Nga arkivat personale te kontradiktat ideologjike të klerit ortodoks
Në arkivin personal të Evlogios (Eulogios) Kurilla(1880–1961), ish-mitropolit i Korçës dhe figurë e njohur e klerit ortodoks grek, ruhet një dokument idiografik me rëndësi të veçantë për debatin mbi gjuhën, identitetin dhe proceset e helenizimit në Epir dhe Shqipërinë e Jugut. Në këtë dokument, i shkruar me dorën e tij, Kurillashprehet qartë:
“Fjalët e para të Iliadës, elementet fillestare të teogonisë greke, këta emra të perëndive pothuajse gjithmonë shpjegohen më së miri përmes gjuhës shqipe.”
Ky pohim, që vjen nga një klerik i njohur për qëndrimet e tij të theksuara pro-heleniste dhe ‘vorio-epirote’, përbën një paradoks të thellë intelektual dhe ideologjik. Ai nuk është thjesht një shënim gjuhësor, por një dëshmi e pavetëdijshme e rolit të gjuhës shqipe në shtresëzimet më të hershme të mitologjisë dhe mendimit parahomerik.
Një klerik i helenizuar, një dëshmi që nuk përputhet me doktrinën
Kurillapërfaqëson tipologjinë klasike të klerikut ortodoks shqiptar të helenizuar përmes institucioneve kishtare, arsimimit dhe ideologjisë së shek. XIX–XX. Në shkrimet e tij publike, ai përpiqet vazhdimisht të paraqesë shqiptarët si:
- pasardhës të grekëve të lashtë,
- ose si “grekë të humbur” që u shndërruan më vonë në shqiptarë.
Në një tjetër fragment, vetë Kurillashkon deri aty sa të pohojë se shqiptarët janë pasardhës të Ajakidëve (Aiakidai) dhe se, para se të quheshin shqiptarë, ata ishin “grekë”. Kjo përpjekje për ta futur etnogjenezën shqiptare brenda një narrative helene bie ndesh me dëshminë e tij gjuhësore, sipas së cilës shpjegimi i teogonisë greke funksionon më natyrshëm në shqip sesa në greqishten klasike.
Ky është një rast tipik i asaj që historiografia moderne e quan diskrepancë midis të dhënave dhe ideologjisë.
Gjuha, feja dhe zhdukja “magjike” e shqiptarëve ortodoksë
Në shkrimet e Kourilasit pasqyrohet qartë edhe një fenomen më i gjerë: identifikimi automatik i fesë ortodokse me identitetin grek. Sipas këtij modeli ideologjik:
- shqiptarët myslimanë mbeten shqiptarë,
- shqiptarët katolikë njihen si shqiptarë,
- por shqiptarët ortodoksë “zhduken” nga historia dhe regjistrohen si grekë.
Vetë Kourilas, pa e kuptuar, e demaskon këtë mekanizëm. Ai pranon se shqiptarët, në rrjedhën e historisë së tyre, kanë përqafuar të gjitha fetë monoteiste – krishterimin (në format e tij), islamin (me degëzimet përkatëse) – por në të njëjtën kohë pretendon se shqiptarët ortodoksë nuk ekzistojnë si subjekt historik. Kjo është një kontradiktë e hapur logjike dhe historike.
Siç ka vënë në dukje edhe Stavro Skendi, feja në Ballkan ka shërbyer shpesh si instrument i asimilimit kulturor, jo si tregues i prejardhjes etnike (Skendi, The Albanian National Awakening, 1967).
Toponimia si dëshmi gjuhësore e mohuar
Edhe në fushën e toponimisë, qëndrimi i klerit helenizues shfaqet selektiv. Emra vendesh me etimologji të qartë shqipe përpiqen të interpretohen në mënyrë artificiale. Shembulli i Kiafazezi apo Kiafa e Sulit, që lidhen qartë me fjalën shqipe qafë (qafë mali, kalim), janë dëshmi e një shtrese gjuhësore parahelene, e dokumentuar edhe nga studiues si:
- Eqrem Çabej (Studime gjuhësore, vëll. I–VII),
- Norbert Jokl,
- Vladimir Georgiev.
Interpretimi i “Kiafazezi” si ngjyrë (“kafe”, “e zezë”) bie përballë analizës gjuhësore serioze, që e lidh atë me nocionin hapësinor qafë – një term themelor i shqipes së vjetër.
