• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Ernesto Sabato dhe jehona arbëreshe e një universalimi njerëzor

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
26 Qershor, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
Ernesto Sabato dhe jehona arbëreshe e një universalimi njerëzor
0
NDARJET
10
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dorian Koçi

Gjithmonë kam menduar se si mund të ketë ndikuar në ambientin argjentinas, një vend ku frynin fuqishëm rrymat e kulturës britanike, franceze, spanjolle dhe italiane, trashëgimia e vogël, por e qëndrueshme, e komuniteteve arbëreshe. Në këtë mozaik kulturash, San Martino di Finita – Shën Mërtiri në arbërisht – përfaqësonte më shumë se një vendbanim emigrantësh. Pikërisht prej këtij fshati arbëresh vinte nëna e Ernesto Sabatos, Giovanna Maria Ferrari, e cila, sipas kujtimeve të shkrimtarit, ruajti gjatë gjithë jetës një lidhje të fortë me origjinën e saj, duke folur arbërisht me të afërmit dhe duke ushqyer në familje kujtimin e Shqipërisë, të Skënderbeut dhe të historisë së arbëreshëve. Sabato do të kujtonte më vonë se historia e Skënderbeut e kishte magjepsur që në rini, ndërsa figura e gjyshes së nënës së tij, Maria Giuseppina de San Marco, mbetej pjesë e rëndësishme e kujtesës familjare.

Nuk është e lehtë të përcaktosh se deri në çfarë mase kjo trashëgimi familjare dhe kulturore ndikoi në formimin intelektual e shpirtëror të Sabatos. Megjithatë, vetë mjedisi arbëresh prej nga vinte nëna e tij ishte i mbushur me kujtime historike, mite dhe rrëfime që kishin mbijetuar për shekuj. Arbëreshët e Italisë Jugore jetonin me vetëdijen e një atdheu të humbur, të ruajtur jo përmes kufijve politikë, por përmes kujtesës kolektive. Në këtë univers simbolik, Kruja nuk përfaqësonte  një kryeqytet të së kaluarës, por vendin e origjinës, një civitas ideale rreth së cilës organizohej imagjinata historike e komunitetit. Po kështu, figura e Skënderbeut, e përcjellë në këngë, legjenda dhe rrëfime familjare, ishte shndërruar në një mit themelues që i jepte kuptim historisë së mërgimit dhe mbijetesës. Nëse Sabato trashëgoi diçka nga kjo botë arbëreshe, ndoshta ishte pikërisht ndjeshmëria ndaj kujtesës, humbjes dhe kërkimit të vazhdueshëm për një qendër shpirtërore në një botë të fragmentuar.

Ndoshta pikërisht nga kjo kulturë e kujtesës buron edhe një nga afërsitë më interesante me universin letrar të Sabatos. Në romanet e tij, njeriu shfaqet shpesh si një qenie e ndarë mes së kaluarës dhe së tashmes, mes nevojës për përkatësi dhe ndjenjës së pashmangshme të vetmisë. Personazhet e tij kërkojnë vazhdimisht një kuptim më të thellë të ekzistencës, një qendër morale e shpirtërore që duket se u shpëton. Edhe përvoja historike arbëreshe ishte, në thelb, një përpjekje për të ruajtur një qendër të tillë përmes kujtesës, gjuhës dhe miteve të trashëguara. Për shekuj me radhë, ata jetuan mes dy hapësirave – vendit ku banonin dhe atdheut që mbijeton­te në kujtesë – duke e shndërruar mungesën e atdheut të vërtetë në identitet dhe kujtesën në një formë rezistence kulturore. Kjo ndjeshmëri ndaj humbjes, kërkimit dhe mbijetesës së kuptimit përtej kohës mund të shihet si një nga fijet e padukshme që lidh botën arbëreshe me shqetësimet e mëdha ekzistenciale që përshkojnë veprën e Sabatos..

