e saj (Eleni – nga Hëna ose nga folja “kap/pushtoj”), por fati e deshi që ajo të “pushtonte” me dije atë që ajo e quan “Kryeqytetin e Botës”: Konstandinopojën dhe trashëgiminë bizantine.

Arvanitasit: Shtylla e Revolucionit dhe suksesi i asimilimit

Një nga pikat më interesante dhe guximtare të diskursit të Arveler, që prek drejtpërdrejt identitetin shqiptar në Greqi, është qasja e saj ndaj arvanitasve. Ndryshe nga historiografia romantike që shpesh përpiqet të fshehë elementet e huaja brenda trupit kombëtar, Arveler flet me një realizëm kirurgjikal.

Sipas saj, “asimilimi më i madh dhe më i mirë ,në Greqi, u bë me arvanitasit”. Ajo nuk nguron të pohojë se ishin pikërisht arvanitasit ata që bënë Revolucionin e vitit 1821 bashkë me “grekët”. Por këtu ajo shtron një pyetje epistemologjike: Me cilët grekë? Arveler sqaron se në atë kohë, koncepti i “grekut” ishte ai i “Romios” (ortodoksit nën Perandorinë Osmane). Për të, arvanitasit nuk ishin thjesht një pakicë që u shkri, por një force e madhe motorike që ndau të njëjtin vizion për të ardhmen. Këtu qëndron edhe thelbi i filozofisë së saj mbi kombin:

“Kombi nuk është e kaluara. Është e ardhmja. Nuk ka rëndësi se nga vjen, por ku shkon. Ky quhet asimilim.”

Ky qëndrim i Arveler e zhvendos debatin nga origjina etnike (ku arvanitasit kanë një prejardhje të qartë dhe të padiskutueshme shqiptare) drejt vullnetit politik dhe kulturor për të ndërtuar një shtet të përbashkët.

Miti i “Gjakut të Pastër” dhe realiteti i “Romiosinisë”

Me një goditje akademike ndaj nacionalizmit ekskluziv, Arveler citon poetin grek Elytis për të ilustruar se Greqia është një “afresk me shtresa të njëpasnjëshme”. Ajo pranon se koncepti i “gjakut të njëjtë” (omaimo) është pothuajse i pamundur të ekzistojë pas dy mijë vitesh invazionesh, migrimesh dhe përzierjesh – duke përmendur ndikimet sllave, franke dhe sidomos ato shqiptare.

Ajo bën një dallim të rëndësishëm midis termit “Helen” dhe “Romios”.

  • Helen: Gjatë periudhës bizantine, ky term shënonte “idhujtarin” (paganin) dhe ishte i ndaluar deri në shekullin e 12-të.
  • Romios: Është identiteti real, i gjallë dhe “i përjetshëm” që mbarti mbijetesën e grekëve dhe të bashkëpunëtorëve të tyre (si arvanitasit) përmes shekujve të Bizantit dhe Osmanëve.

Racizmi dhe “tjetri”

Në analizën e saj mbi shoqërinë moderne, Arveler tregon se racizmi lind aty ku grupet shoqërore mbyllen brenda kufijve të tyre. Ajo vëren se asimilimi bëhet i vështirë kur “tjetri” ka diferenca të mëdha gjuhësore dhe fetare, duke marrë si shembull vështirësitë e sotme me rrymat e reja të emigracionit në Evropë.

Për Arveler, pasuria e vërtetë vjen nga ndarja e kulturës, të cilën ajo e quan një “të mirë botërore që e konsumon pa ia hequr askujt”. Kjo shpjegon edhe pse integrimi i arvanitasve ishte kaq i suksesshëm: ata ndanin të njëjtën fe (ortodoksinë) dhe të njëjtin synim politik, pavarësisht gjuhës shqipe që flisnin në shtëpitë e tyre.

Eleni Glykatzi-Ahrweiler mbetet një zë që refuzon të zbukurojë historinë për qëllime politike. Kur u pyet nëse mund të rishkruante manualet shkollore, ajo u përgjigj se nuk mund ta bënte, sepse historia reale është shpesh e përgjakur dhe komplekse. Ajo zgjedh poezinë për të thënë të vërtetat e mëdha.