Arsyet e fronëzimit të Evllogji Kurillës si Peshkop i Korçës
Evllogji Kurilla, i njohur në literaturën shkencore me emrin Evllogji Kurilla Lauriotis, lindi në Ziçisht të Korçës në vitin 1880. Në moshën 14-vjeçare u largua drejt Greqisë, ku u formua akademikisht, zhvilloi veprimtarinë e tij intelektuale dhe ku edhe ndërroi jetë më 21 prill 1961.
Gjatë viteve ’30, ai shfaqet çuditërisht, por në mënyrë mjaft domethënëse si një ndër figurat kyçe në procesin e njohjes së pashmangshme tashmë, të Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Ky rol u mbështet dhe nxit njëkohësisht nga qarqe greke por dhe shqiptare, me përkrahjen e drejtpërdrejtë të Mbretit Zog, si edhe nga personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe kulturore shqiptare të kohës, përfshirë edhe Mithat Frashërin.
Në këtë kontekst politik dhe kishtar, në vitin 1937, Evllogji Kurilla u fronëzua Peshkop i Korçës, duke braktisur postin e profesorit të historisë në Universitetin e Selanikut. Ky akt shënoi kulmin e angazhimit të tij institucional në çështjet e Kishës Ortodokse Shqiptare.
Megjithatë, në vitin 1939, pas një vizite në Greqi, autoritetet italiane të pushtimit i ndaluan hyrjen në Shqipëri, duke e akuzuar për veprimtari antikombëtare. Ky vendim u bë i përhershëm nga qeveria shqiptare e pasluftës, duke i mbyllur përfundimisht rrugën rikthimit të tij në vendlindje.
Në hapësirën greke, Kurilla u afirmua fillimisht si veprimtar politik, më shumë sesa si klerik i zakonshëm. Veprimtaria e tij përfshiu etapa të ndryshme: nga murg i arratisur në Athos dhe Maqedoni, komandant çete në Egjipt, deri te arkivist dhe regjistrues dorëshkrimesh në bibliotekat e manastireve. Mbi të gjitha, ai u shqua si studiues dhe autor i një korpusi të gjerë veprash historiko-filologjike, si dhe si profesor në Universitetin e Athinës në periudhën 1942–1949.
Një dëshmi që flet më shumë sesa synonte autori
Dokumenti idiografik i Kourilasit ka sot vlerë të veçantë jo për atë që ai synonte të provonte, por për atë që pa dashje dëshmon:
se gjuha shqipe është një çelës interpretues për mitologjinë, toponiminë dhe substratin kulturor të Ballkanit të lashtë.
Në këtë kuptim, Kurilla mbetet një figurë kontradiktore: një klerik i helenizuar që, përmes shënimeve të tij private, rrëzon vetë themelet e narrativës që përfaqësonte publikisht.
Përfundimet mbeten në dorën e lexuesit, por dokumentet flasin qartë: historia, gjuha dhe identiteti nuk mund të fshihen as nga dogma, as nga politika kishtare.
Referenca
- Çabej, E. Studime gjuhësore, Tiranë
- Skendi, S. The Albanian National Awakening, Princeton, 1967
- Jokl, N. Linguistische Beiträge zur Albanistik
- Georgiev, V. Introduction to the History of the Indo-European Languages
- Hammond, N.G.L. Epirus: The Geography, the Ancient Remains, the History and Topography of Epirus and Adjacent Areas
Kontributi i tij albanologjik, i shkruar në gjuhën greke dhe pjesë e një prodhimtarie më të gjerë shkencore në disa disiplina, u botua në revista shkencore dhe në libra më vete. Ndër veprat e tij, katër prej tyre përbëjnë referenca me vlerë të posaçme tangenciale për studimet shqiptare:
- “Studime shqiptare – Përkthimi i Dhjatës së Re në shqipe nga Grigor Gjirokastriti dhe Kostandin Kristoforidhi, shqyrtuar nga pikëpamja gjuhësore, interpretuese dhe dogmatike, si dhe mbi dialektin ‘greko-shqiptar’”, Selanik, 1933.
- “Voskopoja dhe Akademia e Re e saj, origjina e kuçovllehëve dhe kultivimi i gjuhës së tyre”, 1935.
- “Grigor Gjirokastriti – Përkthyesi i Dhjatës së Re në shqipe”, 1935.
- “Pushteti i së vërtetës”, 1944.




