Edhe vetë emri i vendbanimit arbëresh, Shën Mërtiri, duket se mbart një simbolikë që shkon përtej gjeografisë. Kulti i Shën Martinit, i përhapur në brigjet lindore të Adriatikut, nuk i përkiste ekskluzivisht as botës latine dhe as asaj bizantine, por përbënte një pikë takimi mes dy traditave të mëdha të krishterimit evropian. Në këtë drejtim si një parabolë egzistenciale, emri i shëjtorit mbrojtës të fshatit( në të shumtën e rasteve në vendbanimet arbëreshe u suall me vete sëbashku me ikonat nga Arbëria), Shën Mërtiri mund të shihet si një hapësirë e ndërmjetme, ku identitete të ndryshme bashkëjetonin dhe krijonin forma të reja kulture. Ndoshta nuk është rastësi që edhe Sabato, trashëgimtar i kësaj bote të ndërmjetme, do të kalonte gjithë jetën e tij intelektuale duke ndërtuar ura mes poleve që zakonisht paraqiten si të kundërta. Ai u largua nga siguria e shkencës për të hyrë në territorin e pasigurt të metafizikës, kërkoi të pajtonte arsyen me intuitën dhe modernitetin me nevojën e përhershme njerëzore për transcendencizëm. Në veprën e tij, njeriu nuk shfaqet si një qenie e plotësisht e shpjegueshme nga logjika, por si një qenie e vendosur përballë misterit, e detyruar të kërkojë kuptim në errësirën e ekzistencës. Kjo ndjeshmëri ndaj zonave të ndërmjetme, kalimeve dhe territoreve të ndërmjetme duket se rezonon në mënyrë të veçantë me historinë e vetë botës arbëreshe.Kur Sabato u njoh në Shqipëri në mesin e viteve ’90, nën përkthimin e mrekullueshëm të shkrimtares dhe përkthyeses Mira Meksi, ai tingëlloi menjëherë i afërt për lexuesin shqiptar. Veprat e tij nuk u përjetuan si produkte të një bote të largët latino-amerikane, por si rrëfime që preknin drejtpërdrejt ankthin, dilemat morale dhe kërkimin e kuptimit në një shoqëri që po dilte nga dekada izolimi. Ndryshe nga autorë të tjerë që mund të dukeshin ekzotikë ose të paarritshëm, Sabato krijoi menjëherë një ndjenjë afërsie shpirtërore. Ndoshta kjo afërsi nuk buronte vetëm nga temat universale që trajtonte, por edhe nga fakti se në thellësi të veprës së tij mund të dëgjoheshin jehona të një kujtese mesdhetare dhe ballkanike, të ruajtur për shekuj në botën arbëreshe.

Ndoshta kjo shpjegon edhe arsyen pse Sabato, kur u përkthye dhe u lexua në Shqipëri, nuk u perceptua si një autor i largët që vinte nga një realitet tjetër kulturor. Në faqet e tij, lexuesi shqiptar gjente jehona të përvojave që i njihte mirë: peshën e historisë mbi fatin individual, praninë e vazhdueshme të kujtesës, tensionin midis idealeve dhe realitetit, si edhe kërkimin e kuptimit në një botë të mbushur me pasiguri. Por mbi të gjitha, Sabato dukej se kuptonte një të vërtetë të vjetër njerëzore: se shoqëritë dhe individët nuk gjallojnë vetëm me fakte dhe arsye, por edhe me mite, simbole dhe rrëfime që u japin kuptim ekzistencës së tyre. Pak a shumë në mënyrë egzistenciale, kjo ishte edhe historia e arbëreshëve, të cilët për më shumë se pesë shekuj arritën të ruanin identitetin e tyre jo falë fuqisë politike apo institucioneve shtetërore, por falë kujtesës së përbashkët, rrëfimeve dhe miteve që i lidhën me origjinën e tyre.

Ndoshta pikërisht këtu në mënyrë të pavetdijshme fshihet edhe sekreti i universalitetit të Sabatos. Veprat që mbijetojnë kohës nuk shkruhen nga shkëputja prej rrënjëve, por nga aftësia për ta shndërruar ekpereincën më të veçantë në një përvojë njerëzore të përbashkët. Nëse mund të spekullojmë në mënyrë letrareske,  nga San Martino di Finita dhe nga trashëgimia arbëreshe mbërriti deri tek ai ndonjëherë ndonjë jehonë e largët, ajo mund të ketë qenë vetëdija se njeriu jeton gjithmonë mes kujtesës dhe harresës, mes humbjes dhe shpresës, mes vendit ku ndodhet dhe vendit që mban brenda vetes. Kjo është një përvojë në fakt, që nuk i përket vetëm arbëreshëve, as vetëm argjentinasve, por vetë fatit njerëzor. Prandaj Sabato vazhdon të lexohet sot me të njëjtin intensitet në Buenos Aires, në Romë apo në Tiranë: sepse pyetjet që ai ngriti mbi vetminë, identitetin, të keqen, dashurinë dhe kuptimin e ekzistencës nuk njohin kufij. Në këtë farë mënyre, ai mbetet njëkohësisht shkrimtar argjentinas, trashëgimtar i një kujtese arbëreshe dhe një autor thellësisht universal.

Etiketa: arbereshdorian kociernesto sabatoshkrimtaruniversal
Shkrimi Mëparshëm

Si erdhi Bajroni në Shqipëri, sipas dokumenteve Britanike!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Ernesto Sabato dhe jehona arbëreshe e një universalimi njerëzor

Ernesto Sabato dhe jehona arbëreshe e një universalimi njerëzor

26 Qershor, 2026
Si erdhi Bajroni në Shqipëri, sipas dokumenteve Britanike!

Si erdhi Bajroni në Shqipëri, sipas dokumenteve Britanike!

26 Qershor, 2026
“The Albanian Files” një dokument dhe monument i pushtetit pa llogaridhënie. Si planifikohej të mbulohej Shqipëria me resorte luksi dhe komplekse vilash

“The Albanian Files” një dokument dhe monument i pushtetit pa llogaridhënie. Si planifikohej të mbulohej Shqipëria me resorte luksi dhe komplekse vilash

26 Qershor, 2026
Studimi i etnomuzikologut dhe akademikut të njohur: “Në Shkodër, në vitin 1835, u blenë 28 piano, ashtu siç në fshatin Bërdicë-Shkodër në 1842 kishte rreth 30 violina…”

Studimi i etnomuzikologut dhe akademikut të njohur: “Në Shkodër, në vitin 1835, u blenë 28 piano, ashtu siç në fshatin Bërdicë-Shkodër në 1842 kishte rreth 30 violina…”

25 Qershor, 2026
Ernesto Sabato dhe jehona arbëreshe e një universalimi njerëzor

Ernesto Sabato dhe jehona arbëreshe e një universalimi njerëzor

26 Qershor, 2026
Si erdhi Bajroni në Shqipëri, sipas dokumenteve Britanike!

Si erdhi Bajroni në Shqipëri, sipas dokumenteve Britanike!

26 Qershor, 2026
“The Albanian Files” një dokument dhe monument i pushtetit pa llogaridhënie. Si planifikohej të mbulohej Shqipëria me resorte luksi dhe komplekse vilash

“The Albanian Files” një dokument dhe monument i pushtetit pa llogaridhënie. Si planifikohej të mbulohej Shqipëria me resorte luksi dhe komplekse vilash

26 Qershor, 2026
Studimi i etnomuzikologut dhe akademikut të njohur: “Në Shkodër, në vitin 1835, u blenë 28 piano, ashtu siç në fshatin Bërdicë-Shkodër në 1842 kishte rreth 30 violina…”

Studimi i etnomuzikologut dhe akademikut të njohur: “Në Shkodër, në vitin 1835, u blenë 28 piano, ashtu siç në fshatin Bërdicë-Shkodër në 1842 kishte rreth 30 violina…”

25 Qershor, 2026
Sot në përvjetorin e ikjes së Agim Doçit, poetit dhe polemistit, artistit të fjalës së lirë dhe antikonformistit

Sot në përvjetorin e ikjes së Agim Doçit, poetit dhe polemistit, artistit të fjalës së lirë dhe antikonformistit

25 Qershor, 2026
Ernesto Sabato, shkrimtari arbëresh me famë botërore

Ernesto Sabato, shkrimtari arbëresh me famë botërore

25 Qershor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.