Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është bërë pjesë e Rete Fotografia, një rrjet ndërkombëtar i themeluar në Milano që bashkon institucione dhe organizata aktive në fushën e fotografisë.
“Marubi” e konsideroi këtë aderim si një lajm të rëndësishëm për fotografinë shqiptare.
Rete Fotografia promovon bashkëpunimin, shkëmbimin profesional dhe zhvillimin e kulturës fotografike përmes aktiviteteve, konferencave dhe nismave ndërkombëtare. Përfshirja e “Marubit” përfaqëson një hap të rëndësishëm për prezantimin e trashëgimisë fotografike shqiptare në një kontekst ndërkombëtar.
Rete Fotografia u themelua në janar 2011 me iniciativën e një grupi organizatash dhe institucionesh mes te cilave, shoqata fotografie, dhoma tregtie, korporata, arkiva fotografike, biblioteka, fondacione etj., të cilat ndajnë qëllimin e përbashkët të promovimit dhe përhapjes së kulturës fotografike.
