Për lexuesin shqiptar dhe studiuesit e Ballkanit, mendimi i Arveler është një ftesë për të parë historinë përtej miteve të “pastërtisë”. Ajo vërteton se Greqia moderne u ndërtua mbi supet e atyre që, si arvanitasit, nuk kishin nevojë të mohonin forcën e tyre burimore për t’u bërë arkitektë të një kombi të ri. Ky komb ndoshta do ishte shumë më ndryshe, nëse do u kishte njohur e respektuar rrënjët e degët arbërorëve, pa bërë luftën herë të heshtur e herë të zëshme të asimilimit.

Etiketa: arvanitasitbizantinologeEleni Glykatzi-Ahrweilergrekehistorianerevolucioni
Shkrimi Mëparshëm

19 vite pa kolosin e skenës dhe ekranit, aktorin Kadri Roshi

Shkrimi Vijues

“Safet Butka, kur ishte inspektor i Arsimit në Tiranë në vitet 1935-’37, i pajisi shkollat e kryeqytetit me foto të patriotëve të Rilindjes, si Koto Hoxhin dhe…”/ Historia e panjohur e “pionierit” të arsimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Memoriali i Fishtës pas një vit braktisjeje me plane për Qendër Ndërkombëtare Arti

Memoriali i Fishtës pas një vit braktisjeje me plane për Qendër Ndërkombëtare Arti

9 Shkurt, 2026
Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati

Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati

9 Shkurt, 2026
“Safet Butka, kur ishte inspektor i Arsimit në Tiranë në vitet 1935-’37, i pajisi shkollat e kryeqytetit me foto të patriotëve të Rilindjes, si Koto Hoxhin dhe…”/ Historia e panjohur e “pionierit” të arsimit

“Safet Butka, kur ishte inspektor i Arsimit në Tiranë në vitet 1935-’37, i pajisi shkollat e kryeqytetit me foto të patriotëve të Rilindjes, si Koto Hoxhin dhe…”/ Historia e panjohur e “pionierit” të arsimit

9 Shkurt, 2026
Eleni Glykatzi-Ahrweiler: Dekonstruktimi i miteve kombëtare greke dhe realiteti historik i arvanitasve

Eleni Glykatzi-Ahrweiler: Dekonstruktimi i miteve kombëtare greke dhe realiteti historik i arvanitasve

9 Shkurt, 2026
Memoriali i Fishtës pas një vit braktisjeje me plane për Qendër Ndërkombëtare Arti

Memoriali i Fishtës pas një vit braktisjeje me plane për Qendër Ndërkombëtare Arti

9 Shkurt, 2026
Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati

Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati

9 Shkurt, 2026
“Safet Butka, kur ishte inspektor i Arsimit në Tiranë në vitet 1935-’37, i pajisi shkollat e kryeqytetit me foto të patriotëve të Rilindjes, si Koto Hoxhin dhe…”/ Historia e panjohur e “pionierit” të arsimit

“Safet Butka, kur ishte inspektor i Arsimit në Tiranë në vitet 1935-’37, i pajisi shkollat e kryeqytetit me foto të patriotëve të Rilindjes, si Koto Hoxhin dhe…”/ Historia e panjohur e “pionierit” të arsimit

9 Shkurt, 2026
Eleni Glykatzi-Ahrweiler: Dekonstruktimi i miteve kombëtare greke dhe realiteti historik i arvanitasve

Eleni Glykatzi-Ahrweiler: Dekonstruktimi i miteve kombëtare greke dhe realiteti historik i arvanitasve

9 Shkurt, 2026
19 vite pa kolosin e skenës dhe ekranit, aktorin Kadri Roshi

19 vite pa kolosin e skenës dhe ekranit, aktorin Kadri Roshi

7 Shkurt, 2026
Prezantohet “Nuse”, filmi dokumentar mbi gratë e Zadrimës

Prezantohet “Nuse”, filmi dokumentar mbi gratë e Zadrimës

7 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist